Përse evropianët po pranojnë Islamin?

Përse evropianët po pranojnë Islamin?
Shkruar nga Peter Ford

PARIS - Mary Fallot është një e konvertuar e re në Islam. Ajo e pranoi Islamin tre vjet më parë, pasi i kishte bërë vetes shumë pyetje shpirtërore të cilat nuk kishin gjetur zgjidhje në Katolicizmin e fëmijërisë së saj. Ajo thotë se dyshimet që ngre feja e saj e re te të tjerët janë “të dhimbshme” për të. "Për mua,- shton ajo,- Islami është një mesazh dashurie, tolerance dhe paqeje."
Ky është një mesazh që po tërheq gjithnjë e më shumë evropianë në një kohë kur kureshtja për Islamin është rritur që prej 11 Shtatorit 2001, pohojnë hulumtues muslimanë dhe jomuslimanë. Edhe pse nuk ka shifra precize, vëzhguesit që monitorojnë popullsinë islame evropiane vlerësojnë se disa mijëra burra e gra konvertohen në Islam çdo vit.
Hulumtimet tregojnë se shumica e të konvertuarve janë femra, por, në kundërshtim me perceptimin e përgjithshëm, vetëm një pjesë e vogël konvertohen për t’u martuar me muslimanë.
"Kjo ka qenë mënyra më e zakonshme e konvertimit, por kohët e fundit më shumë gra janë duke u konvertuar për shkak të bindjeve të tyre", thotë Haifa Jawad, e cila jep mësim në Universitetin e Birmingham-it në Britani.
Fallot qesh kur e pyesin nëse konvertimi i saj kishte të bënte me jetën e saj dashurore. "Kur u thashë kolegeve në punë se isha konvertuar, reagimi i parë i tyre ishte të pyesnin nëse kisha një të dashur musliman", mban mend ajo. "Nuk mund ta besonin se isha konvertuar falë vullnetit tim të lirë. Në fakt,- shpjegon ajo,- më ka pëlqyer mënyra se si Islami kërkon një afërsi me Zotin. Islami është më i thjeshtë, më rigoroz dhe më i lehtë sepse është eksplicit. Unë isha në kërkim të një sistemi vlerash; njeriu ka nevojë të pasojë rregulla dhe sjellje në jetë. Krishterimi nuk m’i jepte të njëjtat pika referimi."
Këto arsye reflektojnë mënyrën e të menduarit të shumë femrave të konvertuara në Islam, mendojnë ekspertët që e kanë studiuar këtë dukuri. "Shumë gra po reagojnë ndaj pasigurive morale të shoqërisë perëndimore", thotë Dr. Jawad. "Atyre u pëlqen ndjenja e përkatësisë dhe e kujdesit që ofron Islami."
Të konvertuarit e tjerë janë të tërhequr nga "një ide e caktuar e femërores dhe e burrërores që ofron Islami," sugjeron Karin van Nieuëkerk, që ka studiuar dukurinë e konvertimit te femrat holandeze. "Ka më shumë hapësirë për familje dhe mëmësi në Islam dhe gratë nuk janë objekte seksi", shton van Nieuëkerk.
“Në të njëjtën kohë,- thotë Sarah Joseph,- një e konvertuar angleze që ka themeluar revistën "Emel," një revistë mbi mënyrën islame të jetesës, "ideja se të gjitha gratë e konvertuara janë në kërkim të një mënyre jetese familjare larg nga ekseset e feminizmit perëndimor nuk është plotësisht e saktë."
"Disa të konvertuar i japin vendimit të tyre një kuptim politik”, thotë Stefano Allievi, një profesor në Universitetin e Padovës në Itali. "Islami ofron një spiritualizim të politikës, ofron idenë e një urdhri të shenjtë, por kjo është një mënyrë më mashkullore e të kuptuarit të botës dhe rrallë i josh femrat”, shton ai.
Pasi marrin vendimin për t’u konvertuar, disa të konvertuar i marrin gjërat me nge, duke iu përshtatur zakoneve islame pak nga pak. Fallot, për shembull, nuk është ende gati të mbajë mbulesën islame, edhe pse ka veshur rroba më të gjata e më të gjera se më parë.
Disa të tjerë nuk vonohen, të shtyrë edhe nga ekzotizmi i fesë së re, dhe bëhen më të devotshëm sesa anëtarë të tjerë të bashkësisë islame që kanë lindur muslimanë.

The Christian Science Monito
27 dhjetor 2005

Përkthyer me shkurtime nga Eglantina Muça
 
Titulli: Përse evropianët po pranojnë Islamin?

"Shumë gra po reagojnë ndaj pasigurive morale të shoqërisë perëndimore", thotë Dr. Jawad. "Atyre u pëlqen ndjenja e përkatësisë dhe e kujdesit që ofron Islami."
Të konvertuarit e tjerë janë të tërhequr nga "një ide e caktuar e femërores dhe e burrërores që ofron Islami," sugjeron Karin van Nieuëkerk, që ka studiuar dukurinë e konvertimit te femrat holandeze. "Ka më shumë hapësirë për familje dhe mëmësi në Islam dhe gratë nuk janë objekte seksi", shton van Nieuëkerk.

The Christian Science Monito
27 dhjetor 2005

Përkthyer me shkurtime nga Eglantina Muça

I kemi diskutuar dhe sterdiskutuar keto problematika dhe te gjithe e dijme qe besimi eshte dicka shpirterore, por kur fillon e bene krahasime kam pershtypjen se duhet ndal e vene gishtin kokes dhe te mos merremi me banalitete ngase eshte e tepert.
Andaj te lutem shoqeri njerezore perfektë nuk ekziston, por te analizosh dhe te vesh ne perfundim dhe te mundohesh te bindesh njerez se gjendje e femres ne Perendim eshte me tragjike sa i perket mireqenies familjare dhe jeteses se gruas dhe fëmijes se ne vendet tjera te botes (perfshi edhe vendet Islamike) kjo eshte komedi. Une mendoj se Perendimi me gjithe te metat qe ka prap qendron me vitdrite large Lindjes sa i perket mireqenies se qelizes se shoqeris njerezore te quajtur Familje. Ne perendim edhe nese askush nuk perkujdeset per mireqenien e gruas dhe femijes shteti perkujdes per keto kategori . Si perfundim kam vetem nje pyetje: Pse miliona e miliona njerez mundohen te ikin nga Lindja e vendet tjera dhe enderr e kane Perendimin, mos te flasim per shtresen intelektuale qe ajo ka ikur moti?. A thua valle ikin nga te mirat keta?. Te nderuar kjo ndodhe me te vetmen arsye se mireqenia, siguria dhe ardhmeria e familjes, gruas dhe femijeve eshte me e madhe. Ndoshta do te ndryshoj kjo gjendje dikur sepse çdo gje eshte relative por per momentin qendron keshtu. Ne disa aspekte ne na duket se nuk eshte ne rregull Perendimi por mos te anashkalojm aspektet tjera qe i kane te rregulluara ne menyre perfekte.


Diskutime te kendshme!
 
Titulli: Përse evropianët po pranojnë Islamin?

Kiterr qfare eshte per ty banalitet!!!
Ne spo bojm kurfare krahasime i nderuar ' por po e tregojm nje realitet i cili po ndodh ne boten tone moderne . A i pelqeiu kjo dikujt a nuk i pelqeu nuk ka rendesi . Kryesorja eshte qe permes atyre te cilat po e shijojn kete realiet ne shpirterin e tyre me fjalte e tyre te sinqerta po e tregojn ' se qfare eshte ne te vertet te jesh nje myslimane .Ja edhe njeher fjalet e tyre ---
"Për mua,- shton ajo,- Islami është një mesazh dashurie, tolerance dhe paqeje."
"Kjo ka qenë mënyra më e zakonshme e konvertimit, por kohët e fundit më shumë gra janë duke u konvertuar për shkak të bindjeve të tyre", thotë Haifa Jawad
Në fakt,- shpjegon ajo,- më ka pëlqyer mënyra se si Islami kërkon një afërsi me Zotin. Islami është më i thjeshtë, më rigoroz dhe më i lehtë sepse është eksplicit.
Në të njëjtën kohë,- thotë Sarah Joseph,- një e konvertuar angleze që ka themeluar revistën "Emel," një revistë mbi mënyrën islame të jetesës, "ideja se të gjitha gratë e konvertuara janë në kërkim të një mënyre jetese familjare larg nga ekseset e feminizmit perëndimor nuk është plotësisht e saktë."
Edhe mendoj kiterr je dal nga tema ' tema eshte ''Perse evropianet po e pranojn Islamin'' e jo per mirqenie as per banalitite e krahasime ku ta di qfare ke menduar ' ne mendjen tende ! Mendoj shkrimi eshte shume i qarte per ate qe deshiron ta pranoj nje realitet te tille.
Allahu na bashkoft ne xxhenet me te gjithe ata qe e pranojn Islamin.

 
Titulli: Përse evropianët po pranojnë Islamin?

Kiterr qfare eshte per ty banalitet!!!
Ne spo bojm kurfare krahasime i nderuar ' por po e tregojm nje realitet i cili po ndodh ne boten tone moderne . A i pelqeiu kjo dikujt a nuk i pelqeu nuk ka rendesi . Kryesorja eshte qe permes atyre te cilat po e shijojn kete realiet ne shpirterin e tyre me fjalte e tyre te sinqerta po e tregojn ' se qfare eshte ne te vertet te jesh nje myslimane .Ja edhe njeher fjalet e tyre ---


Degjo, nese ti ke sjelle temen (copy paste) pa e lexuar eshte nje problem i yti, por nese e ke lexuar brenda saj munde te hasesh krahasime sa te duash te cilat edhe ti kam cituar. Pastaj e dyta eshte se mua nuk me intereson se cili ka qene objektivi yt kur ke sjelle temen, por mua me intereson se cfare permban tema dhe ne syaza te temes e mbushur plot krahasime, kam sjellur argumentet e mija per ti treguar artikullshkruesit se eshte kokrra e injorantit ne krahasimet qe bene.

Cfare eshte banaliteti?! Njerezit besojne ne cfare te duan, madje ne bote kemi kalime nga secili besim fetar ne secilin (dhe per kete munde te sjelle me mijera shembuj ngase e ke internetin perplot te mbushur me to), por te kritikosh perendimin ne qasjen e tij ndaj familjes kur me qindra mijera e miliona familje e kan enderr, madje paguajne para te majme per te ikur atje, kjo besoj se eshte kulmi i banalitetit.

Ti munde te sjellesh edhe qindra shembuj te tjere mbi kete, por si musliman qe je, kam pershtypjen se do te duhej te brengoste thelle, jeta, mirqenia e familjes, gruas dhe femijeve te vendeve ku ti pretendon se eshte e verteta. Futja lapsin dhe beje analiza dhe pastaj bejme llafe.

Kaq per momentin.
 
Titulli: Përse evropianët po pranojnë Islamin?

Kiterr e keqkuptuar shkrimin larte !!!
Une nuk te kam faje!'problemi seshte shtruar edhe njehere po e perseris per mireqenien.
 
Titulli: Përse evropianët po pranojnë Islamin?

Kiterr e keqkuptuar shkrimin larte !!!
Une nuk te kam faje!'problemi seshte shtruar edhe njehere po e perseris per mireqenien.

Pa he na thuaj se cila qenka strumbullari i kesaj miresie, mrekullie e ketij margaritari qe paska bere vaki?
 
Titulli: Përse evropianët po pranojnë Islamin?

Interesant !!!
 
Back
Top