Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

dashuria-sipas-gjeneratave-3.jpg

Egoizmi, falsiteti, ftohtësia etj., janë disa nga arsyet se përse gjenerata e sotme po e humbet aftësinë për të dashuruar dhe për të qenë të dashur me të tjerët. EliteDaily.com i ka kushtuar një artikull të veçantë kësaj çështjeje

Gjenerata e sotme ka hequr dorë nga dashuria apo të qenët të dashuruar. Sipas një artikulli të publikuar në “EliteDaily.com”, ata do të mbahen mend për këtë gjë. Për më tepër, sepse kanë braktisur romantizmin, kuptueshmërinë dhe durimin, duke i lënë vend interpretimit racional të tjetrit. Ja cilat mund të ishin arsyet, sipas artikullit të sipërcituar.

Kujdesemi më shumë për kënaqësinë e çastit

Tendenca më e përgjithshme e gjeneratës sonë është nevoja për kënaqësi të menjëhershme. Jemi rritur dhe po rritemi në një kulturë, e cila na lejon aksesin e menjëhershëm të çdo lloj gjëje. Nëse duam ushqim, e gjejmë për pak minuta. Nëse jemi të zemëruar, gjejmë qetësi te ndonjë lojë në telefon. Nëse kemi nevojë për indikacione ose ndonjë përgjigje për ndonjë pyetje, duhen vetëm pak sekonda etj. Kështu që, dashuria nuk është për t’u jetuar rastësisht, por për të gjithë jetën.

Kulturë e ndërtuar mbi drogën dhe alkoolin

Droga dhe alkooli janë forma më e zakonshme e automjekësisë. Kur ndihemi të trishtuar dhe jo të palumtur, dalim dhe pimë. Kur jemi të stresuar ose jo në gjendje për të menaxhuar jetën tonë, kalojmë në substanca më të forta. Natyrisht jo të gjithë pinë alkool ose marrin drogë, por kjo është një tendencë e kësaj gjenerate. Droga dhe alkooli shpesh janë armiku i dashurisë.

“Flemë” në shtretër të ndryshëm

Disa më pak se të tjerët, por pjesa më e madhe e individëve kanë më shumë se një partner në një vit. Mos të keqkuptohemi, por fjetja në shumë krevate shkakton një ndjenjë boshllëku. Në fillim është ngazëlluese dhe e kënaqshme, por kjo na bën të ndihemi edhe më shumë vetëm.

Gjithnjë e më shumë egocentrikë

اdokush është egocentrik; të gjithë ne mendojmë për nevojat tona dhe para së gjithash për veten tonë. Nëse kjo është një e mirë ose e keqe, nuk ka rëndësi; bën pjesë në natyrën njerëzore. Problemi shfaqet kur egocentrizmi ynë tejkalon aftësinë tonë për të provuar empatinë.

Dalim me dikë thjesht “për të dalë”

ثshtë kthyer si një lloj sporti. Dalim me dikë, sepse besojmë se duhet ta bëjmë. Duhet të gjejmë dikë që mund të dashurohemi dhe me të cilin/cilën mendojmë të kalojmë gjithë jetën tonë. Kjo logjikë sigurisht që nuk çon askënd drejt së vërtetës.

S’duam të negociojmë kompromise

Duam që gjërat të shkojnë sipas mënyrës sonë, gjithmonë. Pra ne nuk mendojmë për tjetrin apo për situatat dhe marrëdhëniet që krijojmë në përgjithësi. Ne duket sikur nuk e njohim kompromisin.

Besojmë te përrallat

اfarë na pëlqente kur ishim të vegjël? Pjesa më e madhe e njerëzve të moshës sonë do të thoshte filmat vizatimorë të Disney-t. Jemi rritur me këto përralla dhe kemi mësuar gjithçka rreth dashurisë përmes atyre historive. Problemi është se këta filma janë jo realistë dhe shpesh na bëjnë më shumë keq sesa mirë.

Të mashtruar drejt perfeksionit

Nuk është. Nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë. Megjithatë, jemi të gjithë në kërkim të personit perfekt. Të gjithë kërkojmë të bëhemi një person perfekt. Por fatkeqësisht, gjithmonë dështojmë.

Fiksojmë objektiva për t’i përmbushur

Na pëlqen fakti se gjenerata jonë është në të vërtetë e para gjeneratë, e cila vë theksin mbi individin, si dhe te rritja profesionale. Por problemi është te fiksimi i objektivave jo të duhur. Pra, ne duhet të jemi më të qartë se çfarë dëshirojmë në të vërtetë.

Shumica nuk janë në gjende të dashurojnë

Dashuria është burim konfuzionesh, sepse nuk jemi në gjendje ta kuptojmë. Pra problemi është se, nëse nuk arrijmë ta kuptojmë dashurinë, qëllimin, kufijtë dhe defektet e saj, ne nuk do të jemi të lumtur. Kjo është një e dhënë faktike.
g,shqip
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Sepse brezi yn ska kohe te doj veten e vete, e jo me njeri tjeter...
Sepse ka gjera shume me te rendesishme se sa te stabilizohesh e te kesh nje familje, e femije...
Sepse mendojne qe kane kohe e duhet te bejne e feste, se jeta eshte e shkurter....
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

brez koti mo...brez patatinash :P
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Fiks e ka than kjo monikja taman brez patatinash

Asht per te ardh keq por ma mire ky brez mund te thirret "Brezi Fallsitetit"
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Perplasje brezash, per mendimin Tim faji shkon tek brezi I prinderve ... Jo te rinjve.
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Gjendja eshte dramatizuar. Vertete jane krijuar mundesite per te qene superficial e per te gjykuar me shume se kurre paraqitjen, por me kalimin e viteve do te normalizohet edhe ky brez.
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Po pra do normalizohet kur ti mbij bari 7 pashe
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Pse brezi yn eshte kaq i palumtur
Pse brezi yn vuan kaq shum emocionalisht
pse brezi yn nuk ecen perpara
kam 'pse' per 365 dit por sja vlen sepse asgje do te ndryshonte.
 
Tamam e the moj moter Lajde....po kujt ja the, degjon vella Milua na ai vesh
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

"Diferencimi për arsye rracore, shkatërrimi i ngadalshëm i një fëmije nga uria , shkollat pa libra dhe shtëpitë pa ngrohje në dimër, jane thyerja e shpirtit të njeriut duke i mohuar atij mundësinë për të qëndruar si një njeri në mes te njerëzve dhe kjo ndikon tek të gjithë ne. Kur ti i predikon njeriun që të ketë frikë, të urrejë vëllanë e tij, kur ti i thua se ai nuk mund të quhet njeri për shkak të ngjyrës së tij, besimit apo bindjeve politike, kur ti predikon se ata që ndryshojnë nga ty kërcënojnë lirinë, punën ose familjen tënde, atëherë ti e mëson ti shohë të tjerët jo si bashkëqytetarë me të cilët duhet të jetoje, por si armiq, që duhen nënshtruar dhe zotëruar. E në fund ne i shohim vëllezërit tanë, si të huaj, njerëz me të cilët ne ndajmë një qytet, por jo një komunitet, njerëz me të cilët na lidh një banesë e përbashkët por jo nje përpjekje e përbashkët"

-Mbase ka ndryshuar koncepti i dashurise-
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Sepse brezi yn ska kohe te doj veten e vete, e jo me njeri tjeter...
Sepse ka gjera shume me te rendesishme se sa te stabilizohesh e te kesh nje familje, e femije...
Sepse mendojne qe kane kohe e duhet te bejne e feste, se jeta eshte e shkurter....

Pse nuk pajtohesh me iden qe cdo gje ka kohen e saj. Dmth dhe ky brez "patatinash" sic i cilsojn disa do kohen te piqet . Mosha ben te veten. Jeta sa e gjate e sa e shkurteteteter eshte leksioni qe merr secili nga ajo. Kush eshte i vemendshem ben hajer e kush rrin i qahet mbetet pas dhe do pak me shum kohe derisa i ngacmohet nervi , qe me pas ose i ngordh ose i jep impuls.

Kujto pak prindrit e tu ... sa her te kan then ty , cfare brezi po rritet , brez koti?!

Pyetja kthehet a na pelqejn ndryshimet neper breza? Me pelqeu jashtezakonisht fjalia pare. Pasqyrimi me i sakte i se vertetes sone.
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Mua me pelqen shume brezi i ri, kane nje tjeter fryme, nje tjeter rryme
Ok mbase pak siperfaqesor po ne fund crendesi ka, do rriten e do mesojne.
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

qekur hyri paraja ne mes...iku dhe dashuria :P..megjithese ketij brez leshi dhe kur ju vjen dashuria pa kushte ju rritet pordha ...qe e pifshin per shnet
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Popo sa deshperues jeni...shume drame kjo teme!¨
Kjo eshte me ja fut vetes me keto komentet depresive Lol ! :stelle:
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Artan Fuga

Rini e tradhëtuar.
E kanë tradhëtuar ata që duhet të ishin frymëzuesit e saj.
Midis tradhëtarëve fatkeqësisht ka prindër, mësues, pushtetarë, dhe artistë.
Ballabanpashët, hamzakastriotët e rinisë.
E kane lene rrugeve, shkalleve te pallateve, kafeneve.
Me hipokrizi i fërkojnë kokën, më anë tjetër i çojne kot jetën duke mbushur xhepat me leke.

Ps: e si cdo rast kur ka tradhti, pra tjeter predikohet e tjeter behet .. . nuk ka si te ket dashuri!
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Pse nuk pajtohesh me iden qe cdo gje ka kohen e saj. Dmth dhe ky brez "patatinash" sic i cilsojn disa do kohen te piqet . Mosha ben te veten. Jeta sa e gjate e sa e shkurteteteter eshte leksioni qe merr secili nga ajo. Kush eshte i vemendshem ben hajer e kush rrin i qahet mbetet pas dhe do pak me shum kohe derisa i ngacmohet nervi , qe me pas ose i ngordh ose i jep impuls.

Kujto pak prindrit e tu ... sa her te kan then ty , cfare brezi po rritet , brez koti?!

Pyetja kthehet a na pelqejn ndryshimet neper breza? Me pelqeu jashtezakonisht fjalia pare. Pasqyrimi me i sakte i se vertetes sone.

Ate me patatinat e pata une dhe jo pa shkak...Mos harro se brezi yne ishte ai qe njihte respektin , devotshmerine ,principet , edukaten...edhe pse te imponuar!
sot mundohu sa te duash ti edukosh sesi te sillen me prinderit apo komuitetin perreth....se per imponim nuk behet fjale
Sepse edhe per ate cka ky brez i detyrohet vetes...edukaten nuk e kane , e jo me te kene dashurine per tjetrin,

sot cdo kush eshte bere ku te te shqyej e te te nduki
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

me fal,,

por kesaj here vet e the. Vet fjala imponim , nuk eshte se na pelqeu dhe aq shum. Ndaj dhe u munduam qe ky brez mos te ndihet i detyruar. Mos te jet perseri ai brez fallco dhe hipokrit tamam si ajo pema e vitit te ri qe mbulohet plot zbukurime aq bukur por qe ne thelb esht nje peme e shveshur dhe e thate. Atehere u detyronim ti buzqeshnim dhe atij qe fort tallej dhe na perbuzte edhe pse jo aq hapur por linte te kuptonte kete. Kurse sot ke mundesine tja perplasesh surratit ,, pa nje pa dy .

Persa i perket pyetjes qe mbart vet tema : " Aftesia per te dashur te tjeret?"

Po te marrim pasurine si justifikim do te kuptojm dhe thelbin e pyetjes.

Imagjino pak ne fisin tend ,, ( shembull konkret qe derrmon nje pjes te madhe te shoqerise sone)

Gjyshi yt i cili ndan pasurine e tij tek tre dhemte e tij dhe le nenen tende pa akt trashgemie , e drejt kjo?

Duke shkuar per vizite tek ata dhe ai (gjyshi) e rropatur sepse te duhet te ndrrosh dy stacione autobuzash , rruges shikon kusherinjt e tu (djemt e dajave ) qe verviten lart e poshte me makina ( spo e eskagjeroj te them tipi fundit) cdo te ndjell kjo tek ty? Dashuri apo Smire?

me pas e kalon shpejt e pertyp si cdo gje ne jet nqs je njeri i forte . Me pas arrin destinacionin. Por ktu eshte klecka tjeter vila e gjyshit tend eshte e fundit me madheshtorja por jo me pak per nga madheshtia jane vilat 3-4 kateçe te djemve te tij (dajave te tu) pa he me thuaj , ndjen akoma dashuri?

nqs je njeri naiv edhe ndoshta ,, sdua te gjykoj.

Te parashtrova nje rast...do te vazhdoj te sjell raste plot ku preket brezi sotcem ,, koh kam plot (:
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

une shof nje brez te etur per dashuri...por te paafte per te dashuruar...se dashuria eshte mirkuptim eshte tolerance/////////////dhe jo pasion momenti
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

po ndanje dhe ti mëndjen,,

na e bëre daçurinë si pazar korçe bre lalke nje her iken e nje her vjen.

mos ngatarro krahasimin qe ben ,, koha ben te veten ska me zarfe siper bankes se shkollave. Sot dun çelsin ose portofolin kshu i meson majaa me baane ke piaa (:
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Sepse qe te duam pak me shume te tjeret,duhet te merremi pak, me pak me veten..:))
Brezi jone vuan nga nje trazicion tersor social.
Por per tej kesaj,ka gjithmone nje perqafim te sinqert,nje puthje mes dy te dashuruarve.
Nje femije qe linde nga dashuria.
Nje plak/e qe mbahet per dore,nga nipi apo mbesa..:))
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

I ka prish edhe teknologjia marredheniet me njerzit....ne vend te duam njerezit, duam me shume telefonat dhe nuk u japim njerzve vemendjen dhe perkushtimin e duhur.
 
bile diku neper internet kam pare nje foto ilustrative

kur dikush rrezohet ne qeshim
kur dikujt i bie iphone , ne qe direkte - u thye????
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Vetem ate arsyetimin e dobet smund ta pranoj per shkak te kushteve ,varferise.Biles po te ishte ky nje nga shkaqet do te ishim me te afruar e me te dashur me njeri tjetrin sic kane qene dikur edhe pse asnje krahasim i atyre brezave ,kushteve te tyre me menyren jetesore te sotmen!Por ishte pikerisht kjo varferia qe i bashkonte e i bente me te dashur e njerezore.

Tani kane ndryshuar gjerat,koha ben te veten ,ecim bashke me te edhe ne.Kush nje nivel me siper kush nje nivel me i ulet,kush mesatar.Ai qe ka kerkon e me shume ai qe ska behet xheloz me ate qe ka e prap triumfon uni yne.Per veten tone gjithcka per kenaqesine tone por nevojat qe kemi ne,tjetri sna intereson shume,secili per veten!

Epo prandaj i kishte kufijte e mbyllur xhaxhi e njerezit as shihnin as degjonin as kerkonin: Aq shihnin,aq dinin,aq kerkonin nje menyre jetese per te gjithe,te jetuarit ne menyre te barabarte,as ti me shume as une me pak.Ndoshta kjo ishte arsyea qe i bashkonte me shume ata!!!
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Si shkon ajo shprehja e famshme franceze: plus ça change, plus c'est la meme chose.
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Po sot kane harruar te kerkojne me filxhan ne dore per fare kosi :)

Ehhh...kemi qare per Lady Oscar, jemi zgerdhier me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi enderruar te kishim nje skuader si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur ne dilemat me te thella rreth ceshtjes nese Mila dhe Shiro ne fund fare shkojne ne krevat apo jo. Jemi brezi qe kemi pare Ardit Gjebrene te paraqitet si kengetar dhe me vone ta shohim vecse tek Miss Albania dhe jemi ne qe kemi pare e bere kenget e para rrep shqiptare.

Jemi ata qe prenotonim ditelindjet neper disko dhe ata qe merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi qe i pari shijoi pub-et e hapura qe ne 10 te mengjesit dhe ata qe ende nuk e kuptojne ku eshte ndryshimi ne Shqiperi mes pub-it dhe diskos.

Jemi te paret qe i shikuam prinderit tane te fusnin para neper firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne qenu habiem (ata e moren me qejf) sesi mund te fitohen kaq shume leke pa punuar fare.

Jemi brezi i fundit qe shijam kasetat qe kur prisheshin i rregullonim me stilolaps dhe brezi pare qe u hodhembme krahehapur neper Cd e internet.

Po ti kthejme syte prapa pyesim veten si kemi mbijetuar valle? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim ne shkolle me canta plot me libra dhe askush nuk na jepte me shume se nje byrek 200 leksh ne dreke. Mjeti jone i komunikimit ishte telefoni i shtepise dhe kur e bllokonim per ore te tera te pakten nje here ne muaj kishte sherr ne shtepi per faturen telefonike. Ndonjehere mbyteshim me embelsira por nuk ndiheshim mbi peshe dhe as qe e kishim idene se c’ishte dieta. Me e shumta qe mund te ndodhte ishte qe dikush te ishte pak topce, po puna merrte fund atje. Nga e njejta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjehere. E vetmja gje qe ndodhte ishte qe ti hidhnim morrat njeri tjetrit ne shkolla e kopeshte por mamate rregullonin gjithshka me ato krehrat e tmerrshem. Kur lidheshim me dike, pak si me turp, ecnim rruge dore per dore, me friken se mos na shikonte i vellai apo babi thuhej se do na vriste :P

Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kenaqesim dhe benim me te vertete palle. Nuk kishim fiksimin e adoleshenteve te sotem per veshjet firmato.

Ehhh brezi im...

hajduti
 
hahahahahah me lot....

brezi i trazicionit paske qene lol

ath komshiun e shihje si vlla , dhe lozje orthi minorthi...sot ta hipin minorthi dhe e sheh veten ne gjykate per perdhunim...lol
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

ME dukeni si nje tufe pleqsh ketu lol
Lereni ore rinine te jetoje, vazhdoni telegramet dashurore me brezin tuaj:P
 
Titulli: Përse brezi ynë po e humb aftësinë për të dashur të tjerët?

Ikin vitet njerezit ndryshojn
Rinia sheh njeri, tjetrin cfar ben njeri ben tjetri
Un per vete me vjen mir qe kam androidin tim te cmuar, pa njerezit per interes te duan
 
Back
Top