Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Perralla e Shqipes

Perralla e Shqipes
Nji djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipnisë. Nji shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të nji shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt nji gjarpën. Mbas pakë shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen.Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpënin e mbytun. Por gjarpëni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpënin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqipes.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.
"Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëni që ti nuk kishe mbyte" përgjegji djaloshi.
"Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!"
I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.
I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, që do me thanë "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë "Vendi i Shqipevet."
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back