Nostra_22
Anëtar i Nderuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2008
-
- Mesazhe
- 3,442
-
- Reagimet e mara
- 336
-
- Mosha
- 43
-
- Vendndodhja
- Loading...
-
- Website i juaj
- stopinjorances.blogspot.com
• Kreshnik اIKA
Athinë -Në tekstet e shkollës fillore në Greqi, ka rreth njëqind vjet që serviret përralla e “shkollës së fshehtë”- krifo skolio-së, siç i thonë ata, e cila funksiononte në kohën e turqve në një shpellë dhe në bodrumin e kishës, meqë pushtuesi turk “nuk i lejonte”. Në fakt ka qenë krejt e kundërta, sepse nëse lexon dikush shkrimet e fletëpalosjes së Patriarqisë në vitet 1850 e këtej, do të shikojë thirrjet patetike të patriarkut në mbështetje të Sulltanit. Deri aty shkon zelli i kishës “së shtypur”, saqë vetë patriarku u drejtohet besimtarëve të vet me mallkimet më të rënda: “T`i dalin sytë dhe veshët atij që nuk respekton e zbaton fjalën e Sulltanit, i cili është i dërguari i plotfuqishëm i perëndisë mbi dhé”…
E vërteta është që otomanët ua kishin lejuar shkollën grekërve, atë që ne sot i themi shkollë publike, por kuptohet, me programin e kohës. Mirëpo kështu njerëzit e në rastin konkret fëmijët por edhe prindërit e tyre, nuk mund të fanatizoheshin në bërjen e tyre grek. Për këtë, kisha ortodokse ua serviri ndryshe, u tha që pushtuesit nuk na lejojnë të hapim shkollë në gjuhën amtare, prandaj hajdeni ta mësoni në kishë, ose në një shpellë aty, afër fshatit. E kështu u rritën e vazhdojnë të rriten breza të tërë grekërish me urrejtjen ndaj otomanëve-por edhe turqve të sotëm, por kështu u përgatitën edhe “kuadrot”(lexo:kokat e nxehta), me krenarinë false të të qenurit grek.
Këto e shumë të tjera m‘u kujtuan, teksa ndiqja këtu në Athinë zhurmën e bërë aty në Shqipëri për mbylljen e shkollës publike në greqisht dhe hapjen e saj në…bodrumet e kishës së Gjirokastrës. Por meqë këto janë skema të njohura e dalëboje të shovinizmit grek të cilat përsëriten për më se një shekull në gjithë Ballkanin, nuk do të merresha të shkruaja nëse nuk lexoja shqetësimin (jo) intelektual të ish-gazetarit të diktaturës, zotit Barkaj, sa i takon problemit të mësipërm.
Sherrnaja ndërgreke që shpërtheu në Shqipëri para ca ditësh, ishte e stisur, false dhe me qëllim të caktuar përshtypjekrijues. Kuadrot e Omonia-s së cilës kur ia do interesi paraqitet me këtë emër, e herë tjetër me PBDNJ, janë investime të kryera në vite e për vite, ata nuk janë njëpërdorimësh, siç u la të kuptohet nga “grindja” Barka-Marto, apo nga pseudokritika që u bën atyre Barka i vogël, ky gazetari. Kuptohet që maja e hierarkisë aty është një dhe vetëm një:-e kush tjetër përveç Anastasit. Tek ai shkojnë e “rrëfehen” të gjithë, duke filluar nga Dulja “i madh”, e deri tek Barka i vogël. Ish gazetari në shkrimin e botuar në faqet e kësaj gazete, në pamje të parë “u vërsulet” të gjithëve e nuk kursen asnjërin. Por po ta lexosh me kujdes, të gjitha shigjetat e tij në finale drejtohen kundër shtetit shqiptar. E këtë ai e nis me nevojën që sipas tij duhet që MASH-it aty në Shqipëri, t`i akordohet fletë lavdërimi, për gjoja politikën antigreke. Që duhet t`i jepej një fletë lavdërimi në kohën e Pollos asaj ministrie, të gjithë jemi dakord, por me një ndryshim “të vogël”: Fleta e Lavdërimit duhej të vinte nga Athina, siç edhe i erdhi, e jo nga Tirana zyrtare. E për këtë jemi të sigurt të gjithë, madje është i sigurt edhe ish gazetari, por ashtu ia do puna të shkruajë. Argumentet(nëse mund të quhen të tilla) që përdor ai, rrokin qiellin e banalitetit. Ai ndër të tjera përmend kundërshtimin me forcë të bashkimit të shkollave. Por a e di ky zotëri se bashkimi i shkollave shqipe në të gjithë territorin e Shqipërisë së sotme administrative është një fenomen që duhet të ndodhë, sepse kushtëzohet nga numri i nxënësve? A i ka rënë lapsit ai, se sa shkolla mund të mbylleshin në Greqi, nëse largoheshin nga ato nxënësit shqiptarë? -”Lanë pa përkrahje e denigruan politikisht mësuesit grekë duke i akuzuar ata si të shitur”-thotë ai, duke fajësuar për këtë Omonian. Për hir të së vërtetës, shumë e padrejtësisht i bie në qafë asaj. Sepse ajo organizatë qysh me ardhjen e Micotaqit e të Samarasë aty, i ktheu mësuesit në propagandistë të flaktë të megalloidhesë, kuptohet duke u lidhur rrogë mujore edhe nga Athina, rroga të cilat kanalizoheshin në fondet e kishës ksenoqefale ortodokse “shqiptare”. Andaj gabon rëndë artikullshkruesi që u lëndon plagët dhaskalërve, por edhe politikës greke që i rreshtoi ata në “tagmën” e skolisë. Duket se shqetësimi kryesor i tij është fakti se në tekstin e Gjeografisë përmenden edhe Ambrakia e Preveza. Aty ai e nxjerr tamam kokën, e tregon hapur se ku i dhëmb dhëmballa. Në fakt grekët nuk kanë hallin e Prevezës, janë pronat tona në Selanik dhe Serez, ato që do të befasojnë shumë shpejt edhe arrogancën greke, edhe menefregizmin europian(!)...Por, ashtu si atij edhe ne na lind e drejta të pyesim: cilin tekst do të dëshironte barka i vogël, atë që thotë se kufijtë e Greqisë shtrihen deri në Shkumbin?!? Në galerinë e atyre që ai i përmend si argumente, bën pjesë edhe fakti që na qenkan larguar nga bankat e shkollës greke nxënës jo grekë. Kjo tregon se autori i atij shkrimi qenka marrë deri dhe me…Gjenetikë të mirëfilltë, madje paska bërë edhe AND-në e nxënësve. Në këtë këndvështrim, do të qe me interes që me skrupulozitetin që e karakterizon, ai të kryente edhe AND-në e Dules. Sepse, edhe Dule, edhe grek, këtu sikur ka “konflikt interesi”-ndërgjenetik, apo thënë me gjuhën e së amës të barkës së vogël, -asimvivasto. Zbulimi i vetëm e i mirëfilltë në të gjithë shkrimin, me sa duket, është fakti që citon ai:-”Kisha ortodokse (ksenoqefale shën imi), u siguron mbështetje atyre- lexo: Omonias- në Greqi!?! Tani, ose barka nuk ka qenë këto 18 vite në Ballkan, e zbriti me parashutë ditën që bëri shkrimin, ose flet në emër të kodit të gjakmarrjes. Sepse kjo do të ngjante si dy pika uji me një njeri që do të thoshte sot me pompozitet se…Shqipëria kufizohet në Jugun e saj me Greqinë. Autori e mbyll shkrimin me “optimizëm” se është në pritje të zbulimit të të tjera skandaleve- që do të pëlcasin- siç thotë ai. Skandalologjia greke është tanimë e njohur brenda dhe jashtë kufijve të Greqisë, e nuk besoj se mund të çuditin ndonjërin, të cilatdo përmasave të jenë ato që prêt zoti Barka të pëlcasin në të ardhmen e afërt. Nuk mundet ai të fajësojë kishën ortodokse ksenoqefale shqiptare për politikë të keqe në drejtim të arsimimit. Sepse ajo po përdor tamam recetën 150-vjeçare, recetën që i ka dhënë sukses e që është provuar më së miri. Ajo i mori nxënësit e vegjël në “gjirin” e saj, aty do t`u japin mësim dhaskalët me mjekër të vërtetë e jo në kuptimin figurativ të kësaj fjale. Por ora e parë e mësimit do të fillojë pasi të jetë kënduar me zë të lartë himni i Greqisë që fillon me vargun: “Nga kockat e shenjta greke nxjerrur”…. Pastaj nxënësit do të shkojnë tek kamaret në mur të kishës të nderojnë kockat e “ushtarëve grekë” apo thënë në shqip të fshatarëve të Kosinës e të اifligut, e më pas, se ka kohë perëndia, fillon edhe ora e mësimit për “patridhën e paçliruar”,- në qelë. Pastaj, ditët e ëikendeve, rinia greke e Greqisë do të vijë me autobusë në Kolonjë, Këlcyrë e اiflig për të nderuar “të rënët” për… çlirimin e kujt?!? Aty do të jenë edhe këta nxënës, në rresht, pas “papa” Thomollarit, i cili e ka kuptuar mirë ekonominë e tregut e sidomos atë të tregut të kockave. E kështu do të nisë ceremonia, do të hidhet vallja çamçe që ata e quajnë “eliniko”, do të mbahen fjalime të zjarrta për tokën shqiptare që “vuan” nën këmbën e…shqiptarëve ! A i di zoti Barka gjithë këto? Me sa duket, ai nuk ka qenë në konferencën e “epirotëve” para ca muajsh e ca më keq, nuk është njohur me vendimet dhe strategjinë e saj afatgjatë. Vetëm kështu mund të shpjegohet padija e tij në këtë fushë, e vetëm kështu mund t`ja falë gabimin babai shpirtëror i tij, zoti Anastas. Lind pyetja: Po mirë që nuk mori pjesë, nuk u takua ky me Dulen, Bollanon, Kserën? Mos ka vendosur të dalë nga vatha “e shenjtë”? Nëse po, atij i duhet patjetër të ruhet, pasi në laboratoret e kishës qysh para qindra vjetësh janë prodhuar e qarkullojnë në treg, pije shumë të këndshme, të cilat të çojnë me…ngritje!
Sido që të jetë, kompania “Dule &Co” siç me të drejtë e quan zoti Barka, nuk mund të marrë leksione brenda truallit shqiptar e ca më pak nga ai. Dihet vendi ku merren leksionet, dihet katedra, ashtu siç dihet zyra që përcakton misionet. Mos zoti Barka është shmangur e kërkon që qoftë edhe tani t`i ngarkohet mision? Edhe kjo mund të ndodhë, por një gjë dihet e është e sigurt: Që ai nuk mund t`i hedhë hi syve opinionit shqiptar aty dhe kudo që ndodhet. Sepse njerëzit tanimë njohin historinë, njohin ndodhitë të cilat po zbardhen e një ditë do të zbardhen tërësisht, e prandaj nuk mund t’i besojnë sherrnajës së kurdisur ndërgreke, e cila edhe në rastin më të mirë, mund të jetë për… ndarje kockash, se…thelat janë mbaruar!...

Gazeta Shqiptare