Arfenilla
Themelues i Forumit
Përderisa po e priste në altar nusen e tij të bukur, Petrus Gonsalvus po përballej me nervat e tij.
Si shumë burra të shekullit 16’të, ai nuk e kishte parë kurrë gruan me të cilën do të martohej – dhe ky oborrtar francez kishte më shumë arsye për t’u brengosur.
Kur u hap dera e kishës, Petrus u kthye dhe shikoi nusen e tij. Ajo çfarë nusja e tij pa ia theu zemrën – një pamje horrori dhe paniku,
Për shkak se ajo po shikonte fytyrën e një personi i cili për të ishte një bishë – një përbindësh, një horror i natyrës, një krijesë mitike që thuhej se hante foshnje.
Catherine ia doli që ta kontrollonte terrorin e saj dhe u martua me këtë “krijesë të shëmtuar”, i mbuluar nga koka deri në këmbë me qime.
Për më tepër, ajo pa tek ky njeri diçka më shumë sesa vetëm pamjen dhe u dashurua në të. Ata kishin shtatë fëmijë dhe jetuan një jetë të lumtur për 45 vjet.
Ju duket i njohur ky çift? Kjo për shkak se Petrus dhe Catherine inspiruan një nga përrallat më të famshme – E bukura dhe bisha.
Autori francez Gabrielle-Suzanne de Villeneuve shkroi “La Belle et la Bete” më 1740 dhe miliona njerëz tani do ta shikojnë Emma Watson dhe Dan Stevens duke e risjellë në jetë fabulën në një film të fundit nga Disney.
Por mesazhi i vërtetë i këtij filmi është morali – se bukuria e njeriut ndodhet brenda tij thellë në shpirt.
E xpress...