Përparësitë e divorcit

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0626095545219_m.jpg



Kurrë nuk ju mbyllen dyert, e që të mos ju hapen disa dritare. Shfrytëzojeni kohën sa jeni të lirë, sepse jeta edhe atëherë ofron shumë gjëra të bukura për t’i përjetuar në liri derisa të mos ju ofrohet shansi i ri.
Në momentet kur të jeni vetëm mund ta kuptoni që fakti që dikush ju ka braktisur nuk është e thënë që patjetër të jetë gjë e keqe. Nëse do të mbeteni vetëm, kujtojini këto gjëra:

Tani keni kohë të mjaftueshme që të realizoni tërë atë që keni dëshiruar
Në periudhën kur jeni vetëm keni më shumë kohë që t’i kushtoheni pasionit tuaj, ndërkaq më në fund mund të gatuani dhe të hani çkado që dëshironi.

Mund të flini vetëm
Tani e keni tërë shtratin në dispozicion, askush nuk do t’ju gërhit afër kokës, ndërkaq më në fund në shtrat mund t’ju bashkohen macja apo qenushi juaj.

Më në fund, më shumë kohë për miqtë dhe për shoqërinë
Miqtë dhe familja do t’ju bëhen më të afërt, sepse do të mund të kaloni më shumë kohë me ta.

Kënaquni me pasionin tuaj
Kohën e lirë që tani e keni në dispozicion në jetën tuaj plotësojeni me diç që vërtet dëshironi, dhe në këtë mënyrë do t’i karikoni bateritë dhe do të keni ndjenjën që jeni plot energjji.

Dilni në takime me të tjerët
Statusi i këtillë ju mundëson që lirisht të dilni dhe të njihni njerëz të rinj. Mos harroni që të rrezatoni energji pozitive dhe mos u merrni me të kaluarën.

Binduni që tani jeni të lirë
Tani mund të vishni çkado që dëshironi, të flini gjumë sado që dëshironi, ndërkaq kur të ktheheni vonë në shtëpi nuk keni nevojë t’i jepni llogari askujt.

Hapësirën tuaj jetësore rregullojeni sipas shijes suaj
Shtëpinë tuaj mund ta rregulloni deri në perfeksion, apo të mos çani kokën fare për rregull, vendimi është juaji. Tani mund t’i lejoni personalitetit tuaj të dalë në dritën e ditës.

Shfrytëzojeni mirë kohën kur jeni të lirë, sepse mund të paraqitet në jetën tuaj ndonjë person kur më së paku e prisni.../Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top