Frika e madhe ka kaluar, nderkohe qe mjeket kane filluar te mendojne dhe punojne per rikthimin e shpejte te Felipe Masses ne pistat e Formula 1.
Braziliani i Ferrari-t ka kaluar nje tjeter nate te qete nderkohe qe mjeket e klinikes AEK ne Budapest shprehen se 28-vjecari ka dhene sinjale pozitive qe po vijne gjithnje e ne permiresim, pas atij aksidenti te shtunen ne provat zyrtare per Cmimin e Madh te Hungarise.
Zedhenesi i Ministrise se Mbrojtjes hungareze Istvan Bocksai ka deklaruar per mediat, se Massa i eshte nenshtruar mengjesin e te henes nje tjeter grafie nga e cila nuk ka rezultuar asgje shqetesuese per mjeket.
Sipas po te njejtit burim piloti ka patur komunikim pasi ka reaguar ndaj fjaleve te sanitareve.
Ne spitalin e Budapestit kane qendruar gjate nates, e shoqja e pilotit, Rafaele, prinderit e tij nderkohe qe ne mengjes Massa eshte vizituar nga presidenti i Ferrarit, Luka Montezemolo dhe braziliani i Braun GP, Rubens Barrikelo.
"Une nuk kuptoj asgje nga mjekesia, por pasi pyeta mjeket nese gjendja e mases do te rregullohet, them se mund te shkoje i qete ne shtepi. Pergjigja e tyre ishte se Massa do te permiresohet shume shpejt", ka perfunduar Barrikelo.
Nderkohe sipas kanalit tv brazilian TV GLOBO, ne fund te kesaj jave Massa do te transferohet ne Paris, ne kliniken e profesor Xherard Sejo, traumatologu qe eshte njekohesisht edhe keshilltari i FIA.
tch