Perla simbol i dashurisë.

Lauri

Anunnak
Asnjë perlë nuk është e njëjtë.
Asnjë perlë nuk është kurrë krejtësisht simetrike.
Dhe në gjërat e kësaj bote është më mirë të qëndrosh larg përsosmërisë: hëna kur është e plotë fillon të zbehet, fruti bie kur piqet, zemra kur është e lumtur ka frikë të humbasë atë gëzim, kur ajo arrin në ekstazë tashmë është në limitin e sajë.
shell-3480818_960_720.jpg
Vetëm mangësitë sigurojnë bukurinë, vetëm pa përsosmëria aspiron përjetësinë.
Perla qëndron aty me pa përsosmërinë e saj të paarritshme kurrë, të lindur eskluzivisht nga dhimbja, si vetëmbrojtje.
Por edhe nga dashuria që e përqafon atë dhimbje .
PERLE-4.jpg
Perla thotë se lumturia nuk është në atë që zgjat një ditë dhe pastaj kalon, por fshihet aty ku nuk pengohet për dhimbjen që krijon, dhe nëse pengohet është vetëm për një lindje të re.
Dhe ky transformim nuk quhet lumturi, por gëzim i të jetuarit në përgjithmonë për vlerën që ka.
19_Perle.jpg
Pse janë kaq magjepse perlat që nga kohërat e lashta, dhe kanë qenë një nga stolitë më të vlerësuara dhe më të kërkuara nga njeriu për dekorimin e bizhuterive dhe veshjeve më të çmuara. Gjithmonë e ka magjepsur njerëzimin për shkëlqimin, bukurinë natyrore dhe gjenezën e tyre misterioze. Shkrimtarë dhe artistë të famshëm kanë shkruar për perlat. Bukuria e tyre ndër shekuj ka frymëzuar çdo art, nga letërsia te muzika, nga skulptura tek piktura. Në "Lindja e Venusit" të Botticelli-t, perëndesha e dashurisë qëndron e ngjitur brenda një guacke, si një perlë, duke nënkuptuar se si ajo përfaqëson idealin e përsosur të bukurisë femërore, ashtu si perla është fruti më i lakmuar dhe më i çmuar që mund të ofrojë deti.
La_nascita_di_Venere_Botticelli-1024x656.jpg Kjo magjepsje justifikohet nga estetika e saj unike; sado të ngjashme të jenë dy perlat, ato nuk do të jenë kurrë të njëjta dhe kjo karakteristikë është e natyrshme në mënyrën si janë krijuar, në papërsosmërinë që përbën veçantinë e tyre.
perle.jpg
Si lindin perlat pak njerëz e dinë, por perlat lindin nga një mekanizëm mbrojtës i molusqeve. Kur një trup i huaj hyn në guaskë, ata shkaktojnë dhimbje në trupin e molusqeve, dhe krijohet një reaksion mbrojtës që ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme e mbulon atë me shtresa karbonat kalciumi që krijohen në kombinim me minerale të tjera. Këto shtresa të vazhdueshme që krijojnë molusqet për të izoluar këtë "mysafir" të padëshirueshëm në trupin e tyre, me kalimin e kohës krijohet një objekt sferik dhe ndriçues: perla 👌
Natyrisht, jo të gjitha perlat prodhohen me një cilësi dhe formë perfekte, prandaj perlat më të shndritshme dhe krejtësisht sferike janë rrjedhimisht shumë të rralla dhe më të çmuarat.
By Lauri 👍
 
Qe nje perle te krijohet duhen minimumi 50 vjet, normale dicka qe kerkon kaq shume kohe do jete pothuajse perfekte😀
Aq sa na duhet edhe ne të kuptojmë që nuk jemi përfekt 🧐 dhe të ndryshëm njëkohësisht 😄
Por gjithsesi të vlefshëm dhe të çmuar në vetëveten tonë individuale 🤷😇
 
Magjia e jetes,njeriu dhe pergjthsisht natyres se universit eshte pikerisht origjinaliteti unik qe percjell deri ne detaje.
 
Qe nje perle te krijohet duhen minimumi 50 vjet, normale dicka qe kerkon kaq shume kohe do jete pothuajse perfekte😀

Dje po shikoja një dokumentar për pemët më të vjetra, ishin disa pemë 4500 vjeçare në SHBA në Florida (mos gaboj), vendodhja ekzakte mbahej sekret që mos dëmtohen nga njerëzit. Ku kemi arrit!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top