Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Periudhë SATIACIONI - Mungesë motivacioni, kënaqësie
Me rritjen e individit ne moshe motivacionet behen gjithnje e me komplekse.
اeshtja qendron se ne motivacionet e individit jane te pranishme ndikimet e jashtme me natyre sociale. Nga kjo pikepamje lind nevoja per te bere modifikime.
Jetesa ne shoqeri, plotesimi i kerkesave njerezore dhe nevojave ne rritje ngacmon individin qe te rris produktivitetin dhe te angazhohet ne veprimtari te ndryshme.
Sipas kendveshtrimit tim, kjo nuk eshte nje gjendje "deprivimi". Pra, ne momentin qe individin nuk e ka penguar diçka ne plotesimin e qellimeve. Nuk ka munguar forca, vullneti ne raste te caktuara, per te arritur qellimet.
Kjo gjendje apo periudhe qe kalon njeriu ne vrazdhen e jetes quhet ndryshe: "SATIACIONI". Kjo eshte ne vetvete nje periudhe renieje te cikleve motivacionale. Ajo vjen natyrshem, zakonisht pas arritjes se qellimit dhe plotesimit te nje apo disa nevojave te caktuara.
Pra, nevoja e plotesuar, per nje fare kohe, shoqerohet me mungese kenaqesie dhe ky motiv nuk e nxit me aktivitetin apo veprimin. Gjithsesi nuk keni pse te shqetesoheni sepse gjendje te tilla jane te perkohshme. Keto gjendje burojne nga vete natyra e nevojave biologjike, te cilat here prodhojne nxitje, here homeostaza dhe here - here gjendje satiacioni.
Pra eshte e thjeshte per t'u kuptuar. Nje individ qe ka arritur qellimin e tij ne nje fushe te caktuar te jetes, per nje fare kohe ai mund te kaloj ne gjendje renieje ose frenimi. Ai nuk ben me aq perpjekje sa ç'mund te bej nje tjeter qe s'ka arritur qellimin, suksesin ne ate fushe te caktuar.
Periudha e satiacionit mund te kthehet ne nje proçes gjenerimi dhe akumulimi energjish te bredshme, te cilat e karikojne dhe e pergatisin njeriun per te nisur nje veprimtari te re, per te hedhur nje hap te ri e per te realizuar qellime te tjera.
E.Stermasi