Përhapja e krishterimit me shpatë

Ado

FISEBILIL-LAH
Përhapja e krishterimit me shpatë1- Papa, në ligjëratën e tij, citoi perandorin bizantin, Manuel-in II, i cili, duke iu drejtuar personit me të cilin pretendohet se dialogonte- bashkëbisedonte, tha: “Më tregoni se ç’të re solli Muhammedi, me përjashtim të keqes dhe johumanes, si: urdhri i tij për të përhapur besimin me shpatë. Zotin nuk e bëjnë të kënaqur gjaqet dhe as veprimet e pamençura.”
Thashë në vete: I madhëruar qofsh, o Allah!
Po kush është ai që e ka përhapur fenë me shpatë, Muhammedi, \[alejhis salatu ves selam] apo ju?!2
A kanë takuar njerëzit ndonjëherë ithtarë të ndonjë feje, të cilët janë më irracional dhe më të zhytur në gjaqe dhe padrejtësi ndaj njerëzve se sa ithtarët e krishterimit?!
Edhe unë, sikur shumë të tjerë, myslimanë e jomyslimanë, reagova ndaj budallallëqeve të Papës. Shpjeguam se luftërat islame kanë qenë luftëra kundër dhunës, kundër dhunës me të gjitha llojet e saj: dhunës ndaj myslimanëve, dhunës ndaj atyre që ndalojnë fenë, dhunës ndaj atyre që prishën kontratat dhe paqen e lidhur me myslimanët. Luftërat nuk kanë qenë kurrë për të imponuar besimin në zemrën e askujt, madje, shpjeguam e as që kanë tentuar ta bëjnë një gjë të tillë, për shkak se besimi i përket zemrës dhe se nuk ka njeri që ka pushtet mbi zemrat e njerëzve.
Në këtë artikull ajo që deshëm t’i themi Papës është që të merret me dhunën të cilën perëndimorët e kanë ushtruar historikisht për të detyruar të tjerët të pranojnë fenë dhe kulturën e tyre. Ne nuk do të veprojmë siç bëri ai kur iu referua fjalëve të një pjesëtari të fesë së tij, armik dhe urrejtës i përbetuar. Për pretendimet tona nuk do t’i referohemi figurave islame. Do t’i citojmë jomyslimanët.
1) Karen Armstrong, historiane e njohur, e cila i bëri një reagim ligjëratës së Papës, ku, ndër tjera, shpjegoi se:

1. Pretendimi i zyrtarëve të Vatikanit se Papa synon kultivim të respektit të ndërsjellë dhe dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor, sidomos me Islamin, është diç që nuk vërehet qartë në fjalët (fjalimin) e tij. I paqartë është dhe ngjasimi i tij me një klerik, i cili në shek. XII hapte një letër dërguar myslimanëve me fjalët: “Unë dua që lidhjen me ju ta bëj me fjalë, jo me armë, me mendje, jo me dhunë, me dashuri, jo me urrejtje.”Titulli i mesazhit të tij është përmbledhje e një herezie djallëzore tët ë gjithë arabëve. Ai flet për vrazhdësinë shtazarake të Islamit sikur që pretendon se Muhammedi, alejhi's selam me shpatë e ka rrënjosur fenë e tij. ai pyet me habi: “A ka qenë Muhammedi, alejhi's selam profet?!”ndërsa përgjigjet vet: “Do të isha më i keq se gomari nëse pajtohem, më i keq se kafshët nëse e pranoj.”
2. Historiania Armstrong mohon që Islami të jetë përhapur me shpatë-dhunë. Ajo është autore edhe e një libri që flet për Islamin “A short histori of Islam.”
3. Karen Armstrong ia përkujton Papës se disa nga të krishterët e parë filluan rrugëtimet e tyre në tokën e shenjtë duke therë të gjitha grupet çifute që banonin në brigjet e lumit Rein (Rhein). Ata e përmbyllën luftën kryqtare më 1099 ndërsa lanë të vrarë hiç më pak se 30.000 myslimanë dhe çifutë që banonin në Kuds.

2) Uri Avnery është kryetar i lëvizjes çifute për paqe "Gush Shalom." Ai e identifikon veten si çifut ateist ndërsa i ka bërë një reagim shkencor ligjëratës së papës, në të cilën ka përmendur çështjet në vijim:

1. Bashkëbisedimi – dialogu i pretenduar është çështje për dyshim. Perandori bizantin nuk ka përmendur emrin e njeriut me të cilin ka dialoguar.
2. Perandori Manuel II kur mori pushtetin në vitin 1391 e gjeti perandorinë buzë shuarjes. Ajo në fakt kishte humbur shumë nga territoret dhe se edhe atë pjesë të paktë që e zotëronte ishte nën rrezikun e rënies nën dominimin turk.
3. Më 29 maj 1453, pak orë pas vdekjes së këtij perandori, kryeqyteti i tij, Stambolli, r anë duart e turqve.
4. Gjatë kohës së sundimit, ky perandori shëtiti Evropën për t’i bindur evropianët ta ndihmojnë kundër turqve. Ai ftonte në një luftë kryqtare ndërsa premtonte bashkimin e Kishës. Në këtë kohë është shkruar kjo letër. Pra, është shkruar për shkaqe politike.
5. Ligjërata e Papa Benediktit XVI është shërbim ndaj perandorit të ri, Xhorxh Bushit, i cili angazhohet të unifikojë botën e krishtere kundër boshtit të së keqes, që përgjithësisht është myslimani, dhe kundër ardhjes – dominimit turk në Evropë.
6. اështjen e trajtimit të myslimanëve ndaj ithtarëve të feve tjera duhet ta diskutojmë nën hijen e një pyetjeje të thjeshtë: “اFARث BثNث ME JOMYSLIMANثT KUR KISHIN FUQINث Qث TUA IMPONOJNث FENث E TYRE?” Ata nuk i detyruan. Myslimanët e sunduan për shekuj Greqinë, a u shndërruan grekët në myslimanë?! Grekët e krishterë kishin pozita të larta në Administratën Turke. Bullgarët, serbët, rumunët, hungarezët dhe popuj tjerë evropianë jetuan nën sundimin turk por asnjëherë nuk iu imponua feja. Ata mbetën të krishterë.
7. Më 1099 kryqtarët mbizotëruan mbi Kuds ndërsa vranë banorët, që ishin myslimanë dhe të krishterë. Në atë kohë,e dhe pse kishin kaluar katër shekuj nga sundimi islam, shumica e banorëve ishin të krishterë.
8. Nuk ka asnjë provë që dëshmon se Islami iu është imponuar çifutëve. Këta të fundit kanë jetuar nën sundimin islam në Spanjë në një komoditet që është shumë i ngjashëm me këtë të ditëve tona. Kanë qenë autorë, poetë, ministra dhe shkencëtarë. Ajo njihet si koha e tyre e artë. Atëherë, si ka mundësi ky të flet e të thotë se Profeti ka urdhëruar përhapjen e Islamit me shpatë?!
9. Kur katolikët morën prapë sundimin e Spanjës, atëherë ata krijuar një klime tmerri të fesë. Ata, myslimanëve dhe çifutëve, ua dhanë mundësinë të zgjidhnin ndërmjet kalimit në krishterim (imponimit të fesë), mbytjen ose braktisjen e endnit –internimin. Ku shkuan çifutët që vendosën të mbesin në fenë e tyre (çifute)? Shkuan prapë në botën islame. U vendosën ndërmjet Marokut, në perëndim, e deri në Irak, në lindje, dhe, nga Bullgaria, në veri, e cila atëbotë ishte nën sundimin turk, e deri në Sudan, në jug.
10. Secili çifut i sinqertë, që njeh historinë e popullit të tij, nuk mund të mos jetë falënderues i madh dhe mirënjohës thellësisht për Islamin, i cili i ruajti çifutët për plot pesë gjenerata, në kohën kur bota e krishtere i ndëshkonte dhe me shpatë-dhunë i detyronte ta braktisnin fenë e tyre.

3. Samuel Huntingtoni konsideron se të krishterët nuk kanë ndalë së përhapuri dhe imponuari kulturën e tyre me forcë edhe në kohën tonë. Pra, nuk janë imazhet e imponimit të fesë dhe kulturës vetëm në mesjetë, por edhe në ditët tona. Në librin ‘Përplasje qytetërimesh’ (The Clash of Civilizations) thotë: “Perëndimi nuk ka triumfuar mbi botën për shkak të superioritetit në ide, vlera dhe fe (të cilën e kanë përqafuar pak nga ithtarët e kulturave tjera), por, ka triumfuar me superioritetin në dhunë të organizuar. Perëndimorët shpesh e harrojnë këtë të vërtetë por të tjerët nuk ua harrojnë dot.”
4. Lufta e Perëndimit ndaj botës me këtë dhunë të organizuar është një çështje të cilën si ide e përvetësuar shumica e perëndimorëve. Eduard Said në ‘Imperializmi kulturor’(Cultural Imperialism) thotë se këtë çështje si të këtillë e kanë përqafuar politikanët, mendimtarët, filozofët, poetët, shkrimtarët e rrëfimeve të njohura, si Dikensi dhe të tjerë.
Ne, dua të them, shumë jemi duke e harruar një çështje që e mbështet këtë teorinë e Eduard Saidit. Lëvizja imperialiste kolonialiste e botës ka qenë me vendime demokratike në të gjitha vendet evropiane, sikur që me vendime të tilla janë sjellë edhe afrikanët e robëruar. Këta, u robëruan me vendimet demokratike por edhe nuk u liruan me të tilla, siç nënvizon Ferid Zekerijja në librin e tij* ‘E ardhmja e së drejtës.’
Kjo nënkupton se shumica absolute e popullit, në mesin e të cilëve edhe fetarët, kanë përkrahur këtë ide (që e shpjegon Eduardi).
5. Kevin Filips (Philips), në një libër të tij ‘Amerika teokratike’ përmend të vërteta që të lënë gojëhapur për lidhjet e fuqishme ndërmjet fesë dhe politikës së jashtme amerikane. Ai flet edhe për ndikimin e madh që feja ka luajtur në politikën evropiane përgjatë shekujve.
Ja disa nga këto të vërteta:

1. Kolonizimi evropian padyshim e ka patur ngjyrë fetare, sidomos në kolonizimin e vendeve islame. Ka patur një shkëmbim të fortë lidhjesh ndërmjet zgjerimit perandorak dhe klerikëve fetarë. Janë vetëm disa nga emrat e misionarëve të krishterë, të cilët janë bërë ikona të kolonizimit, si: David Livingstone, Gjeneral Gordoni dhe Gjeneral Henry Havelock.
2. Autori citon thënie të ndryshme, si: thënien e historianit Arthur Marwick: “Klerikët e mëdhenj të Kishës me pasion i janë qasur luftës së shenjtë.”; thënien e një prifti nga katedralja Shën Xhills (St Giles) në Edinburg: “Fatkeqësisht, Kisha është bërë vegël në dorën e shtetit. Në shumicën e foltoreve të Kishës kanë zënë vend këshilltarët që janë mishëruar me rolin e rreshterit ushtarak, i cili është i ngarkuar me mobilizim. Flamuri anglez është ngritur mbi të gjitha vendadhurimet, dhe këtë në të gjithë vendin.”
3. Autori nuk dyshon në qëllimet fetare të Bushit në politikat e tij të brendshme dhe të jashtme. Ai citon thënien e Bushit: “Kam bindjen se Zoti flet nëpërmjet meje, ndryshe nuk do të mund ta kryeja punën time!” Ai, citon po kështu Tom Di Lajn, i cili thotë: “Zoti përherë dhe në çdo vend, për çdo gjë që bëj dhe kudo që të ndodhëm, më angazhon në ruajtjen e vizionit botëror të librit të shenjtë. ثshtë Ai që më ushtron.”
4. Pak para pushtimit të Irakut në vitin 2003, revista News Week, publikoi një artikull në të cilin përshkruhej rrugëtimi i Bushit nga orgjia në fetari. Në artikull shpjegohej se si Bushi çdo mëngjes zhytej në leximin e këshillave dhe predikimeve misionare të misionarit skocez Oswald Chambers, i cili kaloi ditët e fundit të jetës së tij duke iu predikuar ushtarëve australianë dhe njuzelandasë, të cilët qenë tubuar në Egjipt në vitin 1917, si një hap parapërgatitës për të sulmuar Palestinën dhe për të pushtuar Kudsin në ditën e vitit të ri.
5. Pas vetëm një viti nga koha e pushtimit të Irakut, atje ishin hiç më pak se 30 shoqata misionare të krishtera. Madje, në një pyetësor të gazetës Los Angelos Times, një Drejtor Administrativ i Ligës Popullore të Misionarëve thoshte: “Iraku do të jetë qendra prej ku do të përhapet mesazhi i Jezusit në Iran, Libi dhe çdo vend në Lindjen e Mesme.” Një përgjegjës i një organizate tjetër thoshte: “Gjendja në Irak është luftë për shpirtra!”Për këtë shkak, vetëm brenda dy viteve, janë nisur shtatë organizata misionare vetëm për në Bagdad.

Ajo që po ndodhë në Irak konsideroj se është rutina e lëvizjes imperialiste që nga fillimi i saj. Forcat e saja përherë janë në mbrojtje të organizatave misionare. Kështu ndodhi edhe në Sudan, në jug, dhe për pasojë ndodhi çka ndodhi, ndërsa sot po përhapen edhe në Darfur.
Nëse e tërë kjo nuk paraqet përhapje të krishterimit me shpatë, atëherë unë nuk di se çfarë do të thotë përhapja me shpatë? Ne patëm minimizuar rolin e fesë në politikën e jashtme perëndimore. Mendonim se puna kishte të bënte me aspirata ekonomike dhe kërcënime politike. Ajo që na ngushëllonte për këtë ishte se, kështu, sikur ne, siç thotë autori, mendonin dhe shumë politologë dhe teoricienë perëndimorë. Por, ekstremizmi i Bushit ua përkujtoi se e patën gabim. Madje, ai nuk është i pari që e filloi. Ai është vetëm diç në praktikën politike të perëndimit, veçanërisht në raport me botën islame.
Tash, që u vetëdijesuam dhe mësuam të vërtetën, çka?

*

Prof. Dr. Xha’fer Shejh Idris
Burimi: Jaafar Sheikh Idris
Përshtati: Sedat Islami (Sedatislami.com)

*
1 Reagim shkencor i Prof. Dr. Xha’fer Shejh Idris ndaj deklaratës së papës së dorëhequr, Papa Benedikti XVI në Universitetin e Regensburgut, në lidhje me Muhammedin \[alejhis salatu ves selam], botuar në revista El-bejan, nr. 230, nëntor 2006.

2 Autori, për hire të mbetjes besnik tekstit, përmend një fabul arabe: “Remetni bidaiha ve-n-sel-let”, e cila përdoret për njerëzit të cilët akuzojnë të tjerët për të metat, në të cilat në fakt janë vet ata. Por, për përshtatje, e sollëm këtë fjali, e cila kuptimisht i përgjigjet kontekstit në të cilin është thënë fabula.
 
Titulli: Përhapja e krishterimit me shpatë

Une mendoj qe islamizmi eshte krijuar nga Vatikani, si kundra-peshe e katolicizmit. Si c'do e mire ka eshte te keqen prane, perndryshe si do te dale e mira ne drite po nuk njohem edhe te keqen. Nqs nuk do ishte erresira, si do t'ja dinim rendesine drites?
Ka disa fakte te marredhenjeve te fshehta (at'hershme) qe nga koha e Muhametit dhe me vone, mes nje kaste ebrajke-kristiane me elementet islam te Arabise.
Myslimanet e kane henger si llokum religjonin islam=nenshtrimin. Ne fakt jane te nenshtruar ndaj komplotit te krishterimit, pasi edhe shtrirja ne mase te madhe e islamit ne Bote eshte e kalkoluar deri ne ate mase sa qe islami do marre permasat e anti-Krishtit. ..:) Keshtu do vije Jezu Krishti e do tu shfarose te gjithe ju, do filloje nga Loverboy, Ado & co
 
Titulli: Përhapja e krishterimit me shpatë

Une mendoj qe islamizmi eshte krijuar nga Vatikani, si kundra-peshe e katolicizmit. Si c'do e mire ka eshte te keqen prane, perndryshe si do te dale e mira ne drite po nuk njohem edhe te keqen. Nqs nuk do ishte erresira, si do t'ja dinim rendesine drites?
Ka disa fakte te marredhenjeve te fshehta (at'hershme) qe nga koha e Muhametit dhe me vone, mes nje kaste ebrajke-kristiane me elementet islam te Arabise.
Myslimanet e kane henger si llokum religjonin islam=nenshtrimin. Ne fakt jane te nenshtruar ndaj komplotit te krishterimit, pasi edhe shtrirja ne mase te madhe e islamit ne Bote eshte e kalkoluar deri ne ate mase sa qe islami do marre permasat e anti-Krishtit. ..:) Keshtu do vije Jezu Krishti e do tu shfarose te gjithe ju, do filloje nga Loverboy, Ado & co

Prandaj ka ardh Islami ! qe te hap driten ne erresiren e krishterizmit qe ka sjell :D
se dike mire historin e ardhjes se Isait a.s ( Jezusit ) sepse ai do filloj nga ju :D
 
Titulli: Përhapja e krishterimit me shpatë

Nuk eshte per tu habitur gjithaq me c'thashe siper. Arabia perbehej nga tribu te krishtera, ebrej, idhuj beduin te djallzuar qe lutnin Allahun ne Qebaj.
Ishin idhujt fallxhore te paret qe i shkuan pas Muhametit, pasi Muhameti i knaqi me versete satanike ; 19, 20, dhe 21. Keshtu u krijua banda e pare prej kusarve me Muhametin ne krye, keshtu islami filloj betejat kunder ebrejve, me pas u shtri gjithandej duke zaptuar tokat dhe duke marre te gjitha pasurite te gjithve atyre qe nuk konvertoheshin ne islam=nenshtrim, ndaj Allahut te idhujve. Qe, Allahu, nuk eshte Zoti i ebrejve dhe i krishterve, por anti Krishti.

Psh, Profecia biblike ndaj Hagar-es (bibla, zanafilla) e thote qe do dale nje popull barbar nga shkretetira qe nuk njeh ligje, as shtet, perveç asaj qe praktikon nje politeizem te shfrenuar, dhe nuk mund jete aspak profetike.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top