Pergjerim!

gafi

Anëtar i Nderuar
O Zoti im!

Syte po mbulon nje shtrese e lehte, e embel, e lenget. Dua te me rreqethet lekura kur permend emrin Tend, pa te cilin nuk mund te mbijetoj. Provoj deshperimin, e sa i ftohte eshte ai. Me jep mesimin e cmuar se, nuk mund te meshirohem pervec prej Teje.

Ne Ty me pushon dhe me prehet e tere qenia. Edhe atehere kur jepem pas stolive te kesaj bote, kur epshi dhe lakmia sikur duan te me pushtojne, duke u terhequr i zemeruar dhe i hidheruar, zemra ime shkon zvarre per toke.

Sa i padrejte eshte njeriu.

Une jam njeri...

Jam harrestar. Vazhdoj te harroj, gjithnje kur bej nje padrejtesi, me ngushtohet kraharori, e ndiej nje siklet te brendshem!

Kur pikellohem, merzitem e rrezohem. Vazhdoj duke kerkuar atje ku thatesia ka prekur gjithcka, e gjithcka ka prekur ka tretur! Duke lene ne harrese nje emer te madh, nje emer qe cdo krijese ka nevoje per Te! Nje Zot qe degjon, e veshtron, e mbikeqyr krijesat e Tij me durim e dashuri !

Me ngaterrohen mendimet dhe ndjenjat. Nuk di me cfare dua dhe per ku jam nisur. Pastaj, te gjej Ty, o Zoti im, duke pritur me mallengjim pendimin dhe kthimin tim tek Ti ! E kush tjeter mund te me fale, kur falja kerkon durim, butesi, meshire e dhembshuri te pandalshme!

Vetem Ti je i larte dhe i patemeta, i Paster dhe i Bute, Ty nuk te prek ate qe prek krijesat e Tua.

Kur me prek pikellimi, dhembja, trishtimi, harroj madje edhe vetveten. E si mund te kujtoj te tjeret, e si mund te duroj kur ndaj vetes behem i padurueshem! E si mund te fal, kur as veten nuk mund ta fale!

Vertete, Ti je Fales i Madh, me fal mua, dhe te gjithe roberit e Tu te devotshem, dhe te gjithe ata qe te drejtohen me sinqeritet !

Me udhezo dhe ruaje udhezimin tim prej vetvetes sime !



Avni Tafili
 
Back
Top