Pergjaket Katalonja, policia pengon me dhune zhvillimin e referendumit per pavaresine

Guest2

Antarë i Respektuar
katalonjaref.jpg


Ka degraduar situata gjatë votimit të referendumit në Katalonja për pavarësinë e kësaj të fundit nga Spanja. Si pasojë e përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë në qendrat e votimit qeveria e Katalunjës thotë se kanë mbetur të plagosur rreth 465 persona.

Agjentë të Guardia Civil kanë ndërhyrë në qendrën e votimit në Sant Julia de Rumis në Girona ku rreth orës 9.15 ishte parashikuar të votonte presidenti katalanas Carles Puigdemont , por ka qenë e pamundur që ai të votonte, ndaj dhe këtë proces e ka kryer në një qendër tjetër.

Agjentët spanjollë kanë larguar shtypin dhe kanë përdorur forcën dhe plumbat e gomës për të spostuar turmën e qytetarëve të përqëndruar në mbrojtjen e qendrës së votimit. Ndërkaq ka të dhëna se një e moshuar është lënduar si pasojë e ndërhyrjes së policisë në Barcelonë.

Mijëra njerëz janë përqëndruar në të gjithë vendin përpara qëndrave të votimit, që në shumë raste janë mbrojtur nga traktorë nga sindikatës së fermerëve të katalunjës, nërkohë autoritetet spanjolle kanë mbyllur pothuajse gjysmat e qendrave të votimit.

Tensionimi i situatës nisi në Katalonjë përpara referendumit të pavarësisë. Më herët Madridi kishte premtuar që të ndalte votimin dhe dhjetëra automjete policore kanë lënë bazën e tyre për tu drejtuar drejt Barcelonës. Gjatë natës, mijëra mbështetës separatistë pushtuan shkollat që do të përdoreshin si qendra votimi.



240981.jpg

ShkodraWeb
 
Standarde të dyfishta quhen keto....
Disa vende të botes, perendimi kërkon t'i copëtoje, duke kërkuar pavaresi për disa rajone te tyre, kurse kur vjen puna për veten, si psh. për baskët dhe Katalonjën në Spanjë, për Korsikën në Francë, për Irlandën e Veriut në Mbretërinë e Bashkuar , për flamengët në Belgjikë, ose per Kalifornine dhe Teksasin ne Amerike, nuk pranon dhe i gjakos ...
 
Redaktimi i fundit:
Kokat henkshi,kjo bote kurr s'ka per te gjete paqe...dhune kudo,dhune ne cdo lloj forme,njerez te etur per dhune...ishalla vjen fundi e na permbys njehere e mire t'gjitheve...
 
Eh njerzimi.
Po u mbyllen plaget ku do shiten ilacet.
 
Referendumi i përgjakur në Katalunjë, votohet pro ndarjes

1506891730gru.jpg


Qendrat e votimit u mbyllën në të gjithë katalonjës pasi turma të mëdha njerëzish votuan në referendumin për pavarësinë të cilësuar të jashtëligjshëm nga qeveria spanjolle.

Pavarësisht përpjekjeve të dhunshme të autoriteteve, shumica e katalanasve arritën të votojnë dhe u shprehën të lumtur që sfiduan qeverinë qendrore për aspiratat e tyre demokratike.

Katalanasit u përballën pa frikë me policinë për të mbrojtur qendrat e votimit dhe pastën sukses në pjesën më të madhe, pasi autoritetet mundën që të mbyllin vetëm disa dhjetëra prej tyre.

Por kjo përpjekje e Madridit kushtoi shumë shtrenjtë, pasi mbi 700 njerëz kanë mbetur të plagosur në përballjen e dhunshme me policinë, e cila nuk ngurroi të përdorte shkopat dhe plumbat e gomës.

Ndërhyrja e policisë u mbrojt nga Madridi zyrtar që tha se ishte proporcionale, por u dënua nga zyrtarët lokalë në Katalonjë që thanë se në demokraci nuk mund të ketë një imponim të tillë të shtetit.

Shtet që katalanasit e penguan me trupat e tyre që të ndalonte votimin. Qeveria spanjolle tha se policia veproi pas urdhrit të gjykatave, por strategjia për të ndaluar fizikisht njerëzit që të votonin ka potencialin që të kthehet në një bumerang.

Zor se dikush besonte para referendumit se për pak ditë Katalonja do të ishte e pavarur, por skenat e shëmtuara që u panë në Barcelonë dhe gjithë krahinën e kanë shndërruar atë në një mundësi të vërtetë. Nëse kjo vërtetë ndodh, jo vetëm Spanja, por e gjithë Evropa merr një rrugë të panjohur.

/ Top Channel
 
Kriza katalanase në duart e Madridit

Screen-Shot-2017-10-11-at-15.54.58.jpg

Nga Bernard Guetta

Më e keqja u shmang. Ndoshta nuk do të duhet një provë force e menjëhershme, por është po aq e vërtetë se nuk është zgjidhur asgjë, sepse në këtë pikë duhet që kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy të shfaqet edhe më i mprehtë, se sa ishte më 10 tetor, kreu i ekzekutivit katalanas, Charles Puigdemont.

Indipendentist që në adoleshencë, Puigdemont arriti të ripohojë të drejtën e pavarësisë së Katalonjës, duke u mbështetur në rezultatet e referendumit të 1 tetorit, duke propozuar në të njëjtën kohë që të “pezullohet” zbatimi i kësaj shpalljeje të pavarësisë (e cila nuk është bërë zyrtarisht), për të filluar negociatat dhe për të gjetur një zgjidhje të dakordësuar reciprokisht të cilës, megjithatë, nuk ia ka saktësuar natyrën.

Shkurt, Puigdemont ka thënë gjithçka dhe të kundërtën e gjithçka. Secili mund të interpretonte fjalët e tij si të donte, aq të paqarta ishin. Qeveria spanjolle nuk gaboi, kur e përshkroi si “të papranueshme” një “shpallje të pavarësisë të ndjekur nga një pezullim eksplicit”. Me sa duket, pikërisht kështu ndodhi. Pavarësia u la të kuptohet, por pezullimi i saj ishte aq i qartë, saqë Madridi nuk mund të zgjedhë kollaj që të ndjekë Nenin e administrimit të drejtpërdrejtë të Katalonjës, duke ia shfuqizuar autonominë e tanishme.

Shtytje drejt tratativave

Ky është mesazhi që Puigdemont i dërgoi Mariano Rajoyt: Madridi duhet të pranojë tratativën, që deri tani e ka shmangur gjithmonë, sepse përndryshe nis në anën e gabuar. Sipas presidentit katalanas, nuk ekziston më asnjë arsye për të mos u ulur në tryezën e negociatave, duke patur parasysh që ka patur një shpallje formale të pavarësisë.

Puigdemont u tregua shumë iz oti. Po çfarë mund të bëjë në këtë pikë qeveria spanjolle?

Rajoy nuk mund të bëjë haptaz tratativa me indipendentistët. Edhe po të donte ta bënte, baza e tij, ajo e të djathtës spanjolle, nuk do ia lejonte. Madridi nuk mundet as të përdorë forcën, pa u ekspozuar përballë risqeve të mëdha, sepse fjalimi i Puigdemont nuk ofroi një pretekst për të kaluar në veprim. Dhe kështu kthehemi në nyjën e problemit, e qartë që në fillim të kësaj krize.

Mes spanjollëve dhe katalanasve, ose më saktë mes kunërshtarëve dhe mbështetësve të pavarësisë, është i domosdoshëm një ndërmjetësim që lejon gjetjen e një kompromisi, një formë pavarësie në ndërvarësinë, për të cilën katalanasit do të duhej më pas të shpreheshin në një referendum, këtë herë të ligjshëm.

Nëse mbërrijmë në këtë pikë, nuk do të kemi ndarjen e Spanjës, sepse zgjedhësit nuk do ta mbështesnin. Por që kjo të bëhet, duhet që kryeqytetet evropiane të ofrojnë kontributin e tyre. Nuk ka asnjë minutë për të humbur, sepse fitili mbetet ndezur. / France Inter –
Bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-10-11-at-15.54.58.jpg
    Screen-Shot-2017-10-11-at-15.54.58.jpg
    105.8 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2017-10-11-at-15.54.58.jpg
    Screen-Shot-2017-10-11-at-15.54.58.jpg
    105.8 KB · Shikime: 0
E frikshme..... Kjo tregon qe ne fakt Demokraci ka thjeshte emrin sa per sy e faqe.

Shpresoj qe te ja arrijne synimit .
 
Back
Top