Përfundimi i misionit me 500 euro gjobë

Lauri

Anunnak
Përfundimi i misionit/ 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë gjobiten me nga 500 euro për festën me birra dhe muzikë

Gazeta “Corriere della Sera” shkruan se ata kanë festuar mbylljen e misionit me muzikë dhe birrë, por për këtë arsye janë gjobitur. Ata kanë thyer karantinën, por edhe janë grumbulluar më shumë se numri që lejohet.Misioni i tyre është mbyllur me birra dhe festë të çmendur, por edhe me një gjobë të majme prej 500 euro. Kësisoj, grupi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan në Itali e kanë mbyllur misionin e tyre në mënyrën më të keqe.
“Për fat të keq, disa nuk arritën të zbatojnë rregullat e bllokimit dhe shkuan në festime. Në fakt dhjetë prej tyre u gjetën në një dhomë hoteli në Breshia. Mes tingujve të muzikës dhe birrës ata kishin filluar festimet. Por gjithçka përfundoi kur erdhi policia dhe gjobiti të pranishmit. Gjërat u komplikuan kur disa prej mjekëve reaguan keq ndaj gjobave”, vijon portal italian. Dy prej tyre, janë paditur për rezistencë dhe fyerje. Policia ka nisur hetimet për episodin dhe do të hedhë dritë mbi incidentin.
Top Channel
 
Absulutisht e drejte.
Atje po vdesin nga 400 vete ne dite,dhe pikerisht keta qe jane dhe grami e pare duhej ta mbyllnin me festime te tilla,ku jane te ndaluara kategorikisht?!
 
Absulutisht e drejte.
Atje po vdesin nga 400 vete ne dite,dhe pikerisht keta qe jane dhe grami e pare duhej ta mbyllnin me festime te tilla,ku jane te ndaluara kategorikisht?!

O Nev tani te vdekurit me te vdekurit dhe te gjallet me te gjallet :) e di qe e ke te fresket e te dukem e pasjellshme por do me kuptosh me kalimin e kohes.

Puna eshte qe shkelen ligjin dhe ka pasoja. Tani perdite vdesin njerez i bie te mbajme heshtje gjithe kohes.
 
E kuptoj dhe jam dakort me ate qe thua,sigurisht te festojne por ne nje ritem me te ulte,dhe brenda masave.
Nuk shkon te thyejn rregullat baze pikerisht ata te vijes se pare te pandemise,pra pikerisht aty ku pergjegjsia duhet te jete shembull,nuk ben te jete abuzuese.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top