Tuana
Nada é por acaso!
Fotografia në të vërtet fokuson një perëndim dielli, vetëm se horizonti që dallohet është nga… një planet tjetër!
Fotografia u shkrep në Mars, citon alb-observer.com, nga roboti Opportunity Rover, hija e të cilit dallohet poshtë në të djathë.
Fotografitë u publikuan nga NASA këtë javë, por ato u dërguan nga roboti në muajin mars, më konkretisht në ditën e 2,888-të të qëndrimit të tij në sipërfaqen e Planetit të Kuq!
Zakonisht perëndimet e diellit në mars, marrin një ngjyrë kaltëroshe rreth tij, pasi pluhuri rrezaton ngjyrën blu më shumë për në drejtim të vëzhguesit, sesa rrezatimi në spektrin e kuq. Por shpesh herë shfaqen dhe ngjyra të tjera.
Opportunity Rover, që funksionon me energji diellore, vazhdon të dërgojë fotografi të shkëlqyera nga Planeti i Kuq, 8-vjet pas uljes së tij në sipërfaqen e marsit në 2004-ën, edhe pse misoni i tij ishte llogaritur fillimisht që të qëndronte aty vetëm 90 ditë./alb-o/