Lauri
Anunnak
Legjenda mbi Pan ka disa variante. Por sipas Homerit, versioni më i akredituar Pan është i lindur nga çifti Hermes dhe nimfës Driope. Nëna e tij e braktisi menjëherë pas lindjes sepse pamja e tij ishte aq e shëmtuar sa ajo ishte tmerruar; Hermesi e mori atë dhe pasi e mbështolli me një lëkurë lepuri, e çoi në Olimp për të argëtuar perënditë. Ai është përshkruar me këmbë dhe brirë dhie, me këmbë të ashperta dhe thundra, ndërsa trupi është njeri me mjekër dhie dhe të pajisur me një shprehje të tmerrshme. Pavarësisht nga keta tipare te shëmtuara, Pan është shume gazmor dhe bujar, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar ata që kërkojnë ndihmën e tij.
Emri i Pan duket se rrjedh nga greqishtja "paein" (për të kullotur), ku zotëronte kopetë që kulloste, pavarësisht se ishte një zot endacak pa një shtëpi të caktuar, ai është zot i fushave, pyjeve dhe kullotave, por mbi te gjitha kryeson me seksualitetin ku ka një fame shumë më të madhe midis perëndive të tjera: gjithmonë duke kërkuar nimfat, por ai gjithashtu i donte njerëzit e urte, si bariu Dafni të cilit ai i mësoi ti binte flautit. Historitë që e lidhin atë me nimfat dhe transformimet e tyre përfundimtare për t'i shpëtuar atij janë të shumta, më e famshmja është për nimfa Siringa.
Sipas mitit, Siringa ishte një nimfë e bukur me të cilën perëndia Pan u dashurua marrëzisht pas sajë. Por nimfa e refuzonte ate gjithmonë, duke ikur prej tij, kërkoi ndihmë tek perëndesha e tokës, Gaea, e cila e shndërroi atë në një kallam moçali per ta fshehur nga sytë e Pan. Kur era fryu nëpër kallamishte, u dëgjua zeri shqetësues i nimfës nga përplasjet e kallamave mes tyre. Kështu që, Pan, ende i trazuar në pamundësi për të identifikuar se në cilën kallamishte ishte kthyer Siringa, mori ca prej tyre, i preu me gjatësi në rënie dhe i bashkoi ato ngjitur me njeri tjetrin duke shpresuar qe nimfa ishte ndonjëra per atyre kallamishtëve, fillon të fryjë ne to . Kështu lindi instrumenti muzikor që mbante emrin e Siringës së tij të dashur: një instrument muzikor frymor, i përbërë nga disa tuba kallamishte, numri i të cilave mund të ndryshojë. Qe nga ky rast Pan, është pare shumë rradhë pa këtë istrument.
Pan si një simptomë psikologjike.
Krahas mitologjisë, lind idea ne këndvështrimin e mjekësise e bazuar saktësisht tek etimologjia e fjalës pan-ik. Pse na shfaqet Pan në kokën tonë? Nuk ka asnjë arsye të vetme të saktë për të kuptuar se nga buron sulmi i panikut, por është e sigurt që ekziston një çrregullim themelor. Në prani të alesstimise (paaftësia për të ndjerë dhe shprehur emocione) qe shkakton një grumbullim të madh të frikës, impulseve dhe pyetjeve, qe do të shkaktonte në mënyrë të pashmangshme një shpërthim të pakontrollueshëm dhe të papritur. Ndonjëherë ne i shikojmë këto simptoma dhe reagime me nënvlersim, pan-iku nuk është asgjë tjetër veçse një mesazh që nuk është kuptuar si duhet. Qe, po te kuptohej mire qe ne fillim, problemi pan... do ishte zgjedhur qe ne zanafillë
Pan seksual.
Pan një gjysëmperëndi me një konotacion të fortë seksual. Kohët e fundit, gjysëmperëndia prezantohet si zot i masturbimit nga James Hillman, një psikolog i njohur amerikan, i cili pretendon se Pan është shpikësi i masturbimit. Për shkak të paraqitjes së tij të pakëndshme, Pan u detyrua të praktikonte masturbimin, ose të merrej me dhunë seksuale. Mund të thuhet se ai vuante nga nimfomania, kuptuar si një mani e vërtetë për nimfat. Dashuria e pa shpërblyer e Pan shpesh kthehej në një mani të vërtetë, një mani me efekte të këqija. Pitis, për shembull, ishte një nimfë që kishte dy kërkues, Pan dhe Boreas (era e veriut). Sidoqoftë, Pitis ishte e dashuruar me Panin dhe, kur ajo vendosi të lidhej me të, era e ftohtë e veriut fryu aq shumë saqë ra nga një shkëmb. Hyjnesha e tokës Gaea më pas e transformoi atë në një pishë..
Permbledhje vetm per fv; by Lauri anunnak.
Ps. Ngaqë prezantohet gati gjithmonë nga arti si një figurë me nuanca seksuale, prefrova ta postoj ketu
Ps.2 pak a shumë të ngjashme kemi edhe këtë temën tjetër

E bukura dhe bisha
Afërdita, Erosi dhe Pan - rreth 100 para Krishtit - Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Athinës. Është shte një grup mermeri që riprodhon tre krijesa mitike: Afërdita perëndesha e dashurisë, Pan një hyjni e egër gjysmë njeriu dhe gjysmë dhie, dhe Eros, perëndia e dashurisë fizike dhe dëshirës i...
www.forumivirtual.com