Perdet që mbajnë temperaturë konstante 25 gradë celsius në dhomë
Studentet Anna Koppmann dhe Esmee Willemsen kanë dizajnuar një perde ‘inteligjente’ për rregullimin e temperaturës që do të përdoret në shtëpi. Shpikja u zgjodh si një nga hyrjet në Global Grad Show 2020.
Esmee dhe Anna po studiojnë të dyja në Universitetin e Arteve të Berlinit, ku një nga projektet e tyre ishte gjetja e mënyrave të përdorimit të artikujve të vjetër dhe të zakonshëm për të zgjidhur disa nga sfidat e sotme.
Të dyja ishin të shqetësuara për efektet e ndryshimit të klimës. “Temperaturat po rriten në të gjithë botën, dhe verat po nxehen. Dhe kjo rriti kërkesën për pajisje freskuese”, shpjegon Esmee për Euronews Living.
“Ne shikuam mënyra për të kontrolluar temperaturën në një mënyrë më të qëndrueshme, pa përdorimin e energjisë elektrike”, shton ajo. Emri i projektit të tyre është “Plus-minus 25 °C”. Dhe kjo i thotë të gjitha – perdja inteligjente mban temperaturën e dhomës rreth kësaj pike.
Kjo është duke u shfaqur në Global Grad Show. Ekspozita virtuale përmban 100 projekte nga gjenerata tjetër e shpikësve të diplomuar. /Telegrafi/