Perballë jetës gjithmonë mbetemi nxënës

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Perballë jetës gjithmonë mbetemi nxënës



Sa e sa këmb na kanë shkelur, sa e sa fjal i kemi ndegjuar, sa e sa vepra e gjak janë derdhur...


Jeta shumë gjëra na mësoi, na mësoi vuajtjen, gëzimin, pikëllimin dhe gjithçka që të përballemi me të.

Në fakt jeta ka shumë gjëra të cilat t'i jep si këshillë ndërsa ti mund t'i pranosh në cfarë mënyre të duash...

Mbetën shumë gjëra në mendje duke kërkuar realitetin, duke menduar që kemi arritur diçka që asnjë njeri s'mund ta posedon por ja që jeta ndonjeherë të ngushton mendjen, dëshiren dhe të thotë NDALU ! Sado në jetë të kishe kaluar përballë jetës prap je si një hije që endesh nëper botën kalimtare e cila një ditë do të mbaron. Gjithmonë mësohu t'i mësosh të tjerët por jo edhe jetën. Ti je vetëm një nxënës i cili ec nëpër tokë, mundohesh të mësosh diçka nga ajo por gjithmonë përgjigjja e kësaj pyetje gjindet në fund. Tani ti bëje jetën si një hije që ec për rreth saj, mundohesh për vetvetën dhe mbledh fuqi të duash atë që sheh, të përballosh dhimbjen që ke dhe të mendosh atë qe ke ne mendje. Ti je vetëm një mëkëmbës i saj sado në jetë të mundohesh të kuptosh se qka është ajo, gjithmonë mëdyshja jeton mes teje dhe vetvetës. Pra të lutem ik nga vemendja që don ta zbulosh sekretin e jetës, sado në jetë të jesh i ditur prap në fund do ta kuptosh se asgjë nuk ke ditur...

Një mendimtar në fund të jetës se tij tha: " Në këtë jetë shumë gjëra mësova, por në fund të saj asgjë nuk dita "...

Pra mundohu të jetosh me atë të cilën je porositur të ecesh në një rrugë e cila të shpien drejt suksesit dhe jo hamendjes, ajo në të cilen bën pjesë lumturia, gëzimi dhe heshtja e suksesit pa mbarim... Në çdo rrugë mund të hasësh vështirësi por kjo është ajo rruga e cila nuk mund ta ecësh, e vetmja mënyrë e suksesit është tërheqja nga kjo rrugë...

Pra nuk është e vështirë të pranosh faktin i cili gjendet mes ty dhe jetës qoft i hidhur apo edhe i ëmbël, tani në cdo moment jeta mund të kundërshton, pas një kohe mund të ec me ty. Ti gjithmon je mes balansit të së mirës dhe së keqës atëher si mund ta kuptosh realitetin e kësaj jete që gjithçka një ditë do të mbaron. Pra ti mundohu të jetosh si një njeri i ditur me një dorë dhe vepër këshilluese por asnjëherë mos u mundo t'i tregosh jetës veprimin sepse ajo është rrugë me gjëmba e cila në cdo anë që kthehet mund të të pret...



Nga albDrejtësia.com
 
Back
Top