*Për fjalamanët, shpifësit, thashethemaxhinjtë - vrasësit e jetës...
Hajde këtu,
të të jap hua këpucët e mia,
që të zhytesh e të luash për pak
në të njëjtat ujëra ku unë jam mbytur.
Hajde,
të të jap këpucët e mia,
që të ecësh në trotuaret e jetës sime,
e ndoshta atëherë do të mund të kuptosh më mirë.
Hajde,
të të jap këpucët e mia,
që ti të jetosh ato që kam jetuar unë,
e pastaj të më thuash nëse të bezdis akoma e ecura ime.
Hajde,
vishi këpucët e mia,
ndjehu siç jam ndjerë unë,
e pastaj thuamë nëse do të mund të jesh ende kaq mizor.
Ti di vetëm një copëz të historisë dhe guxon të gjykosh nga aq sa mund të shohësh.
Do që ta kesh panoramën e plotë?
Hajde,
vishi këpucët e mia,
përshkoje shtegun tim,
e pastaj tregomë nëse të dhembin këmbët.
Roberto Caruso
Përktheu: Klodi Smajlaj