Për vdekjen

MasteR

I'm offline
Muhammedi a.s.: "Vdekja është dhuratë për besimtarin, sepse bota është burgu i tyre ..."



Nga: Shefarudin Maneri


Njerëzit janë tre llojesh: të parët janë lakmitarët, të dytët janë ata që kanë filluar t'i përkushtohen Allahut dhe të tretët janë ata që kanë arritur majat e dijes mistike. Njerëzit, të cilët janë të dhënë pas kënaqësive, thjesht nuk mendojnë për vdekjen, dhe nëse e bëjnë këtë, si qëllim kanë vetëm ta shfrytëzojnë sa të munden këtë botë dhe të kenë sa më shumë gjëra të mira prej saj. Përkujtimi i vdekjes e largon një person të tillë nga Allahu. Njerëzit, të cilët kanë filluar t'i kthehen Zotit, e kujtojnë vdekjen si një mjet për t'u ngjallur atyre frikë në zemra dhe si rrjedhim të mund t'i përkushtohen Atij plotësisht. Shpesh ndodh që ai të mos e pëlqejë vdekjen nga frika se mund të vijë para se t'i përkushtohet Allahut plotësisht dhe ndjen se nuk është i përgatitur për të. Një njeri i tillë do të justifikohet për këtë mospëlqim dhe nuk do të jetë nën kërcënimin "Kushdo që e përçmon pamjen e Allahut, nuk do të mëshirohet nga Ai". Kjo do të ndodhë sepse ai nuk e urren vdekjen dhe pamjen hyjnore, por ka frikë se do ta humbasë këtë pamje për shkak të gabimeve të tij. ثshtë si shembulli i atij personi që vonohet të takojë njeriun që do dhe vazhdon të bëjë përgatitje, që ta takojë atë në kohën dhe vendin që do t'i pëlqenin atij më shumë. Ai nuk e llogarit punën që duhet bërë për një përgatitje të tillë. Shenja e miqësisë është se ai po përpiqet për hir të njeriut të dashur dhe nuk është i preokupuar për ndonjë tjetër.

Mistiku më i lartë e kujton shpesh vdekjen, sepse është koha e caktuar për të parë fytyrën e Zotit, dhe ai nuk mund ta harrojë këtë çast, për shkak të dashurisë së madhe që ka për Të. Ai do të dëshironte të përpihej nga vdekja, kështu që duke u çliruar nga vendbanimi i mëkatarëve, do të mund të ngrihej në vendbanimin pranë të dashurit të tij, ashtu si Huzeifa tregon: "O Allah! Ti e di se preferoj varfërinë para pasurisë, sëmundjen para shëndetit dhe vdekjen para jetës. Bëje vdekjen të lehtë për mua, që të arrij tek shpërblimi im, tek Ti!" Tani kuptohet përse fillestari falet që nuk dëshiron t'i vijë vdekja dhe nga ana tjetër, mistiku i lartë justifikohet për dëshirën e madhe që ka pasur që t'i vijë vdekja! Megjithatë thuhet se ekziston një shkallë edhe më e lartë se këto të dyja, kur një njeri nuk përdor asgjë, por vepron vetëm për hir të Allahut. Për veten, nuk zgjedh as vdekjen dhe as jetën. Kjo është shkalla e dorëzimit dhe e pranimit, është pika finale e atyre që kanë arritur majën.

Një njeri që e ka arritur këtë fazë, kur përkujtimi i vdekjes i bën të mirat të duken të lodhshme dhe i shndërron kënaqësitë që njeriu merr prej tyre si shqetësime, dhe ajo që normalisht i bën gjërat e pahijshme të dëshirueshme dhe të pëlqyeshme për njeriun, bëhet diçka që të të shpjerë drejt shpëtimit. Ja një ide për këtë: "Mendo më shumë për shkatërruesin e kënaqësive (vdekjen), që prirja jote kundrejt tyre të ndërpritet. Atëherë ju do të mund t'i përkushtoheni Allahut". Thuhen në një traditë: "Nëse kafshët do të dinin për vdekjen, aq sa ju dini, ju nuk do të mund të hanit ndonjë kafshë të majmur".

Aishja r.a. ka thënë: "O i dërguari i Allahut kush do të shfaqet bashkë më dëshmorët Ditën e Ringjalljes?" I dërguari i Allahut u përgjigj: "Ai që mendon për vdekjen 20 herë çdo ditë e natë". Ai tha gjithashtu: "Vdekja është dhuratë për besimtarin, sepse bota është burgu i tyre dhe ata janë gjithmonë të brengosur në të. Vdekja është çlirim nga ajo dhe çlirimi nga burgu është dhuratë më e çmuar!" Kushdo që është mysliman i vërtetë, e kërkon atë. Besimtar i vërtetë është ai, nga gjuha dhe duart e të cilit myslimanët marrin paqe dhe siguri. Sjellja e besimtarëve duhet të jetë udhëzim për të tjerët. Ata nuk duhet të njollosen nga mëkatet, përveç atyre të papërfillshmëve. Vdekja i bën ata të pastër.

Një njëri i urtë i shkroi njërit prej vëllezërve të tij: "Ki frikë nga vdekja sa je në këtë botë, para se të shkosh në botën tjetër, sepse atje do ta kërkosh vdekjen, por nuk do ta gjesh". Khuaja Rabih Tamimi ka thënë: "Kënaqësitë e kësaj bote më kanë ndërprerë nga dy gjëra: nga përkujtimi i vdekjes dhe nga qëndrimi në praninë e Allahut". Kaab Ahbar ka thënë: "Ai që e kupton se çfarë është vdekja, sprovat dhe vështirësitë për të në këtë botë bëhen të lehta për t'u përballuar!". Tregohet se Mutarraf ka thënë: "Pashë në ëndërr se dikush nga xhamia e Basrës po thoshte se përshkrimi i vdekjes e ndan në copa zemrën e të ndruajturit". Tregohet se sa herë që Jezusit i kujtohet vdekja, i pikonte gjak nga trupi. O vëlla, ti nuk duhet të mbetesh pas atyre, që ditë e natë e kujtojnë vdekjen të paktën 20 herë. Përkujtojeni atë shpesh dhe jini gati për vdekjen, kurdo që ajo të vijë. Qaqa Hakim ka thënë: "E kam pritur vdekjen për 30 vjet, saqë nuk kam më dashuri për asgjë tjetër këtu". Një njeri i dashur tek Allahu, shkroi në një letër: "Kjo botë është një ëndërr. Pas saj, vjen zgjimi. Mes tyre gjendet vdekja. Ne të gjithë jemi të ngatërruar nga ëndrrat".

O vëlla, edhe nëse nuk do të kishte hidhërim, dhimbje, frikë apo vuajtje, vdekja dhe vuajtjet e saj do të mjaftonin, sepse gjithë jeta bëhet e mjerueshme për shkak të atij çasti. Gjithë kënaqësia shkatërrohet këtu, ndërsa çdo gabim apo veprim trashanik do të ndryshojnë tërësisht pas zgjimit. Thuhet se vdekja është më e dhimbshme sesa goditja me shpatë, prerja me sëpatë, apo heqja e thonjve nga gishtat. Profeti (a.s.) ka thënë: "O Allah, më mundëso që t'i duroj vuajtjet e vdekjes!" Në mënyrë të ngjashme, Jezusi (a.s.) u tha ndjekësve të tij: "O të nxënësit e mi, lutjuni Allahut ta bëjë vdekjen të lehtë për mua, sepse kam shumë frikë prej saj, saqë frika po më çon drejt saj!"

Tregohet se një grup prej bijve të Izraelit po kalonin pranë një varreze. Ata iu lutën Allahut që ta sillte në jetë njërin prej të vdekurve që ta pyesnin. Kur ja, një i vdekur u ngrit nga varri, ndërmjet syve kishte shenjën e sexhdeve të tij të vazhdueshme. Ai tha: "O burra, çfarë doni nga unë? Kam 50 vjet që e kam shijuar vdekjen, por hidhëtia e saj nuk më është larguar akoma nga zemra!".

Një burrë u shkonte njerëzve të sëmurë, të cilët po vdisnin dhe i pyeste: "Si të duket vdekja?" Kur u sëmur vetë dhe po vdiste, të tjerët i bënë të njëjtën pyetje. Ai u përgjigj: "ثshtë sikur qielli po mbulon tokën, dhe sikur shpirti im po tërhiqet nga vrima e gjilpërës". Tregohet se profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: "Nëse mbi banorët e qiejve dhe të tokës do të vendosej vetëm një fije floku e një të vdekuri, atëherë me lejen e Zotit, të gjithë do të zhdukeshim, sepse në çdo fije është efekti i vdekjes, dhe nëse ky efekt bie mbi diçka, e zhduk atë". Tregohet gjithashtu se ai (a.s.) ka thënë: "Nëse vetëm një grimcë frike do të binte mbi malet e tokës, pa dyshim ato do të shkriheshin". Tregohet gjithashtu se kur shpirti i Musait arriti në praninë hyjnore, Allahu e pyeti: "O Musa, si t'u duk vdekja?" Ai ia bëri këtë pyetje, megjithëse Ai e dinte përgjigjen e saj. Musai u përgjigj: "Shpirti m'u duk di harabel, dhe në një gjendje të tillë, sikur u skuq në tigan, por nuk e mori lehtësimin e vdekjes, dhe as nuk u çlirua që të fluturonte larg".

Profeti (a.s.) ka thënë: "Ai që po vdes dhe e di se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, do të shkojë në parajsë. Tregohet se profeti Muhamed (a.s.) shkoi tek një i ri, i cili po vdiste dhe e pyeti: "اfarë mendon për Allahun?" I riu u përgjigj: "Kam shpresë tek Allahu, por kam frikë nga mëkatet e mia". Ai i tha: "Nëse në një çast të tillë në zemrën e njeriut janë të pranishme këto dy ndjenja, domethënë që Allahu nuk do t'i japë atij atë që ai shpreson, frika e tij do të kthehet në siguri".

O vëlla, fundi është njësoj për të gjithë, qofsh lypës apo mbret. Kur robi është i fortë dhe ka besim të saktë, tek ai duhet të mbizotërojë droja. Nga ana tjetër, kur ai është sëmurë dhe i dobët, veçanërisht në prag të vdekjes, duhet të mbizotërojë shpresa. Dijetarët kanë thënë se arsyeja është se Allahu ka thënë: "Jam pranë atyre zemrat e të cilëve më druhen Mua!"

Në çastin e vdekjes, dhe gjatë vuajtjes para saj, shpresa është më e mirë, sepse në atë çast zemra e njeriut është e thyer, për shkak të mëkateve të kryera kur ai ishte i shëndetshëm dhe i fortë. Nëse thua se njeriu duhet të mendojë mirë për Allahun, kjo sipas traditave profetike, atëherë kuptoje se njëri prej mendimeve të mira që duhet të kemi është t'i shmangemi çdo mëkati çfarëdo qoftë, që kemi bërë kundër Allahut, si dhe t'i frikësohemi dënimit në botën tjetër, duke u përpjekur t'i shërbejmë Atij. Kuptojeni se të gjitha punët kthehen në këtë burim të vetëm, domethënë, tek një pikë që zbeh fytyrat, copëton zemrat dhe i kthen sytë në gjak. Kjo frikë është shkaku i dijes mistike. Me fjalë të tjera ky është kufiri dhe skjai i atyre që i frikësohen Allahut. Një sufist i nderuar ka thënë: "Ekzistojnë tre lloje hidhërimi: ai i adhurimit - a është pranuar adhurimi apo jo; ai i mëkatit – a më është falur apo jo; dhe i fytyrës së Allahut – a do të më lejohet ta shoh ajo jo. Më të mirët kanë thënë: "ثshtë vetëm një hidhërim – mohimi i shikimit të Allahut! اdo hidhërim tjetër mund të përballohet, sepse nuk do të zgjasë". Prandaj, të urtët luten: "O Zot, bëj çfarë dëshiron, por vetëm këtë mos na e moho!" F.islam
 
Back
Top