Për të jetuar më mirë. Këshillat e vyera të një psikiatri francez

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Për të jetuar më mirë. Këshillat e vyera të një psikiatri francez

ثshtë koha për të bërë pakëz “next”-ing: do të na ndihmojë të jetojmë më mirë, të jemi të lumtur. Bëhet fjalë për të mprehur aftësinë për t’u përgatitur për të ardhmen në mënyrë qeshur. Në qoftë se prisni më të mirën, jini të përgatitur për ta jetuar atë, përfytyruar, realiteti nuk do ju zhgënjejë. Kjo ndodh shpesh, por nuk do të thotë sigurisht, që mjafton ta përfytyrosh. Eshtë llogaritur se ndikimi i kësaj në arritjen e një qëllimi është 14 për qind. 86 përqindëshi i mbetur varet nga kapaciteti ynë, nga rastësia dhe rrethanat. Por sipas Michel Lejoyeux, autoriteti më i lartë francez në fushën e psikologjisë dhe shqetësimeve të humorit, ky 14 për qind është e domosdoshëm për të bërë të mundur, që parametrat e tjerë të dalin në pah.

“Truri ynë – thotë ai – është arma më e mirë kundër depresionit që përjetojmë. Ky organ ka plot energji, mjafton të mësojmë që të punojmë mirë me të dhe ta stërvisim për të qenë gjithmonë më mirë. Në kafkën tonë kemi një makinë të mrekullueshme të humorit të mirë. Problemi është se na është dhënë, pa manualin e përdorimit”.

Screen-Shot-2017-07-28-at-10.05.25.jpg

1-Si të mbrohemi nga nostalgjia kolektive
Mos u informoni vetëm për botën. Mundohuni të keni gjithashtu lajme për ju, për njerëzit që keni përreth. Kufizoni ekspozimin ndaj një lajmi të keq. Mos i zgjasni diskutimet mbi aspektet negative të aktualitetit, sepse rrezikoni vetëm të prishni humorin. Angazhohuni, në vend se të kaloni kohë duke u ankuar apo kritikuar. Ngjarjet në të cilat ju mund të veproni, nuk do të jenë ngjarje që do t’ju ndodhin ju vetë. Zgjidhni mirë se ku i dedikoni përpjekjet tuaja dhe pastaj përvishni mëngët.

2. Zgjidhni “si”, në vend të “përse”

Një teprim me reflektimin mund të jetë kundërproduktiv. Përballë një problemi, disa persona pyesin “Përse më ndodhi pikërisht mua?”, por pyetja “si të dal?” zakonisht është më e dobishme. “Si” ndoshta duket më pak tërheqëse nga pikëpamja intelektuale, por është më efikase nëse duam të mbrojmë mirëqenien tonë. Kërkoni zgjidhje në vend të shpjegimeve. Kjo nuk do të thotë se shpjegimet dhe arsyet e thella janë të injorueshme, por se do të ketë kohë për t’i përballur, një herë që është gjetur mënyra për të përmirësuar humorin.

3. Bëni revolucion kundër trurit tuaj

Tryri ynë është programuar për të qenë rutinor. Një tipar veçanërisht i dukshëm tek fëmijët, që duan më shumë se gjithçka tjetër të përsërisin të njëjtët aktivitete apo lojëra që i argëtojnë. Ndërsa të rriturit janë të prirur që të këmbëngulin në gabimet e tyre dhe në zhvillimin e një “ngjitjeje” pas gjërave që i dëmtojnë. Ndryshimi i aktivitetit, alternimi i angazhimeve, do ju bëjë më produktivë e të kënaqur. Rizgjoni neuronet që janë fjetur, sepse u keni dhënë të tjerëve punë me tepri. Shkurt, çlirojeni trurin tuaj.

4. Arti i të harruarit

Të harrosh është e dobishme, por e vështirë. Nuk jafton që t’ia thuash trurit. Për të bërë që truri të mos memorizojë, duhet ta shpërqëndroni, në vend se ta mbysni me një det informacionesh. Amnezia përmes tejngopjes funksionon shumë më mirë se ajo përmes anulimit. Duke u përqëndruar tek gjërat e mira të jetës suaj, nuk është se zhdukni ato të këqia, por reduktoni hapësirën jetike në dispozicion të tyre.

5. Mos u justifikoni më

Shumë prej nesh justifikohen vazhdimisht. Ndiqni një dietë vegjetariane, apo jeni thjesht në dietë? Nuk duhet të kërkoni ndjesë sa herë që hani me të tjerë. Zakoni i të justifikuarit vazhdimisht është i dëmshëm. Qortoni veten dhe konsideroni të rënda, sjelljet që janë banale apo detaje që askush nuk do i vinte re? Kështu vetëm ushqeni ndjenjën tuaj të fajit. Mos kërkoni autorizim për një gjë që është në të drejtën tuaj. Nuk është e thënë që ata përreth jush të vlerësojnë këtë edukatë të tepruar tuajën, duke qenë se nuk është thjesht kortezi dhe përfundon duke qenë irrituese. Do i bëni shumë më mirë imazhit tuaj, nëse pranoni atë që jeni, pa u vetëqortuar.

6. Konsumoni peshk

Peshku është një antidepresant natyror i përsosur, shumë i mirë për zemrën dhe humorin. Ky ushqim është i pasur me omega 3, pra acide miqësorë ndaj humorit të mirë. Falë omega 3 truri plaket shumë më ngadalë dhe kujtesa bashkë me reflektimin mbahen në formë, për një kohë më të gjatë. Po kështu ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Efektet pozitive të peshkut janë më të dukshme tek burrat. Duket se popullsia femërore ka në dispozicion më shumë rezerva të omega 3. Edhe Vitamina E ndihmon sinapset nervore që të funksionojnë më mirë. Një organizëm me një rezervë të mirë të Vitaminës E ka një tru më të adaptueshëm dhe rezistent dhe neurone më pak “të stresuar”. Bëni kujdes edhe për nivelet e magnezit, kalciumit, hekurit dhe zinkut: personat që kanë nivele të ulët të këtyre materialeve janë më të prirur të zhvillojnë shqetësime të humorit në krahasim me ata që kanë nivele normale.

7. Bëni dashuri

Dashuria është antidoti më efektiv kundër trishtimit. Rënia në dashuri na bën të ndjehemi dinamikë dhe plot energji, deri në pikën që nuk ndjejmë as nevojën për të fjetur. Dashuria është e mirë për zemrën, ul nivelet e hormoneve të stresit, mbron enët e gjakut dhe rrit jetëgjatësinë, duke përmirësuar cilësinë e jetës. Të dashuruarit kanë nivele të larta të serotoninës, neurotransmetuesi i humorit. ثshtë si të marrësh një antidepressant jashtëzakonisht të fuqishëm, pa vuajtur efekte anësore.

8. Përdorni metodën Tom dhe Jerry

Nëse dikush ju thotë Tom, gjëja e parë që vjen në mendje është padyshim Jerry. Ky është një automatizim i pafajshëm, por është i njëjti që “shkrep”, kur presim më të keqen e çdo situate. Ka ushtrime veçanërisht të dobishme për njerëzit që shpenzojnë orë dhe orë të tëra, me mendime negative. Bëhet fjalë për teknika që mësohen për të bllokuar automatizmat. Një shembull? Luani me fjalët, provoni shoqërime të ndryshme. Të rrisim mundësitë, rrugëdaljet. Do të zbuloni se idetë nuk mund t’ju pushtojnë sipas qejfit të tyre, që ju mund të rezistoni.

9. Zbuloni kënaqësinë e mirënjohjes

Mos i qortoni më anëtarët e familjes tuaj, kolegët, se nuk ju kushtojnë vëmendje të mjaftueshme, por shikoni se çfarë gjëje pozitive kanë bërë ata, si dhe sinjalet e simpatisë dhe nderimit që ju duhet të shfaqni ndaj tyre. Mirënjohja do të kalojë nga një gjendje pasive, pritjeje dhe qortimi, në një gjejndje aktiv. Edhe pse mirënjohja mund t’ju duket pak “artificiale”, duke e vënë në praktikë, do të keni përfitime të pamohueshme. / Bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-07-28-at-10.05.25.jpg
    Screen-Shot-2017-07-28-at-10.05.25.jpg
    80.4 KB · Shikime: 0
Back
Top