Për pavarësi, Kosova miqësore me Fenerbahçen apo Kanadanë?

Ado

FISEBILIL-LAH
Për pavarësi, Kosova miqësore me Fenerbahçen apo Kanadanë?

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 17 shkurt, në dy vjetorin e shpalljes së pavarësisë, pritet të zhvillojë një ndeshje miqësore me rëndësi. Takimi miqësor pritet të luhet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ndërsa si kundërshtar të mundshëm përmenden emrat e klubit të njohur turk Fenerbahçe dhe i Përfaqësueses së Kanadasë.
Futbollistët e parë të ftuar për takimin e 17 shkurtit janë vëllezërit Taulant e Granit Xhaka. Dy futbollistët e ekipit zviceran Basel janë ftuar personalisht nga kryetari i FFK-së Fadil Vokrri.
"Kryetari Vokrri na ka ftuar mua dhe Taulantin për të luajtur për Kosovën në ndeshjen miqësore që luhet në dyvjetorin e pavarësisë. Vokrri na ka thënë se Kosova do të luajë kundër Fenerbahçes apo Përfaqësueses së Kanadasë", ka thënë të premten për gazetën Granit Xhaka. Ai së bashku me familje është duke i kaluar pushimet dimërore në Prishtinë.
"Ne ftesën që të luajmë për Kosovën më 17 shkurt e kemi pranuar me shumë kënaqësi. Falënderojmë Vokrrin për ftesën dhe pritjen e ngrohtë që na ka bërë. Do të mundohemi maksimalisht që më 17 shkurt të jemi në Prishtinë dhe të luajmë për Kosovën", ka shtuar Xhaka. Granit Xhaka muajin e kaluar doli kampion bote me Përfaqësuesen U-17 të Zvicrës. Vëllai i tij i madh, Taulanti luan për U-19 të Zvicrës. Vëllezërit Xhaka deri më tani ishin pjesë e ekipit U-21 të Baselit, ndërsa pas vitit të ri do të gradohen në ekipin senior.
Kryetari i FFK-së ka thënë se është duke punuar për të aranzhuar ndonjë takim, por sipas tij, ende asgjë konkrete nuk ka.
"Jemi duke punuar në këtë drejtim. Po mundohemi, por asgjë konkrete nuk ka për momentin", ka thënë shkurt Vokrri.
Fenerbahçe është njëra ndër skuadrat më të famshme dhe më të suksesshme turke. Në këtë skuadër ka luajtur edhe vetë Vokrri në fillim të viteve '90.
Përfaqësuesja e Kanadasë mban pozitën e 56-të në renditjen e FIFA-s.
Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e fundit me një përfaqësuese e ka zhvilluar më 15 qershor të vitit 2007, kur në Turqi mposhti Arabinë Saudite me rezultat minimal 1:0. Më 14 qershor të vitit 2008, Kosova luajti ndeshje revyale me yjet e futbollit shqiptar. Ndërsa në pranverë të vitit 2009 përzgjedhja e Superligës luajti dy miqësore me ekipe suedeze.
Në tetor të vitit të kaluar Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ia ndaloi Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore me përfaqësueset e huaja.

Ende nuk kanë vendosur

Granit Xhaka ka thënë se ai dhe vëllai i tij, Taulanti, ende nuk kanë vendosur se për cilën përfaqësuese do të luajnë në nivelin senior. Pas takimit të vëllezërve Xhaka me kryetarin e FFK-së, mediumet zvicerane kanë kontaktuar nënën e dy futbollistëve, e cila ka thënë se ata i takojnë Zvicrës.
"Ne ende nuk kemi vendosur se për kë do të luajmë kur të rritemi, për Kosovën, Zvicrën apo Shqipërinë. ثshtë herët të vendoset për këtë", ka thënë Xhaka të premten./
Ks-Forum.Us "Me Ne Nuk Jeni VeteM"
 
Titulli: Për pavarësi, Kosova miqësore me Fenerbahçen apo Kanadanë?

Me Kanadane :D Ti rrahim njehere ato kanadezet e dreqit se Turqit i rrahem me Skenderbeun :p
 
Per futboll zgjedhja me e mire prej ktyre dy te kqijave eshte Fenerbahçe
Kanada te pres deri sa Kosova te formoj nje perfaqesuese ne hockey
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top