Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Për ju që kafshoni thonjtë: 6 arsye pse nuk duhet ta bëni më

Për ju që kafshoni thonjtë: 6 arsye pse nuk duhet ta bëni më​

1641221377569.png
Më tepër sesa simptomat emocionale dhe në sjellje, kafshimi i shpeshtë i thonjve mund t’ju shkaktojë dëme për shëndetin. Ja disa nga arsyet përse duhet ta eliminoni këtë zakon:
1.Çon në sëmundje të shkaktuara nga bakteret – Thonjtë janë vendi ideal për formimin e baktereve si salmonela dhe E. koli. Sa herë të kafshoni thonjtë, këto baktere kalojnë në gojë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke shkaktuar infeksion. Thonjtë janë dy herë më të pisët sesa gishtat. Është shumë e vështirë t’i mbash pastër duke i bërë ata fajtorë për transferimin e organizmave infektive.
2.Mund të shkaktojë infeksion të thonjve – Ata të cilët kafshojnë thonjtë janë më të prirur të zhvillojnë një infeksion të lëkurës përreth thonjve. Teksa kafshoni thonjtë, bakteret, infeksionet dhe mikroorganizmat kalojnë nga plagë të vogla duke shkaktuar ënjtje, skuqje dhe qelb rreth thonjve. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, infeksioni bakterial i shkaktuar nga kafshimi i thonjve është një nga problemet më të përhapura të thonjve.
3.Thonjtë të rriten në brenda në mish – ‘Ngrënia’ e thonjve ju shkakton thonj të rritur në mish. Gjithashtu shkakton enjte, skuqje dhe dhimbje. Ajo mund të shkaktojë dhe infeksione, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
4.Shkakton ftohje – Sa herë që kafshoni thonjtë, ekspozoheni ndaj mikrobeve të virusit të gripit apo të ftohjes.
5.Mund të formojë lytha për shkak të infeksioneve HPV – Lythat në gishtat tuaj të shkaktuara nga “Human Papiloma Virus” ose shkurt HPV, janë efekte të zakonshme nga kafshimi i vazhdueshëm i thonjve. Këto lythat mund të përhapen shumë lehtë në buzë dhe gojë teksa kafshoni thonjtë.
6.Ju sjell probleme dentare – Kafshimi i thonjve pengon në mbylljen e duhur të dhëmbëve duke shkaktuar zhvendosjen e dhëmbit nga pozicioni i duhur dhe sjell kështu deformim dhe dobësim të tyre.

B.preferenca.al
 
Ahhhh dhe une qe vrisja mendjen pse thonjet e kembes me enjten shpesh ..Madje dhe nje dhemb me ra duke u munduar te pres thojin e gishtit te madh te kembes ...😄
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back