Për çdo vajzë e grua dua të them veç kaq.

Arfenilla

Themelues i Forumit
Per çdo vajzë e grua dua të them veç kaq
Nje mesazh i goditur ne keto kohe ku materialja dhe pamja e jashtme po fiton bindshem mbi brendine shpirterore dhe vlerat njerezore.

Për çdo vajzë e grua dua të them veç kaq:

-Për të fituar lirinë nga dhuna në familje mos u martoni me të parin që iu del përpara. Nuk po fiton lirinë, po e shet atë. -Investoni në arsimin dhe edukimin tuaj, në rradhë të parë për të qenë njerëz më të mirë, për të vlerësuar veten si duhet dhe për të krijuar një personalitet identifikues tuajin.-Rrobat e shtrenjta, telefoni më i fundit në treg, “make up profesional” nuk ka për t’iu bërë as njerëz më të mirë as më të vlerësuar. Në fund të ditës unë besoj që çdokush do mbaj mend një shpirt dhe jo një fytyrë apo një send. -Mos prisni që dikush t’iu rregullojë jetën. Trajtoje veten si princesha që nuk je. Nuk ka “princa” që vijnë për të të nxjerrë nga “ferri” apo t’iu shpëtojnë. Duhet ta pyesësh mirë veten nëse kërkon dikë të të blejë apo të të dashurojë. -Puno. Njihja vlerën vetes. Paratë e askujt nuk do të bëjnë më të lumtur se ata që ke fituar vetë. -Mëso të menaxhosh kohën tënde. Asgjë nuk vlen më shumë se koha. Askush nuk do ta kthejë atë pas. Ndërto kujtime. Kur fundi të vijë veç ato do të mbesin. Në frymën e fundit ato do të kesh pranë. -Ji e fortë dhe mos kij frikë nga vetmia. Mos kij miq apo të dashur thjesht sepse ke frikë të qëndrosh vetëm. Çmoje vetminë. Ajo është e vetmja gjë që nuk të braktis kurrë. -Mos lejo askënd të të dhunojë. Në asnjë lloj forme, as fizikisht, as verbalisht, as mendërisht. Mos lejo askënd të të trajtojë si plaçkë që ka vlerë veç në rrethana të caktuara. -Duaje veten siç je, me puçrra, pika, flokët lëmsh. Ti je e bukur. Personaliteti nuk vishet me rroba, por vlera.-Mbi të gjitha lexo. Dija është rruga më e bukur e lirisë.A75C571A-9CDF-42FA-A18C-A45351D2E50C.jpeg
 
Duaje veten siç je, me puçrra, pika, flokët lëmsh. Ti je e bukur. Personaliteti nuk vishet me rroba, por vlera.

Sa bukur e ka then?
Arfe , osht nje semundje qe e don veten njeri shume spo me kujtohet si quhet ajo semundje .
Njeriu duhet ta doj veten deri ne ate pike sa mund te jete realisht ashtu i vertet dhe mos ta ler qe fantazit e tij ta shpien ne ndonje semundje . E kur kalon dashuria per veten ne semundje kuptohet qe demet vetem se pasojne !
Dashuria dhe cdo gje tjeter ka nje kufi si per veten dhe te tjeret . Me siguri se do te pajtohesh me kete .
 
Pikat jan nga vet natyra , sa per pa kreh @Arfenilla nuk rri vallaj , edhe Zoti e do te bukuren :) . Dhe sherim per pucrat ka .
Nuk dmth te jesh e thjesht e te rrish e shkatrume zhallavine.
 
Po

Shkrimi nuk po thot qmendu se je e bukur..po duaje veten ashtu siq je.
 
Am
Pikat jan nga vet natyra , sa per pa kreh @Arfenilla nuk rri vallaj , edhe Zoti e do te bukuren :) . Dhe sherim per pucrat ka .
Nuk dmth te jesh e thjesht e te rrish e shkatrume zhallavine.
Kuptohet se zoti e don te bukuren,por e don ashtu siqe e ka kriju vete...pa nderhyrje siq po ndodhin tani.e tjera pajtohem me ty?
 
Am

Kuptohet se zoti e don te bukuren,por e don ashtu siqe e ka kriju vete...pa nderhyrje siq po ndodhin tani.e tjera pajtohem me ty?
Nejse pernderhyrjet plastike dhe un jam dakord , por nga shkrimi disi duaje veten me pucra e pa kreh , mduket icik qesharake :D , se kur jam pa kreh vallah veten nuk e dua e jo te pres tjeret te me duan ??. Cdo gje e ka vendin e vet . :)
 
Po

Shkrimi nuk po thot qmendu se je e bukur..po duaje veten ashtu siq je.
Fola pergjithesisht rrethe mendimit te bukurise se si e shohin veten vajzat . Saqe te gjithe te tjeret nuk i shohin ne nivelin e saj . Dhe kur behet kjo kalon ne pasoja . Ate e pata per qellim ta thoja ?
 
Jo! Sepse germat qe ke shkruar binin ndesh me foton.
Ty ma shum te vrau syrin foto me femren e mbuluar se shkrimi..ato te mbuluarat merren me gjera me te vlefshem se te ndalen ti shikojn puqrrat ne fetyr?
 
Nejse pernderhyrjet plastike dhe un jam dakord , por nga shkrimi disi duaje veten me pucra e pa kreh , mduket icik qesharake :D , se kur jam pa kreh vallah veten nuk e dua e jo te pres tjeret te me duan ??. Cdo gje e ka vendin e vet . :)
Valla un bash pa kreh veten e du ma shum?
 
Dale se u be serioze situata.
Sapo the me siper qe femra duhet te jete ashtu si zoti e ka krijuar.
Mos valle e krijoi te mbuluar?!
Jo nuk e krijoj te mbuluar...por edhe ty nuk te krijoj me rroba.
 
Kush po fliste per mua?!
Une fola per femren, ti pse flet per mua?
Dhe sa per dijeni ka vende te caktuara ku dal e pa rroba.???

Po dhe ti je qenje njerzore apo jam gabim!
Ska qka me duhen vendet ku del ti..
 
Am

Kuptohet se zoti e don te bukuren,por e don ashtu siqe e ka kriju vete...pa nderhyrje siq po ndodhin tani.e tjera pajtohem me ty?
Zoti thot qe duhet te gjykosh kush ben nderhyrje? Apo e merr vet iniciativen qe te vehesh nje shkall me siper tjerve?
Per me teper... perderisa na ka dhan tru dhe duar, skuptoj pse sduhet ti perdonim per ti dhan nje chance njerzve qe kan veshtirsi te pranojne trupin e tyre.
 
Ty ma shum te vrau syrin foto me femren e mbuluar se shkrimi..ato te mbuluarat merren me gjera me te vlefshem se te ndalen ti shikojn puqrrat ne fetyr?

Femra duhet ta mbaj veten te paster dhe te paraqitshme... mund te vesh dhe 100 shami ne kok por kur del nga shtepia sikur sapo te la shtypur treni, mos prit te t'gjykojne pozitivisht
 
Une nuk bej tualet rast i rralle te me shohesh te trukuar, por me pelqejne ato femra qe kan aq durim dhe qe i dedikojne kohe te vazhdueshme bukurise.
Do thoni ju nese me pelqejne perse se bej ?!
Eshte shume e thjeshte, secili duhet te ndihet mire me ate qe eshte e te beje me te miren per tu ndjere ne max. Gjithmone pa e tepruar...
Me kujtohet nje udhetim ku me vrau syrin femra te mbuluara me buzet e kuqe te theksuar dhe vetulla te tatuara... por kjo seshte kundra besimit eshte secili nga ne e me siguri cdo "maske" e jona eshte nje pashaporte per boten jashte
 
Thjeshtesia eshte bukuria e se vertetes.
Te mbahesh eshte kulture mbi te gjitha,por dhe trukimi ka masa ,kufi dhe mbi te gjitha ndarje.Te gjitheve na pelqen e bukura.Edhe une qe jam femer e admiroj nje femer te bukur ne menyren sesi vishet,lyhet,krihet.
Te gjithe e duam vetem por dhe paraqitja ka disa etika qe jodomosdoshmerisht po i bere,te ndryshojne te bejne te bukur.Thjesht kemi miresine te respektojm vendet dhe eventet qe ndjekim.
 
Shume i bukur dhe i vertete i gjithe teksti!
Lexo-Puno-Vlereso veten- ji e lumtur- ji e lire- ji vetvetja- mos u hiq si dikush tjeyer-mos ndrysho per te tjeret- duaje veten per ate qe je!
???
 
Retorike boshe pa kuptim. Thuja ti se jemi ne shekullin e kalum.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top