Pa marrë parasysh a kemi të bëjmë me humbje të besimit apo me një jetë të keqe se.ksuale, problemet zakonisht kanë një zgjidhje.
Nuk ka çift pa probleme. Por, me një mund të dyanshëm, problemet mund të identifikohen dhe të zgjidhen, thotë këshilltari i martesës dhe autori i librit "Kthesat e martesës", Mitch Temple. Të gjitha problemet në martesë e kanë origjinën te komunikimi i keq, te qasja pasive agresive apo te mungesa e komunikimit.
Strategjia e zgjidhjes së problemit të komunikimit përfshinë caktimin e kohës për bisedë, kur anëtarët e çiftit i përkushtohen njëri-tjetrit, duke shkyçur celularët, duke gjetur dikë që të përkujdeset për fëmijët, si dhe duke e fikur TV-në.
Preferohet që më parë të caktoni rregullat e bisedës, që të mos e pengoni njëri-tjetrin derisa flisni, si dhe të evitoni shprehjet si "ti gjithmonë", apo "ti kurrë".
Problemet se.ksuale
Problemet se.ksuale mund të paraqiten edhe te çiftet që e duan njëri-tjetrin, sidomos pas kalimit të disa vjetëve martesë. “se.ksi na ofron dhe është gabim të nënvlerësohet roli i tij në lidhje, sepse ai është faktor kyç i cili dallon lidhjet e dashurisë nga lidhjet miqësore”, - mendon Mary Joe Fay, autorja e librit "Jo sonte, i dashur".
Strategjia e zgjidhjes së problemeve me se.ks përfshin planifikimin e aktivitetit, sidomos për çiftet me fëmijë të vegjël, si dhe nxitjen e një bisede të lirë rreth dëshirave dhe fantazive të cilat mund ta freskojnë jetën se.ksuale.
Problemet financiare
Problemet financiare mund të paraqiten edhe para martesës, por më vonë ato bëhen shkaktari kryesor i shkurorëzimit. Në mënyrë që këto probleme të zgjidhen, nevojitet një sinqeritet rreth gjendjes aktuale financiare, pastaj një marrëveshje rreth harxhimeve, si dhe pranimi i faktit se, kur një partner është më dorëlirë, tjetri mund të jetë më kursimtar dhe, në pajtim me këtë, të ndahen rolet financiare rreth përkujdesjes për para, si dhe rreth harxhimeve të familjes.
Humbja e besimit
Besimi i ndërsjellë është i domosdoshëm për një lidhje të shëndoshë, e ai më së shpeshti dëmtohet për shkak të çështjeve të pazgjidhura apo për shkak të frikës në lidhje me sjelljen e partnerit. Sinqeriteti është politika më e mirë e kthimit dhe forcimit të besimit. /Telegrafi/