Pep Guardiola disa fakte rredh tij ...

xhebrail1

INTERIST
Të hënën Pep Guardiola mori nën drejtim edhe zyrtarisht kampionin e Evropës dhe fituesin e tripletës këtë sezon Bayernin e Munichut, me të cilin nënshkroi kontratë trevjeçare.
Guardiola deri vitin e kaluar shkroi histori me Barcelonën, por shumë dyshojnë nëse ai do të mund të përsërisë të njëjtën edhe te Bayern Munichu, veçanërisht pas një sezoni historik që kaloi klubi bavarez. Në këtë artikull kemi përmbledhur disa fakte mbi jetën dhe karrierën e Guardiolës si futbollist dhe si trajner.

- Josep Guardiola Sala është lindur më 18 janar të vitit 1971 në Santpedor, Spanjë.
- Ai ka luajtur si mesfushor defensiv dhe i ishte bashkuar akademisë së të rinjve të Barcelonës në vitin 1984. Ai kishte debutuar me ekipin e parë në vitin 1990 nga trajneri Johan Cruyff.
- Ka fituar gjashtë tituj të ligës, dy Kupa të Mbretit, Kupën Evropiane të Fituesve të Kupave në vitin 1997 dhe Kupën e parë Evropiane në vitin 1992, para se të pensionohet në vitin 2001.
- Ka luajtur edhe për Brescian dhe Romën dhe ka luajtur në Katar dhe Meksikë para se të pensionohet në vitin 2006.
- Karriera e tij me Brescian ishte goditur kur ai u testua pozitiv për nandolon, pas një ndeshje në ligë dhe ai u suspendua për katër muaj. Guardiola protestoi për pafajësinë e tij dhe e pastroi emrin përmes gjykatës në vitin 2009.
- Ai ndihmoi Spanjën të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992 dhe ka fituar 47 paraqitje për ekipin kombëtar.
- Filloi karrierën si trajner në vitin 2007 kur u caktua trajner i Barcelonës B, ekipit rezervë të klubit, dhe përfundoi i pari në tabelë duke e promovuar skuadrën nga divizioni Tercera (kategoria e katërt) në Secunda B (divizioni i tretë).
- Presidenti Joan Laporta e promovoi atë në La Liga për të zëvendësuar Frank Rijkaaard në vitin 2008 dhe ai ia solli klubit tipletën në sezonin e tij të parë.
- Barcelona fitoi La Ligën, mposhti Athletic Bilbaon në finalen e Kupës së Mbretit dhe mposhti Manchester United me rezultat 2-0 në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë.
- Ai fitoi gjashtë trofe në vitin 2009 duke shtuar në dollap edhe Superkupën e Evropës dhe të Spanjës si edhe titullin e parë të Barcelonës në Kupën Botërore të Klubeve.
- Ai ftoi titullin e dytë radhazi në La Liga në vitin 2010 me një numër rekord pikësh, 99, duke pësuar vetëm një disfatë.
- Në sezonin e tretë të tij nën drejtimin e Barcelonës, klubi fitoi Superkupën e Spanjës, kaloi 23 ndeshje radhazi pa u mposhtur, një rekord për klubin. Ai fitoi sërish ligën, por u mposht 1-0 nga Real Madridi i Mourinhos në finalen e Kupës së Mbretit.
- Ai mposhti Unitedin sërish në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2011 kësaj here në Londër me rezultat 3-1.
- Në sezonin 2011/12 Barcelona fitoi Superkupën e Evropës dhe të Spanjës, titullin e dytë të Kupës Botërore të Klubeve dhe Kupën e Mbretit në ndeshjen e fundit të Guardiolës si trajner.
- Barcelona arriti të kualifikohet për të pestën herë rekorde në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve por u mposht nga Chelesa me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga të dyja sfidat.
- Në katër sezone si trajner Guardiola fitoi nëntë nga 15 ndeshje El Clasicot kundër Real Madridit. Ai barazoi katër herë dhe pësoi vetëm dy herë. Fitoi gjithsej 14 trofe.
- Në prill të vitit 2012 Guardiola zbuloi se do të tërhiqet nga detyra e trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit për të kaluar kohë me familjen e tij dhe për t’u rikuperuar. Ai kaloi shumicën e vitit në New York.
- Ai nënshkroi marrëveshje trevjeçare me Bayernin në janar, duke marrë detyrën nga Jupp Heynckes i cili udhëhoqi skuadrën në sezonin më të mirë në histori të klubit, duke fituar tre tituj, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.
Mendoni se spanjolli do të jetë në gjendje të përsërisë me Bayernin atë çfarë arriti te Barcelona? Jepni mendimin tuaj në hapësirën për komente. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top