Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる

Kur murtaja u përhap në vendet arabe në shekullin XIV, duke vrarë më shumë se çerekun e popullsisë së asaj kohe, ajo u soll në këtë tokë nga pelegrinët e infektuar.
Sot, Lindja e Mesme kërcënohet nga një tjetër epidemi, e cila njihet si sindroma respirative e Lindjes së Mesme (MERS).
Kjo sëmundje u shfaq në Jordani, në mars të vitit 2012 dhe sot ka 77 persona të prekur nga kjo sëmundje, 62 prej të cilëve në Arabinë Saudite, ku 34 prej tyre kanë vdekur tashmë. Edhe pse numri i tyre është tepër i vogël, shqetësimet sa vijnë e po rriten në radhët e autoriteteve saudite, raporton "Foreign Policy".
Këtë vit parashikohet që numri i besimtarëve që vijnë për pelegrinazh në Mekë të rritet nga ai i vitit të shkuar, ku u konfirmuan plot 6 milionë pelegrinë.
Tashmë shqetësimet janë nëse kjo sindromë do të rrezikojë pelegrinët këtë herë, ku dihet se MERS-i është sëmundje vdekjeprurëse në 55 % të rasteve.
Ashtu sikurse SARS-i, edhe MERS-i përhapet përmes kontakteve fizike mes njerëzve. Në momentin që virusi hyn në rrugët e frymëmarrjes ai shkatërron sistemin duke kaluar në pneumoni. Pacientët nuk mund të marrin dot frymë pa aparatet e posaçëm.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

___________________________________
Kam lexuar qe per te vajtur ne Arabine Saudite, e vecanterisht ne Mecca, keshillohet nje vaksine (Anti meningokocik) per te gjithe udhetuesit, pervec vaksinave te tjera qe keshillohen per te gjitha zonat.

[FONT=Verdana, Arial, Helvetica, sans-serif][SIZE=-1]Meningococcal - Recommended for all travelers. Required during the Hajj (annual pilgrimage to Meke).[/SIZE][/FONT]

MD Travel Health - Saudi Arabia - vaccinations, malaria, safety, and other medical advice
Edhe organizata botrore e shendetsise, keshillon vaksinimim perpara pelegrinazhit ne Meke.

Keshtu qe nqs keni rruge andej, kerkoni info, per ca vaksinash duhet te keni te bera, qe mos keni "surpriza" te pakendeshme!

Shendet:)
 
Titulli: Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

Keto lloj gripe i "krijojn" vet elita per shkatrrimin e popujve ne mase ! nket rast vendi ideal per sivjet eshte arabia saudite sepse do kete shum persona qe do ikin atje per veq kesaj do infektoheshin edhe shum vendas !

sidoqoft ne arabin saudite po sa te hyjn ne airoport vaksinohen per X gripe e gjana te ndryshme besoj qe do ta rregullojne edhe kete gje !.
 
Titulli: Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

@Sweet, anti-islame.
E lexova dje kete artikull. Ta postoja une kete do ishin mbushur disa faqe me sharje nga islamiket e forumit...

ps. virusi sfidon Allahun!?!
 
Pe: Titulli: Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

@Sweet, anti-islame.
E lexova dje kete artikull. Ta postoja une kete do ishin mbushur disa faqe me sharje nga islamiket e forumit...

ps. virusi sfidon Allahun!?!

E mor Lauri,
ti do të plakesh e nuk do të kuptosh
ç'ëështë dhe si funksionon jeta!

Duket, se Allahun do ta besonit, vetëm
atërherë kur të na kishte bërë të pavdekshëm!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

Keto lloj gripe i "krijojn" vet elita per shkatrrimin e popujve ne mase ! nket rast vendi ideal per sivjet eshte arabia saudite sepse do kete shum persona qe do ikin atje per veq kesaj do infektoheshin edhe shum vendas !

sidoqoft ne arabin saudite po sa te hyjn ne airoport vaksinohen per X gripe e gjana te ndryshme besoj qe do ta rregullojne edhe kete gje !.
Nuk dua te hy ne teorite e konspiracionit, nqs do ishte per te shkatruar ne mase, do behej nje virus qe perhapej shume me kollaj, e per te cilen nuk do kishte as vaksine, as ilace per trajtim.
Po ashtu, ka vaksina qe nqs si ke te bera, para se te hypesh ne avion, nuk te lene te ikesh nga aeroporti...E jo me te shkelesh ne aeroportin e mbritjes.
Keto semundje ( te frymarjes) jane te zakonshme ne vendet me popullate te madhe, nuk ndodh vetem ne Arabi, por ne cdo kolektivitet shfaqet nje lloj virusi, kur numri i personave qe ndodhen atje eshte shume i madhe.

Prandaj, ishte dhe kjo keshille, qe informohuni para se te ikni, se gjynah t'ju prishet rruga.

@Sweet, anti-islame.
E lexova dje kete artikull. Ta postoja une kete do ishin mbushur disa faqe me sharje nga islamiket e forumit...

ps. virusi sfidon Allahun!?!

Nuk eshte puna per anti-islame, kam vene e burime te qarta, te duket qe skam asnje tendence e asnje lidhje me fene.
Eshte nje problem qe shfaqet e qe mund te paraprijet, me masat e duhura.
 
Titulli: Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

Hë Lauri e kupton dallimin e respektit te Sweetzzinas dhe te tendin ???

Edhe pse Sweetzzina nuk eshte muslimane , dhe nuk ndane te njejtin besim me neve , ajo ka vlera njerezore , qe e bene shembull ate per cdo femer . Sepse ajo nuk e prish moralin e saj me paragjykime , me urrejtje , me sharje e fyerje , me propaganda etj etj . S'eshte keq te marresh shembull prej Sweetzzina , se si duhet te jesh nje Evropian i Qyetetruar !
 
Titulli: Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

E vertete eshte kjo cfare thuhet ne lajm sweetzinna ! Keshtu ndegjova edhe nga shoqeria ime qe kam andej !
 
Titulli: Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

Skan si shesin vaksinat ndryshe :D
 
Titulli: Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

shume poi personalizoni gjerat
 
Titulli: Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

Kaq i rendesishem ky lajm per shendetin e njerzeve, si i shpetoj dot temes "lajme nga bota islame"???
Kjo taktike hyn tek "formulat" e komunizmit; te mos thueht asgje te keqe dhe kunder (..!). Cdo gje pozitive dhe vetem pozitive! Kush ben te kundrten e ketyre "formulave" eshte anti...! armik...! plot fobi...! Duhet luftuar me c'do mjet, dhe te asgjesohet mundesisht,(virtualisht apo fizikisht).

Sweet, ishte ironike drejtimi ndaj teje. E perseris qe po te postoja une temen pa asnje presje me shume as me pak, do behej tema si gjithmone shesh beteje si gjithmone me kaurr, anti-islam, islamofobi.. nga Lauri-fobet. Ju merret fryma te shkreteve kur me lexojne se kane frike nga realiteti..
 
Nese e ke me kunja je gabim te madh te kam thene me shume se dy here ti i njef sendet po problemi eshte se per te sulmuar nje ose dy persona ne forum ti sulmon te gjithe ne emer te diqkafit qe sja vlen...Une te kam thene bindjen time me perpara po ama ne nje vend ku mbillet fara e urrejtjes duhet te mundohem te mbjellim faren e paqes me paqe jo me urrejtje ..Sido qe te jete mendimi jem eshte se ky virus ska lidhje me fene as me peligrinazhin se jan sende qe munden me ndodh ne cdo cep te botes... Fundja po nuk ndodhi ne tokat shqiptare aq me bene fort.
 
Titulli: Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës

o Laur adoleshenti askush nuk e morri kete teme si Anti-Islam ! po si nje keshille per nje rrezik te mundshem ! pse ti nuk e ke hap kete teme ? sepse ska te beje asgje kunder Islamit prandaj nuk e ke hap ti ! sepse ti hap vetem ato qka jan kunder Islamit :D
 
Back
Top