PD më poshtë se në ’97-ën, Berisha më keq se Nano

Love

βeℓℓe â๓e
  • Arsyet pse fitoi në 1992 dhe humbi në 1997. Pse u refuzuan kritikat dhe këshillat perëndimore. Degradimi në mandatin e dytë qeverisës
Kryesia%20PD.jpg


Leonard Veizi

Partia Demokratike i humbi zgjedhjet. Në hartën elektronike të Shqipërisë, që vër-titet në ekrane televizionesh, ka rënë tej e tej tapeti i purpurt i së majtës. Dhe vetëm kaq... Me siguri është shpejt për të bërë analizën e humbjes. Por ndoshta “humbja” ishte aty, e ndjeshme dhe e prekshme, dhe vend për një shpjegim të shpejtë ka gjithsesi. Afrim Krasniqi analist i njohur, dhe me një jetë të gjatë politike vendos pikat mbi “i” kur motivon arsyet e humbjet së demokratëve në garën elektorale.

I përfshirë në lëvizjen opozitare që në fillimet e saj, ai ka qenë herë pas here një zë kritik dhe fort i rëndësishëm për lëvizje të caktuara të Partisë Demokratike dhe vetë lidershipit të saj. Në këtë intervistë për gazetën “Shekulli” ai analizon shkaqet të cilat sipas tij çuan Partinë Demokratike dhe elektoratin e djathtë në opozitë, pas 8 vitesh qeverisje

Cilat ishin kushtet në të cilat Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e vitit 1992?

Janë rrethana të ndryshme, realitete të ndryshme dhe pritje e rezultate të ndryshme. Dështimet e disa qeverive të majta në shkurt-qershor 1991 dhe më pas edhe e qeverisë së Stabilitet-it, krijoi rrethanat për fitore të plotë të opozitës.

Në publik u bënë të njohura bilancet negative të komunizmit, presioni amerikan dhe perëndimor ishte në rritje, vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Xhejms Bejker, ishte ftesë për votë kundër, qeverisja e humbi tërësisht kredibilitetin, e majta pranoi dështimin historik dhe kalimin në opozitë, e djathta u këshillua të formatojë një koalicion të gjerë politikë ku bënin pjesë demokratë, republikanë, socialdemokratë, liberal, nacionalistë, ballistë, zogistë, etj. Rezultati ishte më shumë referendum pro sistemit të ri politik e qeverisës sesa garë midis kandidatëve nominal.

Partia Demokratike vetëm sa shijoi fushatën dhe zgjedhjet, rezultatet ishin plebishitare. Për shkak të sistemit të ri zgjedhor e majta humbi pushtetin, por krijoi një grup parlamentar cilësor. Vetë demokratët patën përfaqësim cilësor, gjë që e bëri parlamentin më produktivin në gjithë vitet e tranzicionit.

Janë zgjedhjet e vetme të gjithë pranuara, edhe sepse Partia Socialiste ende nuk kishte provuar çfarë do të thoshte kalim në opozitë, kurse e djathta nuk e kishte provuar ende pushtetin. Kur ato e provuan, e kuptuan se fati vendoset në kutitë e votimit dhe rregullisht vendosën të përfshihen në ndryshimin e vullnetit të shprehur brenda atyre kutive.

اfarë ndodhi në vitin 1996 kur PD u akuzua për manipulim votash?

Janë zgjedhje që PD i humbi duke i fituar, për shkak të prirjeve të saj arrogante, dhe kontrolluese mbi gjitha pushtetet. Kritikat dhe këshillat perëndimore u refuzuan dhe procesi vetëm sa deformoi votën reale pro mazhorancës, duke krijuar një parlament joreal, pa legjitimitet dhe jashtë standardeve demokratike.

Në zgjedhje patën ndikim direkte penalitetet politike që erdhën nga ligjet e antigenocidit dhe hapjes së dosjeve, pati ndikim qenia në burg e kryetarit të Partisë Socialiste, përfshirja në programin e kësaj të fundit e figurës së Marksit, gjendja iluzioniste ekonomike me firmat piramidale, etj.

Vendimi i opozitës për tërheqje nga procesi në orën e fundit e ndihmoi degradimin e procesit. Procesi përpara dhe pas zgjedhjeve e përçau shumë të djathtën, eliminoi partitë historike dhe krijoi një sistem piramidal gjysmë-presidencial në kontrast të thellë me pritshmërinë dhe premtimet e demokratëve.

Viti 1997. PD humbi zgjedhjet...?

Zgjedhjet e vitit 1997 ishin formalitet. Dihej fituesi, dihej rotacioni dhe diheshin pasojat. Por pushteti i ri duhej të vinte formalisht nga vota, ndaj u konsideruan vetëm të pranueshme për momentin. Në këto zgjedhje politika dhe politikanët u zëvendësuan nga agresiviteti dhe militantët e rastit, duke e ulur ndjeshëm cilësinë e përfaqësim-it dhe institucioneve politike që dolën prej tij.

Nuk pati humbje të PD në zgjedhje, pasi realisht humbja kishte ndodhur që në mars 1997 kur pranoi kalimin e pushtetit tek kryeministri Fino dhe humbjen e kontrollit në gjysmën e vendit. Në leximin teknik ato janë e kundër-ta e zgjedhjeve 1996, pra përmbysje tërësore e rezultatit, dhe mbi të gjitha humbja e mbështetjes qytetare në di-sa prej bashkive kryesore, si Korçë, Elbasan, Vlorë, etj, të cilat prej atëherë nuk janë fituar më nga demokratë. PD u tkurr në zona bastione, u bë opozitë numerikisht pa rol parlamentare, dhe mbi të gjitha krijoi një ndarje politike veri - jug që nuk kishte ekzistuar më 1991, 1992 dhe 1996.

Pas 8 vitesh në opozitë PD rivjen në pushtet. Cili ishte programi i ri ku besuan votuesit?

Më 2005 Partia demokratike fitoi shumë në imazh përballë një sistemi korruptiv të krijuar nga Nano. Vetëm premtimi për luftë ndaj korrupsionit ishte i mjaftueshëm për të fituar. Gjithsesi ndihma reale erdhi nga LSI, e cila në konkurrencë midis të majtës i dha 18 mandate parlamentare të djathtës, dhe se aplikimi i sistemit të “Dushkut” pati shumë më tepër sukses tek e djathta sesa tek e majta. Nuk ishte çështje programi, lideri, vizioni, sa ishte çështje lodhjeje dhe proteste ndaj Fatos Nanos, Partisë Socialiste dhe qeverive të tyre klienteliste.

Zgjedhjet 2013. Ende jo zyrtarisht nga KQZ flitet një humbje e thellë e PD-së. Cilat janë arsyet...?

Janë shumë arsye. Gjatë katër viteve PD bëri të kundërtën e katër viteve të para, - nuk pati forcë dhe as vullnet për luftë antikorrupsion, nuk realizoi asnjë reformat ë madhe, e humbi vlerën e moralit politik duke ndarë pushtetin me LSI, mbeti peng i klientelës së pushtet-it, abuzoi me votën dhe përgjegjësinë publike, refuzoi rregullat demokratike të funksionimit dhe dëgjimin e zërave të arsyeshëm kritikë, si dhe e degradoi sistemin qeverisës në nivele më të larta sesa tek rasti i Nanos 2004-2005. Ndaj kemi votë popullore kundër, rënie me 9-13% nga zgjedhjet e kalu-ara dhe devijim të votave të saj për LSI, një parti klienteliste.

PD nuk pati forcë as vullnet të distancohej nga modeli LSI, përkundrazi sakrifikoi identitetin, moralin, premtimet dhe parimet politike duke u bërë avokatja e ndaj kryesore. Kjo ndodhi edhe në fushatë, kur shpresat e PD nuk ishin tek reformimi i vetvetes por tek vota e trafikuar post-zgjedhore me LSI, gjë që e lejoi këtë të fundit që të trafikojë e para votat e PD dhe të fitojë, siç rezulton numër rekord deputetësh. Së fundi, Partia Demokratike pati një distancim ekstrem politik nga shtresat historike, ish të përndjekur dhe pronarë, nga themelues dhe grupet liberale e intelektuale.

Ajo ndoqi politika klienteliste, humbi lidhjet me realitetin dhe humbi mbështetjen perëndimore. Secila prej tyre është arsye e mjaftueshme për t’u ndëshkuar me votë, por të gji-tha bashkë, e çuan atë në pozitë të njëjtë numerike si më 1997. Madje me keq: atëherë kishte ende disa zona bastioni ku mbështetej, kurse tani i humbi të gjitha, në gjithë vendin përfshirë edhe në ato bashki ku fitoi bindshëm, më 2011.

Zgjedhjet '91, një eksperiment

Në marsin e vitit 1991, Partia Demokratike ballafaqohet me Partinë e Punës. Ishin zgjedhje të para shumëpartiake që prej vitit 1945 kur në pushtet erdhën komunistët me krahun e ashpër të “diktaturës së proletariatit”. Duke iu referuar asaj periudhe Afrim Krasniqi thotë:

“Zgjedhjet e marsit 1991 ishin më shumë eksperimenti i parë demokratik sesa zgjedhje në kuptimin e nocionit konkurrues që përdorim sot. Ato kanë disa tipare që i bëjnë eksperimentale: së pari janë të parat zgjedhje me konkurrim formal. Së dyti gjysma e subjekteve elektorale ishin fiktive, organizata përbërëse të PPSH-së. Së treti, opozita antikomuniste nuk ishte aq shumë antikomuniste.

Nga Partia Demokratike pati shumë pak ish të përndjekur politikë dhe një program pa pretendime reformatore, retorika kundër krimeve të Enver Hoxhës dhe komunizmit ishte minimale, konceptet për pronësinë, biznesin, etj ishin të kufizuara. Kurse partia e dytë Partia Republikane bëri thirrje për votë pro Ramiz Alisë, pra liderit të partisë rivale komuniste.

Tipari i tretë ishte raporti midis shtetit, pushtetit dhe partive konkurruese. Partia demokratike kishte përballë shtetin dhe indirekt ishte pjesë e ndërvarur e pushtetit. P.sh: mjetet financiare, teknike, mediatike, rrogat e kandidatëve, etj, u përballuan me financim e ndihmë të pushtetit, ndërkohë që vetë pushteti komunist ruajti monopolin e plotë mbi sistemin zgjedhor, jetën politike, garën elektorale dhe administrimin zgjedhor.

Tipari tjetër është fakti se janë të vetmet zgjedhje ku pjesa më e madhe e KQZ, përfshirë kryetarin, ishin njëherësh kandidatë për deputetë në zgjedhje. Një konflikt interesi i dukshëm që ndikoi në cilësinë e administrimit. Së pesti, janë zgjedhjet ku pjesa më vitale e mbështetësve të opozitës, rinia e qyteteve të mëdha, emigroi jashtë vendit, ndërkohë që zyrtarisht figuronin votues, madje pro qeverisë.

Së fundi, janë zgjedhjet që e ndanë vendin në dy pjesë: qytete metropole pro opozitës demokratike, periferia dhe qytetet dytësore pro qeverisë. Ky rezultat dhe natyra eksperimentale e procesit përbënin “de facto” fitoren e vetme të opozitës”.

PD e suksesshme në 4-vjeçarin e parë


Afrim Krasniqi mendon se Partia Demokratike nuk e konsumoi gjithçka në 4-vjeçarin e parë të qeverisjes së saj, kështu që dhe në zgjedhjet e vitit 2009 nuk kishte ende vend për rotacion: Ai shton: “Megjithëse Partisë Demokratike iu desh të ftonte në qeveri Lëvizjen Socialiste për Integrim, praktikisht unë mendoj se ajo e meritoi mandatin qeverisës.

Ajo bëri investime të dukshme publike, pati një fushatë lufte ndaj korrupsionit, arrestoi disa banda kriminale, pra krijoi një bilanc pozitiv. Ndërkohë ajo kuptoi se sistemi mbahet në kontroll për shkak të varësisë ekonomike, ndaj biznesi pri- vat u kreditua shumë me projekte dhe kredi, të cilat duhej të vijonin edhe pas zgjedhjeve.

Demokratët krijuan një koalicion formash dhe e implikuan edhe opozitën në dy ngjarje kryesore: tragjedinë e Gërdecit dhe ndryshimet kushtetuese 2008. Anëtarësimi në NATO ishte gjithashtu sukses dhe aset elektoral. Kjo strategji e la PS-në të vetmuar në opozitë, parti të parë në proporcional, por të dytë në numër mandatesh. Pra ishte një fitore që erdhi nga skemat teknike dhe taktike, jo nga vota e drejtpërdrejtë popullore.

Në listat e demokratëve figurat historike të PPSH

Por ku çaloi puna në 4 vjeçarin e dytë që bëri votuesit të humbnin besimin? Afrim Krasniqi në analizën e tij shpjegon: “Në mandatin e parë PD pati bilanc arritjesh, në mandatin e dytë nuk ka asnjë arritje të dukshme. Ishte një qeverisje – peng, pa frymëzim, pa ide, pa vizion, pa identitet dhe moralitet.

Thjesht, çështje qëndrimi me çdo kusht në pushtet. Kulmi ishte përfshirja në listat e saj të 3 deputetëve të PS-së, dhe figurave historike të PPSH-së, duke lënë jashtë figura politike e publike me vlerë, aftësi dhe përvojë. Për më tepër lista parlamentare dhe ekzekutive ishte ofertë e mbyllur klienteliste, pa shanse përfaqësimi dhe tërësisht e shkëputur nga realiteti. Ndaj reagimi me votë masive kundër ishte ajo që pritej”.
 
Titulli: PD më poshtë se në ’97-ën, Berisha më keq se Nano

Shume e gjate kjo prralla dhe kur eshte shume e gjate behet e besdisur dhe kur behet e besdisur sja vlen me e lexuar
 
Titulli: PD më poshtë se në ’97-ën, Berisha më keq se Nano

Love gjithe muajin qe vjen do merresh me berishen hahhhaa edhe ti nuk shkruve nje send pozitiv gjithe keto tema nuk ki as edhe nje mendim pozitiv ,sme pelqen menyra jote e te menduarit bota nuk eshte veq zi as veq bardhe se sa .
 
Titulli: PD më poshtë se në ’97-ën, Berisha më keq se Nano

Love gjithe muajin qe vjen do merresh me berishen hahhhaa edhe ti nuk shkruve nje send pozitiv gjithe keto tema nuk ki as edhe nje mendim pozitiv ,sme pelqen menyra jote e te menduarit bota nuk eshte veq zi as veq bardhe se sa .


Gjithë muajin?!!
Gjithë kohën thuaj, sa të dal dhe unë më pension si Sala :D :p
 
Titulli: PD më poshtë se në ’97-ën, Berisha më keq se Nano

Aman doli Sala ne Pension keni gezim ju humbet kolosin ma te madh qe keni pas edhe non stop me akuza banale sikurse ka qen denimi i nexhmije hoxhes ku kishin miliona argumenta per ta denuar ata merreshin me darka e dreka ahhahahhahhahah
 
Titulli: PD më poshtë se në ’97-ën, Berisha më keq se Nano

Nuk e di a e keni marre vesh, por Rama dhe PS kane marre po aq mandate sa 4 vjet me pare, 66 mandate. Me aq mandate nuk e krijonin dot qeverine. Qeverine do ta krijojne me 17 mandatet e LSI dhe 1 mandatin e PBDNJ. Populli shqiptar vertet ndeshkoi Berishen me vote, por nuk ia dha voten Edi Rames, ia dha Ilir Metes. Dhe shume nga ata qe votuan per Ilir Meten ne keto zgjedhje, jane ata qe ishin te pakenaqur me lidershipin e Berishes ne krye te qeverise dhe Rames ne krye te opozites. Per Ramen votoi po ajo kategori militantesh socialiste qe votojne ne cdo zgjedhje.

Prandaj lexojeni verdiktin e sovranit sic duhet.

Opozitari
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top