Ketrushe
Pianistia
Disa luajne futboll. Disa e shpenzojne kohen neper klube. Ka disa te tjere qe ne keto dite dimri, kane menyren e tyre origjinale per t'u zbavitur.
Keta jane amatoret e patinazhit. Njerez kurajoze, qe e duan artin te kombinuar me sportin dhe qe jane gjithmone ne eksplorim te se rese.
Tashme nuk flitet me vetem per vizita ne pisten e akullit apo per ndonje kuriozitet, por per nje pasion te mirefillte.
“Me pelqen se ne patinazh je me e lirshme se ne sportet e tjera”, shprehet nje vajze e re.
Por patinazhi mbi akull mund te jete dhe paksa i dhimbshem nese nuk je i mesuar te rreshkasesh mbi dy tehe te holle dhe engjelli mbrojtes eshte instruktorja qe gjendet ne cdo piste e cila na rrefen disa nga pabesite e akullit.
“Ka veshtiresi pasi mund te rrezohesh, por moshat e vogla e kane me te kollajshme per ta mesuar. Pastaj do pune dhe vullnet”, thote nje instruktore e patinazhit.
Bruna eshte nje studente 25 vjecare! Prej disa kohesh ajo eshte nje nga te apasionuarat me te medha te patinazhit ne akull.
“Thjesht relaksohem. Me duket sikur do fluturoj. Me pelqen shume dhe ka lezetin e vete edhe kur rrezohesh”, shprehet Bruna.
Edhe pse ajo nuk ka vetem kete pasion, patinazhi per te i ka eklipsuar te gjitha te tjerat. Lista e gjerave qe ajo ka anashkaluar per t'iu dedikuar patinazhit eshte e gjate.
“Une kam shume qejf te pikturoj, aktroj, me pelqen edhe futbolli”, thote Bruna.
Por sakrificat per patinazhin ne akull nuk jane te vogla.
“Sot kam ardhur vetem per patinazh pasi me pelqen shume”, rrefen ajo.
Bruna eshte vetem nje nga shqiptaret qe kohet e fundit jane marrosur pas akullit edhe pse ne Shqiperine e ngrohte mesdhetare sportet dimerore nuk kane qene kurre shume te perhapura dhe te frekuentuara.
Nje tjeter instruktore na tregon per moshat e frekuentuesve te ketyre pistave te bardha.
“Qe diten qe kemi hapur ka pasur shume kerkesa per patinazhin. Ka prinder qe futen se bashku me femijet e tyre. Ka pasur edhe 60 vjecar qe kane hyre ne piste”, tregon instruktorja e pistes.
Per disa njerez, patinazhi eshte njekohesisht edhe nje terapi.
“Eshte nje gje teper e kendshme pasi spostimi eshte i menjehershem”, thote intruktorja.
Dhe nese hyn ne pisten e akullit, nuk del dot me prej saj.