Patentat, si jepen dhe hiqen pikët. Verfikimi bëhet “online”

LoSsT

VIP
V.I.P
TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka përcaktuar rastet kur hiqen dhe jepen pikët. Gjithashtu. Për çdo shkelje që policia rrugore raporton pranë Drejtorisë së Tranpsortit rrugor, pikët ju zbriten nga patenta nga një sistem online që tashmë ka filluar të funksjonojë. Gjithashtu çdo shoferë mund të kontrollojë sasinë e pikëve që ka secili “online”.​

Dhënia e pikëve
Te gjithë shtetasit te cilët janë pajisur me lejedrejtimi para datës 16.04.2015 që janë pjese e regjistrit kombëtar të drejtuesve të mjeteve, përfitojnë 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që bëhen pjesë e regjistrit kombëtar të drejtuesve të mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh ju jepet në datën që behën pjesë e këtij regjistri.

Heqja e pikëve
Pikët pësojnë shkurtime (zbritje), në bazë të njoftimeve për shkelje të normave të sjelljes, parashikuar në kapitullin V të Kodit Rrugor.

Verifikimi i pikëve
Për verifikimin e gjendjes së pikëve, drejtuesi i mjetit duhet të jetë i regjistruar në portalin eAlbania (https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=4468), dhe të hyjë në llogarinë personale me të dhënat e tij të identifikimit.

Për regjistrimin dhe verifikimin e pikëve zgjedh shërbimin “Pikët e drejtuesit të mjetit”

Shtimi i pikëve
Përveç rastit të humbjes së plotë të pikëve, mungesa e shkeljes së një neni të normave të sjelljes, e cila mund të çojë në zbritje pikësh, për një periudhë prej dy vjetësh, shoqërohet me dhënien e një sasie pikësh bonus.

-kur mbajtësi i lejedrejtimit ka më pak se njëzet pike, numri i pikëve i shkon në njëzet.
-kur mbajtësi i lejedrejtimit ka jo më pak se njëzet pikë, i jepet një kredit prej dy pikësh me kusht qe totali i pikëve te mos kaloje tridhjetë pikësh.

Provimi për marrjen e pikëve të hequra
Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit duhet t’i nënshtrohet një provimi të kualifikimit. Të njëjtit provim duhet t’i nënshtrohet mbajtësi i lejedrejtimit, i cili pas njoftimit të shkeljes së parë, që përfshin një humbje prej të paktën pesë pikësh, kryen edhe dy shkelje të tjera brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të bëjnë me shkurtim të paktën prej pesë pikësh secila.

Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit nuk i nënshtrohet provimi të kualifikimit, brenda tridhjetë ditëve nga njoftimi i vendimit për dhënien e tij, ose megjithëse i është nënshtruar provimit nuk e ka fituar atë, leja e drejtimit pezullohet pa afat. Leja i kthehet drejtuesit të mjetit vetëm pasi të jetë shpallur fitues në provimin e kualifikimit.

Drejtuesi i mjetit i cili ka detyrimin e dhënies së provimit të kualifikimit për rimarrjen e pikëve dhe ndërkohë ka të pezulluar lejen e drejtimit për shkak të shkeljes së Kodit Rrugor, dhënia e provimit i lejohet vetëm përfundimit të afatit të pezullimit të lejes së drejtimit.

Regjistrimi dhe dhënia e provimi të kualifikimit bëhet pranë Drejtorive të Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugorë.

B://Shqiptarja//
 
Titulli: Patentat, si jepen dhe hiqen pikët. Verfikimi bëhet “online”

Ju raft nje pike ne koke ketyre te patentave ishallaaaa

Ja kaq kisha une per ket temen.
 
Titulli: Patentat, si jepen dhe hiqen pikët. Verfikimi bëhet “online”

Ka dhe 1 problem me ket linkun. Cpune ka ai me nr tim te celularit kjo eshte me te futme Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top