Pasojat e largimit

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Pasojat e largimit nga rruga e All-llahut

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: "Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?"(Allahu) thotë: "Ashtu si i harrove argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je i harruar sot."kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm." (Ta Ha, 125 - 127)Vërtet, njeriu nuk gëzohet, dhe nuk dëshiron këtë që shohim se sa më larg nga feja aq më tepër kronikë të zezë në jetën e përditshme.

Nuk di njeriu të qajë apo të pëlcasë nga situata që na rrethon! Pranë nesh vërejmë shumë përvoja të ithëta: nga urrejtja, zilia, vrasjet, grabitjet, droga, alkooli, mos dëgjimi i prindërve, dhunimet, trafikimi i qenieve njerëzore, etj. Kah do që kthehemi diç nuk ecë. Njeriu nuk di as vet nga i vinë të gjitha këto probleme të panumërta.Jeta e pakufizuar e njerëzve e ka bërë të përditshmen tonë të rëndë.Pejgamberi ynë fisnik a.s. na ka paralajmëruar që do të vijë koha që të gjallët do të dëshirojnë të jenë në vend të vdekurve, e këtë sot shpesh e dëgjojmë. Me plot të drejtë pyesim, cili është shkaku i tërë kësaj?

ثshtë bërë zakon që shumica prej nesh i dëgjojmë lajmet e mbrëmjes - ditarin, për të parë njeriu se çfarë po ndodh rreth tij. Edhe pse gazetarëve gjithnjë e më pak u besojmë dhe atë që shprehin e marrin me rezervë, por është bërë rutinë që ditarin ta shohim. Shpesh dëgjojmë thënien se njerëzit më tepër dëshirojnë t'i shohin lajmet nga vendet tjera, e jo vendore, sepse nuk mund të dëgjojnë më çfarë po ndodh rreth tyre.Një natë dëgjojmë si u plaçkit një bankë, natën tjetër pë 6 mijë narkomanë në Kosovë, natën tjetër doli nga sistemi bloku B, natën tjetër u dhunua vajza trembëdhjetë vjeçare, etj...

Rregullisht dëgjojmë premtimet e politikanëve. اfarë të themi tjetër, mjerim dhe helm! Por edhe themi keni kërkuar, shikoni pra! Të gjitha në esencë janë pasojë e versetit kuranor të cituar në fillim. Gjithnjë janë edhe temat bombastike në emisionet politike dhe shoqërore islami dhe islamistët. Natyrisht jo nga pasqyrimi real i gjendjes, por në kontekstin negativ, si problem i të sotmes. D.m.th. për pjesën më të madhe të shoqërisë sonë, si dhe asaj perëndimore, feja është problem. Njeriu ynë prapambeturën e islamit e ka bërë formulë. Pra, nuk e duron fenë andaj Allahu na sprovon.



اFARث MBJELLث, ATث KORR !



Problemet që i përjetojmë dhe jetën e ithët që e shijojmë për çdo ditë është fryt i asaj që kanë mbjellur ata para nesh. Këto janë frytet e gjysëm shekullit ateist në këto hapësira. Kur mbjellë gjemba, nuk korret gruri, por gjembat. Nuk është kjo që shohim dhe përjetojmë se ka zë nga qielli, por fryt i duarve tona. Që moti ekziston thënia, keni kërkuar, shikoni pra. Nëse thellohemi më tepër në rregullat e islamit, do të vërejmë se asgjë nuk është vendosur pa qëllim, por çdo gjë e ka vendin e vet. Si ta kuptojmë nënën e cila fëmiun gjysëm të zhveshur e lë në borë, e pastaj pikëllohet përse u sëmur fëmiu. Femra ose gruaja e cila del në rrugë gjysëm lakuriq dhe nxitë kalimtarët është pjesëmarrëse në atë që do të ndodhë. Islami këtë e ka zgjidhur në formë të thjeshtë:"Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe." (El - Israë, 32)E jo vetëm këtë, por ka urdhëruar mbulesën, uljen e shikimit, etj. Askush nuk reagon në serialin "Big Brother", por e shohin jo vetëm të rinjtë, por edhe të moshuarit. Vajtojnë për ata që dalin prej loje.



PثRSE ISLAMI PARAQITET PROBLEM?!

ثshtë evidente që lakmia dominon në shpirtrat e njerëzve. اdo gjë vlerësohet me çmimin "sa ke". Nëse je i pasur automatikisht je i bukur, i mençur, i arsimuar dhe çdo gjë në superlativ. Pa rregullsia në shoqëri janë të volitshme për disa kategori të njerëzve, nga më e ulëta - hajnave të rëndomtë deri te "hajnat e kulturuar" në fotelet e rrypit, etj. Amoraliteti dhe liria seksuale dhe lakuriqësia u përgjigjen shpirtrave të sëmurë moralisht e sidomos atyre të cilët bëjnë biznese fitimprurëse ose atyre të pasurve të cilët për para mund të blejnë trupin njerëzor.

Nëse dikush në këtë mahnitje të rrejshme të shejtanit paraqitet për ndershmëri, drejtësi, moral, etj, natyrisht që do të hasë në kundërshtim të fortë dhe do t'i pengojë ata të cilët janë të zhytur thellë në ujërat e mashtrimit, grabitjes dhe epsheve. Kurrsesi në jetën e tyre plot dashuri ndaj dynjasë nuk përputhet tregimi për vdekjen dhe ahiretin. Si një i tillë të pranojë se është rob i rëndomtë i cili do të qëndrojë para Allahut dhe për çdo fjalë dhe vepër do të jap llogari?

Si të pranojë të fut në jetën e tij disiplinën e respektit të njerëzve qoftë edhe më i varfëri dhe nuk është e lejuar t'ia mohojë të drejtat e tij?! Si me e bind se nga pasuria e tij aq e dashur të ndajë zekatin që është i drejtë dhe pjesë e të varfërit?! Si ti themi se islami flet për moral, kur një shumicë e tyre mu në amoral fitojnë të holla të shumta. Një shënim i vjetër flet si në SHBA çdo javë shfaqen rreth 200 filma pornografik. Kjo d.m.th. miliona dollarë të fituar. Si me e shmang? Në islam nuk ka mashtrim, grabitje, shkelje të drejtave të njeriut, amoral, padrejtësi, dhunë, e mu për këtë islami është problem dhe kërcënues për rruzullin tokësor!?


ZGJIDHJA

Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë:"Elif, Lam, Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhe dhënë, ata japin (zeqatë, sadaka, etj). Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall Ty, dhe në atë që është shpallur para Teje dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (ahiretin).

Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti dhe vetëm ata janë të shpëtuarit." (El - Bekare, 1 - 5)Dhe përsëri themi: çfarë mbjellë, atë korr. Kush mbjellë iman dhe fe - do të korr frytet e suksesit në këtë dhe në botën tjetër. Zgjidhja e të përditshmes të sëmurë është në islam.Shumica janë të vetëdijshëm që kjo botë nuk mund të ekzistojë siç është tani dhe së shpejti e pret gremira e pafund. Pra, zgjidhja qëndron jo në ikjen nga islami por në praktikimin e tij në jetën e përditshme dhe në çdo segment të jetës individuale dhe shoqërore.i Kur'anit fisnik është i qartë për çdo kohë dhe për çdo brez:


"E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të jetë e vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjallim të verbër." (Ta Ha, 124)
 
Pe: Pasojat e largimit

mfalni veq sa e verejta, MUNGON FJALIA E PLOT NE FUND TEKSTI:

>>> .i Kur'anit fisnik është i qartë për çdo kohë dhe për çdo brez:

"E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të >><< jetë e vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjallim të verbër." (Ta Ha, 124)


Ajeti i Kur'anit fisnik është i qartë për çdo kohë dhe për çdo brez:

"E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ket jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjallim të verbër." (Ta Ha, 124)
 
Back
Top