Pasanikët që nuk duan t’ua lënë fëmijëve pasurinë

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0825193515111_m.gif


Ata janë aq të pasur sa që nga paratë e tyre mund të jetojnë mirë miliona njerëz, e lëre më pasardhësit e tyre. Por, këtë të fundit ata nuk e duan. Në fotot e postuara më poshtë, Telegrafi ua sjell listën të miliarderëve humanistë, që kanë vendosur më herët se si ta ndajnë pasurinë pas vdekjes: për qëllime më të larta, për të mirën e përgjithshme, e jo “trashëgimtarëve ligjorë" apo të afërmve të gjakut.
Disa veprimet e tyre i arsyetuan me filozofinë e jetës, se gjithçka në jetë duhet të fitohet, se paraja të prishë njerëzit apo diçka të ngjashme. Ndërsa, të tjerët tek fëmijët shohin dembelët, prandaj janë të gatshëm të merren me ta me gjykata, në mënyrë që të parandalojnë kolapsin e perandorisë në krye të së cilës gjenden, në qoftë se ajo bie mbi trashëgimtarët. A nuk është dëshmi për këtë, e ndoshta edhe fajtore, Paris Hilton!?

1. Investitori Warren Buffet

pasa01.gif


Premtoi se do t’ia japë 83 për qind të pasurisë Fondacionit Gates, e më vonë këtë shumë e ngriti në 99 për qind. Pastaj tha për pasardhësit e tij: "Dua t’ju jap fëmijëve të mi aq sa të ndjejnë se mund të bëjnë diçka, e jo aq shumë që ta kenë ndjenjën se mund të mos punojnë fare”.

2. Themeluesi i kompanisë eBay, Pierre Omidyar

pasa02.gif

Miliarder u bë në moshën 31 vjeçare, ndërsa më shumë se tek tre fëmijët e tij shpenzon për bamirësi, kryesisht për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. “Betimin e Gatesit” se do të heq dorë nga së paku gjysma e pasurisë së tij, e nënshkroi në vitin 2010.

3. Kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg

pasa03.gif

Paga e tij vjetore është një dollar, vlen 19.5 miliardë, ndërsa dhuron miliona në vit për mijëra fondacione dhe shoqata. Ai ka dy vajza dhe synon që të gjitha paratë e tij t’i japë për bamirësi. Në një rast tha se “planifikimi më i mirë financiar përfundon me çekun pa mbulesë për varrmihësin”.

4. Muzikanti Gene Simmons

pasa04.gif

Basisti i rock-grupit Kiss, që “peshon” rreth 300 milionë dollarë, ka thënë për dy fëmijët e tij: “Sa i përket trashëgimisë, ata do të kenë përkujdesje, por kurrë nuk do të jenë të pasur për shkak të parave të mia, sepse çdo dit do të jenë të detyruar të ngrihen nga krevati, të shkojnë në punë dhe të gjenden në mënyrën më të mirë”.

5. Australiania më e pasur, Gina Rinehart

pasa05.gif

Kreu i grupit HPPL e cila pronësinë ndaj perandorisë së çelikut e ka arritur me trashëgimi, thotë se asnjë nga katër fëmijët e saj “nuk kanë aftësitë apo zhdërvjelltësinë e duhur, as dituri, as përvojë, as përgjegjësi e as etikë pune” që ta udhëheqin këtë biznes.

6. Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates

pasa06.gif

Njëri prej njerëzve më të pasur në botë themeloi Fondacionin Bill & Melinda Gates më 1994, ndërsa e ideoi edhe “The Giving Pledge”, që është ftesa për të pasuritë që të dhurojnë pasurinë e tyre. “E dija se lënia e parave fëmijëve tanë nuk është ide e mirë. Kjo nuk do të ishte mirë as për ta, e as për shoqërinë”, ka thënë ai më 2010

7. Aktori Jackie Chan

pasa07.gif

Ylli i kinematografisë deklaroi më 2011 se do të heq dorë nga gjysma e pasurisë së tij, për ta dhuruar atë për çështje humanitare, dhe se asnjë milion nuk do t’i mbetet djalit të tij Jaycee. "Nëse ai është i aftë, do të fitojë paratë e tij. Nëse jo, thjeshtë do t’i shpenzojë kot paratë e mia”, ka thënë Jackie Chan.

8. Miliarderi Bernard Marcus

pasa08.gif

Pronari i zinxhirit të shitjes me pakicë, Home Depot, nisi gjithçka nga zero për të arritur në 1.5 miliardë dollarë. Ai gjithashtu mendon se është më mirë për fëmijët që të mos e trashëgojnë pasurinë e tij, të cilën planifikon ta shpenzojë për financimin e arsimimit të personave të hendikepuar.

9. Biznesmeni Chuck Feeney

pasa09.gif

Themeluesi i zinxhirit Duty Free Shop nëpër aeroporte, ishte miliarder deri në fund të viteve 1980, derisa nuk ia dha pasurinë fondacionit Atlantic Philanthropies. Sot thuhet se nuk ka as veturë, ndërsa fëmijët i ka mësuar të punojnë, madje edhe kur janë në pushime. ثshtë i njohur nga kjo fjali: “Dua që çeku im i fundit të mos ketë mbulesë”.

10. Kuzhinierja britanike, Nigella Lawson

pasa10.gif

Njëra nga yjet më të njohura të kulinarisë, pos milionave të saj ka mjete tjera edhe nga martesa me pasanikun Charles Saatchi. Për vendimin e saj tha: “Vendosa që fëmijët e mi të mos kenë siguri financiare. Kur njerëzit nuk kanë nevojë të fitojnë para, kjo gjë i shkatërron ata”.

11. Manjati i mediave, Ted Turner

pasa11.gif

Themeluesi i CNN dhe TBS ia ka dhënë tashmë miliarda dollarë Fondacionit të Kombeve të Bashkuara. Pesë fëmijët e tij nuk kanë çka presin kur vdes ai. Ai madje ka thënë se është në “prag të varfërisë” dhe se dëshiron që të ketë vetëm sa për të mbuluar shpenzimet e varrimit.

12. Menaxheri i fondeve të investimit, John Arnold dhe gruaja e tij Laura

pasa12.gif

Doli në pension pa i bërë 40 vjet, pasi për vetëm 10 vite të ekzistencës së fondit të tij, Centaurus Energy, ka fituar katër miliardë dollarë. John Arnold dhe bashkëshortja e tij Laura vendosën që fëmijëve të mos u lënë asgjë, sepse për shkak të origjinës së tij nuk beson në “dinastinë e pasurisë”.

13. Kompozitori britanik, Andrew Lloyd Webber

pasa13.gif

Me muzikën e tij ka fituar qindra miliona dollarë, që planifikon t’i investojë në zhvillimin e artit. Fëmijët thotë se do të kenë përkujdesje, ndërsa për testamentin e tij tha: “Mendoj se nuk duhet të bazohet në faktin se unë kam një grumbull të fëmijëve dhe të nipërve të pasur. Mendoj se ato para duhet të shpenzohen për promovimin e artit”.

14. Regjisori dhe producenti George Lucas

pasa14.gif

Miliarder dhe baba i katër fëmijëve, njeriu i cili në ekranin e madh vuri “Luftërat e Yjeve” (Star Wars), e dha betimin për fondacionin Bill Gatesit më 2010. Këtë vendim ai kështu e arsyetoi: “Shumicën e pasurisë sime dua ta përdori për përmirësimin e arsimit”.

15. Naftieri T. Boone Pickens

pasa15.gif


E nisi karrierën si kolporter, pastaj e bleu kompaninën Gulf Oil që sot “peshon” 1.4 miliard dollarë. Vendimin për të nënshkruar “The Giving Pledge” ai e arsyetoi në këtë mënyrë: “Moti kam thënë se kënaqem me fitimin dhe dhurimin e parave... Nuk jam adhurues i trashëgimit së pasurisë. Kjo krijon më shumë dëme sesa të mira”. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top