Pas lenies se duhanit.

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Që në 20 minutat e para të ndërprerjes së pirjes së duhanit, organizmi i njeriut fillon t’i kthehet gjendjes normale. Zemra është më mirë që në 24 orët e para, mbaresat nervore pas 48 orësh, ndërsa mushkëritë pas disa muajsh.
Pas 20 minutash: Shtypja e gjakut dhe pulsi bien në vlera normale, temperatura e duarve dhe këmbëve ngrihet në vlerat normale.

Pas 8 orësh: Përqendrimi i monoksidit të karbonit në gjak bie dhe i afrohet normales, përqendrimi i oksigjenit në gjak rritet deri në vlerën e duhur.

Pas 24 orësh: Zvogëlohet rreziku nga infarkti i zemrës.

Pas 48 orësh: Mbaresat nervore fillojnë të ripërtërihen, përmirësohet ndjenja e nuhatjes dhe shijes, të ecurit është më i lehtë.

Pas 2 javësh deri në 3 muaj: përmirësohet qarkullimi i gjakut, rritet kapaciteti i mushkërive deri në 30%.

Pas një deri në nëntë muaj: Zvogëlohet numri i kollitjeve, tendosja e sinuseve, lodhja dhe frymëmarrja e shpejtuar, rigjenerohen qelizat e mushkërive.

Pas një viti: Rreziku nga sëmundjet koronare kardiovaskulare është 50% më e ulët sesa të duhanpirësit.

t.ch
 
Titulli: Pas lenies se duhanit.

mbas lenjes se cigares mendoj do jem si e droguar ....me mire spo e le se sdo ndihem mire
 
Titulli: Pas lenies se duhanit.

e ke shume gabim mace, provo ta lesh 1-2 jave dhe do shohesh permiresime ne menyren e te ndjerit
ce do qe s`eshte aq e lehte kjo pjesa e pare
 
Titulli: Pas lenies se duhanit.

Une di qe pas lenies se cigares shton ne peshe ....:(
 
Fillohet bari....
 
Tallesh ta sugjero mjeku... si alternative ... jahuuuuu ...
 
Nje kolegia ime,la duhanin,shtoi ushqimin..per 6 muaj sa e ka lene,ka shtuar mjaftueshem peshe.Iku nga nje e keqe,"perqafoi" nje te keqe tjeter?
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top