Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, Serbia shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake

“Associated Press”: Pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, Serbia shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake



Pas formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe reagime të ashpra të Serbisë, “Associated Press” ka publikuar një artikull rreth kësaj çështje. Siç raporton “AP”, Serbia është duke shqyrtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë pasi Kuvendi i Kosovës njëzëri miratoi formimin e ushtrisë.


Beogradi e ka quajtur “kërcënimin më të drejtpërdrejtë të paqes dhe stabiliteti të rajonit”, ndërsa në anën tjetër shefi i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë së formimi i ushtrisë po bëhet në një kohë të papërshtatshme, duke bërë kështu thirrje për dialog.

Votimi i ushtrisë u arrit me 107 vota për dhe asnjë kundër, ku deputetët votuan tri ligje, me të cilat parashihet rritja e numrit të pjesëtarëve, themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes si dhe ndryshimi i detyrave dhe misionit të FSK-së. Deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës e kanë bojkotuar votimin, duke mos u shfaqur fare në sallë.


Sipas të përditshmes angleze, Serbia këmbëngul se ushtria e Kosovës shkel rezolutën e Kombeve të Bashkuara që i dha fund luftës në Kosovë. Serbia ka kërcënuar se mund të përgjigjet me ndërhyrje ushtarake, ndërkaq në anën tjetër kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ditë më parë pati deklaruar se “një opsion i tillë është në tavolinë”.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vizituar sot trupat serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën. Nikolla Selakoviq, këshilltar i presidentit serb, ka deklaruar se Serbia mund t’i dërgojë forcat e armatosura apo ta shpallë Kosovën territor të pushtuar. Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.


Në anën tjetër në pjesën veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë se ushtria e re “është e papranueshme” dhe “tregon qartë që Prishtina nuk dëshiron paqe”. Madje siç raporton “AP”, Rakiq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë të tregohen të matur dhe të mos i përgjigjen provokimeve.


Si kundërpërgjigje ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës, serbët në pjesën veriore të Mitrovicës kanë vendosur flamuj të Serbisë nëpër rrugë dhe tarraca të apartamenteve, e në anën tjetër paqeruajtësit e NATO-së janë vendosur në urën që ndan qytetin e Mitrovicës.


Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, ka dënuar veprimin e autoriteteve kosovare, duke pretenduar se ushtria duhet të shpërbëhet. Megjithatë, “AP” shkruan se çfarëdo intervenimi ushtarak i Serbisë në Kosovë do të nënkuptonte konfrontim të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e NATO-së, përfshirë ushtarët amerikanë të stacionuar në Kosovë që nga viti 1999.



/Te./
 
kete pakicen serbe duhet me perzan prej Kosoves komplet, e edhe prej Mitrovices gjithsesi….... ndryshe keta smarrin vesh.


Skan keta te vendosin dhemb ne vendin tonë… le te shporren per gjith...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back