Pas 19 vitesh martesë, zbulon që gruaja e tij ishte burrë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një shtetas belg u nda nga gruaja e 19 viteve i tmerruar, pasi zbuloi se ajo kishte lindur mashkull.

64-vjeçari, i identifikuar nga mediat vendase vetëm me emrin e tij Jan, në një intervistë tronditëse zbuloi se kurrë nuk kishte pasur dyshime se gruaja e tij mund të kishte ndryshuar gjini.

Belgu mësoi të vërtetën pas dy dekadash, vetëm pasi për këtë i tregoi një kushëri i gruas indoneziane.

Në një intervistë për të përditshmen “Nieuwsblad”, Jan rrëfeu: “Martesa ime e dytë ishte drejt fundit dhe kur e njoha, u dashuruam shumë shpejt. Ajo ishte një vajzë tërheqëse dhe me një feminilitet të spikatur. Në atë kohë ishte vetëm 27 vjeç dhe e pyeta nëse donte të kishte fëmijë. Përgjigja e saj ishte negative dhe diçka e tillë më gëzoi, pasi unë kisha dy fëmijë për vete dhe nuk doja të tjerë. Gjatë viteve, në mënyrë që të mos ngelej shtatzanë merrte rregullisht kontraceptivë, ndërsa nuk dyshova kurrë gjatë raporteve ****uale, ndonëse gjithmonë përdorte një lubrifikues, për të cilin vetëm tani e di se është procedurë e zakonshme tek tran****ualët”.
divorce_1838387c-370x287.jpg

Martesa e belgut u përshkrua si “e shkëlqyer” deri dy vite më parë, kur “Monica” nisi të vishte veshje tepër provokuese dhe të qëndronte natën deri vonë, transmeton Top Channel

I shtyrë nga xhelozia, 64-vjeçari kontaktoi një prej të afërmeve të gruas dhe prej tij dëgjoi se ajo kishte qenë mashkull, fakt që e pranoi edhe e shoqja pas përballjes sy më sy.

“Bota ime u shemb në 20 sekonda. U ndieva i tmerruar. Më duket sikur jam përdhunuar për 20 vitet e fundit”, deklaroi Jan, që pavarësisht tentativave për ta dëbuar, nuk ka mundur ta bëjë këtë për shkak të një vendimi gjykate.

Aktualisht, çifti jeton i ndarë në të njëjtën shtëpi, ndërsa procesi i koklavitur i divorcit të tyre është në zhvillim. Ar shqip..
 
Titulli: Pas 19 vitesh martesë, zbulon që gruaja e tij ishte burrë

Ishalla me nje grua me te mir ktej o tutje or belg :P :P
 
Titulli: Pas 19 vitesh martesë, zbulon që gruaja e tij ishte burrë

“Bota ime u shemb në 20 sekonda. U ndieva i tmerruar. Më duket sikur jam përdhunuar për 20 vitet e fundit”

hahahahahahahahaah mjer ai ca paska hequr hahahaha
 
Titulli: Pas 19 vitesh martesë, zbulon që gruaja e tij ishte burrë

Sa te rrosh do mesosh thone.
 
Titulli: Pas 19 vitesh martesë, zbulon që gruaja e tij ishte burrë

Cfare belegu aman, 20 vjet maredhenie sek.suale dhe tash e merr vesh qe "ajo" paska qene ai....
 
Titulli: Pas 19 vitesh martesë, zbulon që gruaja e tij ishte burrë

Me duket e pamundur te mos e dallosh...o zeri o operacionet o tiparet e theksuara.
Bohhh!
Gjynah i shkreti
 
Titulli: Pas 19 vitesh martesë, zbulon që gruaja e tij ishte burrë

20 vjet me vazoline ahahahahahhahahaha
 
Titulli: Pas 19 vitesh martesë, zbulon që gruaja e tij ishte burrë

:lol: tbehem e un cun ti propozoj e un naj njeres :P

Edhe ty te paska shku ne te kuqe e lol
 
Titulli: Pas 19 vitesh martesë, zbulon që gruaja e tij ishte burrë

Hahahahahha
Kur fajin e ke vete e sdi ku te kapesh, ja keta 'burrat' si jane.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top