Partia e Tajib Erdoganit fiton për të tretën herë

Kresha

A pretty face can never trick me
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) fitoi me 49,9%, Partia Republikane Popullore 25,9%, Partia e Lëvizjes Nacionaliste 13% dhe të pavarurit 6,6% të votave.

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila doli forca e parë politike në zgjedhjet e përgjithshme dhe do të drejtojë sërish e vetme qeverinë, Rexhep Tajip Erdoan, tha: “Fituesja e zgjedhjeve të 12 qershorit 2011 është padyshim Turqia, pavarësisht se zgjedhësi ka votuar apo jo për Partinë AK”.

Në fjalën përshëndetëse Erdoan dha mesazhe për unitet dhe solidaritet dhe uroi që rezultatet e zgjedhjeve të kontribuojnë në vendosjen e paqes, drejtësisë dhe stabilitetit në rajon dhe në botë.

Përfundimet e zgjedhjeve parlamentare Erdoani i vlerësoi në fjalën drejtuar popullit nga ballkoni i selisë së Partisë AK në Ankara.

Përshëndes prej këtu të gjithë qytetarët e Republikës së Turqisë, të gjithë bashkëkombësit që jetojnë në të 5 kontinentet, duke nga Melburni de deri në Berlin, nga Tokio deri në Vjenë e nga Parisi e gjer në Toronto”, e nisi fjalimin Kryeministri Erdoan duke thënë se vullneti kombëtar dhe demokracia fitoi edhe një herë tjetër në Turqi.

Rezultatet zgjedhore Kryeministri Erdoan i cilësoi si një fitore të shpresës së të shtypurve, të dëmtuarve në shkallë globale, duke thënë: “Po aq sa fitoi Stambolli, fitoi edhe Sarajeva; po aq sa fitoi Izmiri, fitoi edhe Bejruti; po aq sa fitoi Ankaraja, fitoi edhe Damasku; po aq sa fitoi Dijarbakëri fitoi edhe Ramallahu, Nablus, Xhenin, Bregu Perëndimor, Jerusalemi, Gaza. Po aq sa Turqia sot fitoi Lindja e Mesme, Kaukazi, Ballkani, Evropa. Sot po aq sa demokracia, sot fitoi liria, paqja, drejtësia, stabiliteti”

"Ne do ta lexojmë drejtë mesazhin që doli nga kutitë e votimit”, u shpreh Kryeministri Erdoan dhe shtoi se përfundimet e këtyre zgjedhjeve kanë krijuar mundësinë për të bërë një kushtetutë të re me marrëveshje dhe negociata me të gjitha partitë dhe OJF-të”.

Fituesja e zgjedhjeve të përgjithshme 2011 është Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Zgjedhësi e dha vendimin e tij, dhe i tha “PO” për të tretën herë Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim fitoi me 49,9% të votave, duke marrë kështu votën e gjysmës së zgjedhësve.

Ndërsa Partia Republikane Popullore (CHP) mori 25,9% të votave, kurse Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) mori 13% të votave.

Kështu Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të ketë në parlament 326 vende, Partia Republikane Popullore 135, Partia e Lëvizjes Nacionaliste 53, ndërsa deputetët e pavarur fituan 36 karrige.

Pjesëmarrja në zgjedhje theu rekord me 87%.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim është edhe partia e parë në historinë e republikës që i ka fituar zgjedhjet duke i shtuar votat 3 herë radhazi.

Partia Demokrate në vitet 1950 i kishte fituar zgjedhjet 3 herë pa ndërprerje, por në zgjedhjet e treta të përgjithshme kishte pësuar humbje të votave.

Ndërsa forca e dytë politike nga zgjedhjet e djeshme të përgjithshme doli Partia Republikane Popullore (CHP) me 25,9% të votave.

Partia e tretë që mori më shumë vota pas Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partisë Republikane Popullore (CHP) është Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), e cila fitoi vetëm 13%.

Kurse deputetët e pavarur të mbështetur nga Partia për Paqe dhe Demokraci (BDP) morën 6,6% të votave. /trt/
 
Back
Top