Partia Demokratike asgje me shume se nje tufe genjeshtaresh.

Hostel

Anëtar i Nderuar
Kjo teme nuk eshte e marre nga gazeta materialin qe une do postoj eshte i marre nga adresa e partise demokratike dhe ne pjesen qe do nenvizoj me te kuqe do ju tregoj se si kjo parti genjen edhe tek gjerat me te vogla!


Lindur me 15 tetor, 1944, Sali Berisha u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.

Gjatë viteve ‘70, z. Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë muajore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trainime në Paris.

Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për homodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve europianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime Mjeksore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjoze në Europën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.

Me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1985, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të ndryshonte rrugën e paraardhësit të tij dhe politikës Staliniste dhe do të inkurajonte ndryshimin. Por, së bashku me një numër që rritej dita-ditës intelektualësh, studentësh dhe punëtorësh të rinj, ai u zhgënjye kur këto shpresa nuk i’u realizuan. Në vitin 1989, ndërkohë që vendet e Europës Lindore filluan të braktisnin komunizmin, z. Berisha dhe avokatë të tjerë të reformës u bënë më të hapur në thirrjet e tyre për ndryshim në Shqipëri.

Në tetor 1989 në një intervistë në Televizionin Shqiptar, z. Berisha e nxiti regjimin të fillonte një program të gjerë liberalizimi por intervista e regjistruar nuk u lejua të transmetohej. Të fillim të vitit 1990, Berisha e nxiti regjimin të zgjeronte qëllimin e reformave përfshi dhe krijimin e një sistemi politik demokratik shumëpartiak dhe të një ekonomie tregu. Në fillim të viteve ‘90, z. Berisha ishte dalluar si një nga personat më respektuar të lëvizjes për reformë në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, intervistë e cila u botua gjithashtu dhe në shtypin ndërkombëtar, Berisha kërkoi që të merrnin fund barrierat e mbetura ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes, që shqiptarëve t’u garantohej e drejta të udhëtonin lirisht brenda dhe jashtë vendit, dhe që Shqipëria të braktiste politikën e saj të jashtme izoluese. Në gusht të vitit 1990 në një takim të intelektualëve të vendit të mbledhur nga Presidenti Ramiz Alia, z. Berisha e nxiti Partinë e Punës së Shqipërisë të hiqte nenin 3 të Kushtetutës komuniste i cili sanksiononte që Partia e Punës kishte pushtet të plotë, të njihte Kartën e të Drejtave të Njeriut, të hartonte një Kushtetute të re demokratike, dhe të hiqte të gjitha monumentet e Stalinit në të gjithë vendin.

Në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” me 17 shtator të vitit 1990, z. Berisha dënoi, ato që ai i quajti “reforma kozmetike” të regjimit të Ramiz Alisë, të cilat i kishin shërbyer vetëm përkeqësimit të gjendjes në vend. Pa pluralizëm politik, argumentoi ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri.

Në dhjetor të vitit 1990, z. Berisha u bashkua që ditën e parë me demonstratat e studentëve që detyruan qeverinë të miratonte krijimin e një sistemi shumëpartiak. Z. Berisha u bë drejtuesi i Partisë Demokratike (PD), partia e parë dhe më e madhja e opozitës së re. Ai u zgjodh zyrtarisht kryetar i PD-së në shkurt të vitit 1991 në kongresin e parë kombëtar të partisë. Megjithëse PD-ja nuk ishte në gjendje të krahasohej me burimet financiare dhe organizative të PPSH-së, në zgjedhjet parlamentare në mars të vitit 1991 fitoi 39% të votave popullore dhe doli si partia kryesore e opozitës në Kuvendin Popullor.

Megjithatë kur qeveria e re e PPSH-së nuk ishte në gjendje të qeveriste vendin pas shpërthimit të grevave të përgjithshme të organizuara nga bashkimi i sindikatave jo-komuniste, PD-ja ra dakort të merrte pjesë në një qeveri koalicioni të mandatuar për të zgjidhur problemet dhe të përgatitej për zgjedhje të reja. Në dhjetor të vitit 1991 z. Berisha dhe PD-ja, të shqetësuar nga përkeqësimi i ekonomisë, mosfunksionimi i ligjit dhe rregullit dhe raportet për korrupsion zyrtar, u tërhoqën nga koalicioni qeverisës dhe kërkuan zgjedhje të reja. Zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1992 rezultuan në një ndryshim dramatik të rezultateve të vitit të mëparshëm, ku Partia Demokratike fitoi 62% të votave popullore dhe 92 nga 140 vende në Kuvendin Popullor. Pas dorëheqjes së Presidentit Alia, Kuvendi Popullor i dominuar nga PD-ja, me 8 prill 1992, zgjodhi Sali Berishën si Presidentin e parë të shtetit post-komunist.

Pas zgjedhjes së tij si President i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe qeveria e re demokratike u përfshinë në një gamë të gjerë reformash politike, ekonomike, institucionale, legjislative dhe reformash të gjithanshme.

Kështu, privatizimi i plotë i tokës dhe banesave, si dhe i kompanive shtetërore të vogla dhe të mesme u krye gjatë periudhës ‘92-’96; çmimet dhe kursi i këmbimit u liberalizuan plotësisht dhe Shqipëria ndryshoi nga një vend me shkallë inflacioni 3 shifror dhe nje rënie të rritjes ekonomike me -20%, në një vend me shkallë inflacioni një shifror dhe me një mesatare të rritjes ekonomike prej 9% në vitin 1992 dhe ku në ‘93 -’96, 75% e GDP-së arrihej nga sektori privat.

Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në.

Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvëndësuan me ligje të reja të standarteve europiane dhe u krijuan një seri institucionesh, të cilat nuk ekzistonin më parë, si Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Në vitin ‘97, menjëherë pas revoltave të organizuara nga ish-komunistët, të cilët përfituan nga rënia e skemave mashtruese piramidale, z. Berisha dha dorëheqjen nga Zyra e Presidentit, dhe PD-ja kaloi në parti opozitare në zgjedhjet parlamentare. Më pas ai u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti ‘97 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005.

Z. Berisha drejtoi koalicionin e partive të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37% të votave.

Me 3 korrik 2005, Sali Berisha drejtoi koalicionin e pesë partive të qëndrës së djathtë, të cilat fituan një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend. Ai u emërua Kryeministër i Shqipërisë me 8 shtator 2005, më një shumicë prej 81 votash në parlament.

Ai është i martuar me znj. Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Ai zotëron mirë gjuhën angleze, frënge, italiane dhe ruse


Tek kjo pjese thuhet qe Sali Berisha zoteron mire gjuhen italiane por une ju sjell proven e kundert te kesaj!

YouTube - Berisha vs Berluskoni (Silvio Berlusconi)

Ja pra e shikoni se kjo parti arrin te genjeje tek keto gjera inmagjinoni cpo ben tani gjate numerimit te votave.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top