Parti neonaziste ne Itali

Kresha

A pretty face can never trick me


Mbrojtja e Italisë nga pushtimi i barbarëve të rinj, pra i emigrantëve të cilët duhet të kthehen në vendin e tyre.

ثshtë kjo detyra që i ka vënë vetes Partia Nacionaliste Italinë e cila ka filluar një fushatë të ashpër raciste.

Megjithë protestat dhe hetimet mbi këtë lëvizje ekstremistë, ajo nuk po ndal nismat e ndryshme, të promovuara edhe në rrjetet sociale në Internet.

Lexohet se kjo Parti synon krijimin e një forcë të armatosur rojesh të zeza, thirrje për ngritje me armë në mbrojtje të atdheut e sigurisë së vendit.

Ky formacion neonazist është krijuar në vitin 2009 nga Gaetano Saya, ish mason dhe i njohur për tentativën e krijimit të një shërbimi sekret paralel.

Tani, pas një periudhe heshtjeje, kjo lëvizje ka marrë sërish vrull duke shkaktuar indinjatë dhe shqetësim në opinionin publik.

Uniformat, këmishë e bardhë, kravatë dhe rrip i zi, mund të blihen lirisht nëpërmjet internetit, ku janë botuar edhe 25 pikat e programit, më të bujshmet janë: dalja e menjëhershme e Italisë nga Bashkimi Europian, nxjerrja jashtë Italisë e emigrantëve dhe e homoseksualëve, rifutja e denimit me vdekje dhe çensura paraprake për shtypin.

Kjo lëvizje bën të ditur se takimi i parë kombëtar është në program më 24 dhe 25 shtator në Genova, ku nëse nuk do të ndalohen nga policia, do të rekrutohen rojet e para të zeza. //mesazhi
 
Back
Top