Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Parlamenti turk ka arritur një kompromis për të shtuar një artikull në kushtetutën e re që do të lejojë gratë të vënë shami koke, përderisa punojnë në pozicione të shërbimit publik.
Komisioni Kushtetues është duke kryer përpjekjet e tij për hartimin e një kushtetute të re civile.
Një artikull i ri mbi lirinë e ndërgjegjes, fesë dhe besimit, thotë: "Askush nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në praktikat fetare apo ceremoni që shprehin besimet fetare. Askush nuk mund të ndalohet nga përmbushja e kërkesave të besimeve të tyre fetare. "
Ndalimi i shamive në Turqi daton në 1980. Pas grusht-shtetit të vitit 1980, një rregullore e përcaktuar qartë tregonte se ndaloheshin shamitë e grave myslimane.
Gratë që mbanin shami ishin mohuar nga e drejta për t'u punësuar nga shteti.
Ndalimi u forcua në mënyrë të konsiderueshme pas 28 shkurtit të vitit 1997, kur ushtria rrëzoi një qeveri që konsiderohej "shumë fetare".
Aktualisht, zyrat shtetërore nuk punësojnë gratë që mbajnë shami, por pas kushtetutës së re, ky nuk do të jetë më problem.
Femrave të mbuluara u është mohuar punësimi edhe në shumicën e kompanive private, pavarësisht mungesës së një ligji që ndalon përdorimin e shamisë në këto biznese.
Një ndalim mbi bartjen e shamive në hapësirat universitare u hoq në vitin 2010.
/mesazhi/
Parlamenti turk lejon shamin
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Te na rroje parlamenti turk, dhe per shume vjet.!!
 
اudi,një vend si Turqia nuk lejon shaminë?Ndërkohë që ju muslimanët e devotshëm ndizni luftë për mohim të drejtash në Shqipëri?
 
Amin amin................
 
Pe: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Nese ky eshte vullneti i nje populli le te jete por sec kam pershtypjen se perfaqesuesit e popullit turk mundet edhe te kene abuzuar sadopak me miratimin e ketij ligji.
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Elhamdulilah !
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

اudi,një vend si Turqia nuk lejon shaminë?Ndërkohë që ju muslimanët e devotshëm ndizni luftë për mohim të drejtash në Shqipëri?

pse tani e more vesh ti qe s'e lejonte Turqia? Ky pra eshte paradoksi i politikes :D... Vertet turp ka qene per nje vend te tille t'mos lejonte shamine!

sa per temen: yeahhhhh.......... :hellou::pomgirl:
 
po behen shume te bajatshme k'to lloj temash :D

edhe c'fare.....
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

pse tani e more vesh ti qe s'e lejonte Turqia? Ky pra eshte paradoksi i politikes :D... Vertet turp ka qene per nje vend te tille t'mos lejonte shamine!

sa per temen: yeahhhhh.......... :hellou::pomgirl:

Mua me vjen cudi te besoj qe ne Turqi s'lejonin femrat ne institucione publike...e qe i duhej ligji per kete!
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Kjo ceshtje me Emer te Zotit do te rregullohet edhe ne vendet tona Islame ne trojet Shqiptare ...
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

اudi,një vend si Turqia nuk lejon shaminë?Ndërkohë që ju muslimanët e devotshëm ndizni luftë për mohim të drejtash në Shqipëri?

e ku jetojm ne ne kine ?!!! nese ne jetojm ne nje vend ku ndalohen te drejtat fetare apo ndonje e drejte tjeter normal qe do ndezim lufte !! ne nuk kemi pse te ndezim lufte ne turki nese slejohet nje gje e tille apo ne amerik apo ku ta di une sepse nuk jetojm ne ato vende !!!
 
Titulli: Pe: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Nese ky eshte vullneti i nje populli le te jete por sec kam pershtypjen se perfaqesuesit e popullit turk mundet edhe te kene abuzuar sadopak me miratimin e ketij ligji.

ne referendum qe eshte mbajtur para ca kohe ne turki lidhje me kerkesen e partis se kryeministrit turk Erdogan per te bere ndryshime ne kushtetute ka marre nje numer te madh te votusve pra me nje fjale ka marre PO-n e popullit !! ca do tjeter te shkohet ti pyesin nje nga nje ne gjdo familje !!?
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

le te jete per hajr e me kembe te mbare.

dita dites po dalin fjalet qe i ka thene Muhamedi a.s. per kete pjese te europes.
 
Tani jemi ne fazen n.6 te Apokalipsit 9:12-21. Mos merr superxhiro me pas eshte Apokalipsi '7..;)
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Hajt shume mire,tani sa here qe nje shtet do e pranoje do behet lajm.e do na vihet ne forum??
 
Po, besoj se nuk ka rregulla qe e kundershtojne kete :D
 
Te pengon ty dicka apo je kundera ketyre ligjeve ?

Je e pajtimit qe edhe ne vendet tona te lejohen vajzat me shami te punojne e te mesojne si cdo femer tjeter ne shoqeri ?!!!
 
Nuk qenka ndonje lajm per tu habitur.Kur parlamenti turk te vendosi me minifund femra ne institucione publike atehere ja vlen ta lexosh :D
 
Me vjen keq por per kete duhet gjate te presish cent, se ska per te ndodhur kurre.... e di pse sepse per minifundet snevojitet ligj....
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Keto foto jane nga femrat ne demostrate kunder riforms se abordit ne Truqi.
Nuk kane asnje ndryshim me femrat ne perendim, kush i ndalon keta te veshin minifund, ndoshta edhe i kane minifundet se nuk duken ne foto.
Erdogan eshte islamist radikal ne parime dhe kerkon ti jape drejtim dhe prioritet parimeve islamiste. Gjithsesi bota ka kohe qe po eksploron e hapsiren e Universit duke sfiduar forcen e gravitetit te Tokes, nderkohe keta merren me nje shami, se ti mbulojne apo jo floket grate myslimane! pff

tu2_zps6bebb321.png

tu3_zpsb4bd5c7e.png

Ndersa kjo eshte demostrate seexi te femrave turke kunder dhunimit.
tu4_zps9100ade3.jpg
 
Attachments

  • tu2_zps6bebb321.png
    tu2_zps6bebb321.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • tu3_zpsb4bd5c7e.png
    tu3_zpsb4bd5c7e.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • tu4_zps9100ade3.jpg
    tu4_zps9100ade3.jpg
    52.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Shyqyr se shumë po mundoheshin me fjalë, në fakt për këtë turqit :D.. se veprat .. ehh veprat janë shumë larg..

Ps: Turket as duan tia dinë për veshjen muslimane sidomos moshat e reja .. të paktën ato që unë shikoj këtu bahh thua janë turke apo franceze vallë.. :)
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Gjithsesi bota ka kohe qe po eksploron e hapsiren e Universit duke sfiduar forcen e gravitetit te Tokes, nderkohe keta merren me nje shami, se ti mbulojne apo jo floket grate myslimane! pff

E ti merresh me qira, duka ua mbajtur turqve qirat se cfare bejne dhe sjell ne forum :plazh: haj medet haj
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Po, besoj se nuk ka rregulla qe e kundershtojne kete :D

Per kete mos te jesh i sigurte i nderuar Loverdjali...Se nese hapim cdo dite forumin 1 nder 3 temat eshte me karakter fetar...E jo fetar te cdo feje por vec islam...Nese zgjedhim opsionin postimet e reja,vec tema feje lexojme,shyqyr e keni mesuar fjalen ''magjike ''permendesh : Mos lexo kur ste intereson...Atehere duhet dhe te prisni pergjigje te tilla,meqe jeni kaq te etur per hapjen e fese,keni blog,keni fb keni vende te tjera per te shuar etjen...Se si une ka shume persona qe hyjne ne fv nga puna,nga shkolla e ndoshta skemi mundesi te hapim e shfletojme gazetat ne internet,skemi kohe te shohim TV,e futemi ne fv ku i gjejme te gjitha te permbledhura nga politika e deri tek kultura...Por jo ama mos te bejme gje tjeter por dite per dite te lexojme : Vuri shami,hoqi shami,perqafoi islamin,la shkollen karrieren per islamin,u ndertu xhamia,su ndertua xhamia etj etj...E di qe sdo ju pelqeje kjo qe po them por mos mendo se jam e vetmja qe mendon keshtu ka dhe shume te tjere,ndoshta jam e vetmja qe po e them kaq troc...Gjithsesi varja ketu secili ka mendjen e vet,ama po na vijne ne maje te hundes vec postime fetare...
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Te pengon ty dicka apo je kundera ketyre ligjeve ?

Je e pajtimit qe edhe ne vendet tona te lejohen vajzat me shami te punojne e te mesojne si cdo femer tjeter ne shoqeri ?!!!

Mua i nderuar Deuid sme ben as vap as ftohte kjo gje,per mua te rrine me batanije me carcaf ne koke sme intereson,ashtu sic te rrine dhe me rroba banjoje apo dhe gjethe fiku prap sme intereson...Mua me intereson qe kur te shkoj ne keta institucione te me kryhet puna per ca shkoj tjerat gjera sja ve shume veshin...Feja eshte gjeja me e fundit ne kete bote qe do paragjykoja nje njeri:)
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Vuri shami,hoqi shami,perqafoi islamin,la shkollen karrieren per islamin,u ndertu xhamia,su ndertua xhamia etj etj

=ISLAMOFOBIA :plazh:
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

=ISLAMOFOBIA :plazh:

Ke te drejte,sepse duhet te sjellim edhe ne lajme : Prostituta la profesionin u konvertua ne murgeshe...Apo sic eshte ne Itali qe po luftohet te hiqet kryqi ne institucione shteterore te dalim e te shkruajme lajmin cdo dite : Milanoja e pranoi,diten tjeter Roma e pranoi...Besoj kishterofobia sdo ishte ne keta raste...Aman kur i kaloni gjerat ne extrem vec mendja juaj e di,nuk ben tju kundershtohet pasi ju ecni me nje ide : O me ne o kunder nesh ;)
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Besoj kishterofobia sdo ishte ne keta raste.

Asesi, perkundrazi ato qe me kishin interesuar i kisha lexuar. Une jam musliman, mbusheni forumin po patet deshire me 100 tema ne dite per te krishteret, s'me pengon fare, thjeshte i respektoj dhe aty ku ma merr mendja futem te diskutoj duke respektuar te tjeret :plazh:
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Mua i nderuar Deuid sme ben as vap as ftohte kjo gje,per mua te rrine me batanije me carcaf ne koke sme intereson,ashtu sic te rrine dhe me rroba banjoje apo dhe gjethe fiku prap sme intereson...Mua me intereson qe kur te shkoj ne keta institucione te me kryhet puna per ca shkoj tjerat gjera sja ve shume veshin...Feja eshte gjeja me e fundit ne kete bote qe do paragjykoja nje njeri:)

nese nuk iu intereson fare fare pse atehere komentoni ne ato tema?

neve na intereson kjo gje.dhe meqe na intereson edhe postojme edhe komentojme ,per ndryshe po te mos na interesonte fare nuk i kishim lexu as koemtu ne keto tema.
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

nese nuk iu intereson fare fare pse atehere komentoni ne ato tema?

neve na intereson kjo gje.dhe meqe na intereson edhe postojme edhe komentojme ,per ndryshe po te mos na interesonte fare nuk i kishim lexu as koemtu ne keto tema.

Here te tjera para se te me citosh lexo me vemendje cfare kam shkruar,e nuk e kam fjalen per lexim vec me sy:)...Une u shpreha se si vishen ato femra ne institucione private mua sme intereson,si me gjethe fiku si me batanije mua sme ben asnje efekt,se kur shkoj ne institucion shkoj te kryej pune jo te shoh si vishen femrat aty ok??
Besoj se me kuptove:)
 
Titulli: Parlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike

Here te tjera para se te me citosh lexo me vemendje cfare kam shkruar,e nuk e kam fjalen per lexim vec me sy:)...Une u shpreha se si vishen ato femra ne institucione private mua sme intereson,si me gjethe fiku si me batanije mua sme ben asnje efekt,se kur shkoj ne institucion shkoj te kryej pune jo te shoh si vishen femrat aty ok??
Besoj se me kuptove:)

dhe ju e nderuar heren tjeter kur tiu drejtoheni dikujt ne koment drejtojuni ne nje menyre pak me te bute e jo ne menyre arrogante sepse ashtu po del ne kete rast dhe para se te postoni mendimin tuaj lexone mire qfar keni shkru. edhe ju besoj qe me kuptoni. mos keni dert se ne institucione turke nuk iu bjen me shku .
 
Back
Top