Parlamenti gjerman voton njëzëri kundër bllokadës së Gazës

Ado

FISEBILIL-LAH
Parlamenti gjerman voton njëzëri kundër bllokadës së Gazës
Parlamenti gjerman, me një votë unanime të të gjitha grupeve parlamentare, ka kërkuar heqjen e menjëhershme të bllokadës ndaj Rripit të Gazës.

E premte 2 Korrik 2010 8:39



Bllokada është kontraproduktive dhe nuk i shërben interesave izraelite të sigurisë, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Unionit Kristiandemokrat/Kristiansocial (CDU/CSU), socialdemokratëve (SPD), liberalëve dhe të gjelbërve. Edhe partia "E Majta" e mbështeti vendimin.

Shkas për iniciativën e Bundestagut ishtë sulmi i ushtrisë izraelite ndaj flotës ndërkombëtare të ndihmës për Gazën. Si pasojë e tij një muaj më parë u vranë 9 vetë. /dw/
 
Back
Top