Parisi në ‘black-out’. Mijëra protestues përleshen me xhandarmërinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Parisi në ‘black-out’. Mijëra protestues përleshen me xhandarmërinë

5bf93367dda4c8c1548b4629-900x570.jpg

Ditën e shtunë Parisi është përfshirë nga kaosi, pasi mijëra protestues me jelek të verdhë që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit dolën në bulevardin Champs-Elysée për t’i treguar Presidentit Emmanuel Macron se nuk do të ndalin ofensivën e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.

Ndërkohë disa mjete që hidhnin ujë dhe gaz lotsjellës u përdorën nga policia e xhandarmëria për të shpërndarë turmën e protestuesve që përmbyti rrugët e kryeqyteti francez.

E teksa bllokada masive kundër karburantit të shtrenjtë vazhdon, mes policisë dhe demonstruesve ka pasur dhunë. Në një moment qendra e Parisit i ngjante një fushë beteje, pasi u mbulua me tym dhe mbetje barrikadash, të cilat ishin ngritur nga gardhe dhe kazanë plehrash.

Video të mediave ndërkombëtare nga skena e përplasjes tregojnë rrugët e mbuluara me mbetjet e bllokadave të improvizuara. Flakadanë e koktej molotov u përdorën gjithashtu nga protestuesit kundër policisë. Pamjet tregojnë disa protestues që tërhiqen zvarrë nga policia në marshin e trazirave.

E shtuna shënon javën e dytë me radhë të protestave që janë mbajtur në kryeqytetin francez dhe në të gjithë vendin. Rreth 3,000 punonjës të policisë janë vendosur për të ruajtur rendin në tubimin madhështor që ka “paralizuar” Parisin.

Protestuesit, të cilët po protestojnë edhe në qytete të tjera të Francës, janë nxitur nga rritja e çmimeve të karburantit dhe nga një taksë e planifikuar e qeverisë Macron. Lëvizja ‘Yellow Vest’, siç quhet, po proteston ndaj masës që do të hyjë në fuqi që nga 1 janari 2019, ndërsa deri më tani një viktimë është shënuar në protesta.

Një grua vdiq tragjikisht gjatë një demonstrate në rajonin juglindor të Savoisë, pasi një shofer e goditi atë kur protestuesit e rrethuan automjetin ku ai kishte vajzën e vogël dhe filluan të gjuanin mbi të.
 
Protestat në Francë, 19 të plagosur dhe 40 të arrestuar

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka sulmuar ashpër demonstruesit që u përplasën me policinë në Paris, gjatë protestave më të fundit të nxitura prej rritjes së çmimit të naftës.


“Turpi bie mbi ata që sulmuan oficerët, – shkroi ai në Twitter. – Në Republikën franceze nuk ka vend për dhunë”.

Kaosi mbërtheu mbrëmjen e së shtunës “Champs-Elysees”, me policinë që u detyrua të përdorte gazin lotsjellës dhe hedhëset e ujit për të shpërndarë protestuesit.

Demonstratat janë konsideruar nga lëvizja e “jelekëve të verdhë” si “akti numër dy” në fushatën që ka nisur rreth një javë më parë. Protestat nisën fillimisht me në fokus rritjen e një takse të naftës. Por, më vonë ato u përshkallëzuan për të reflektuar irritimin me rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht në zonat rurale, si dhe ankesat për një sërë politikash të presidentit Macron.



Më shumë se 100 mijë njerëz morën pjesë në rreth 1.600 tubime anembanë Francës gjatë së shtunës, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme. Shumica e tyre kaluan paqësisht, me përjashtim të kryeqytetit, ku u mblodhën rreth 8.000 demonstrues.

Në Paris ishin dislokuar 5.000 policë, të cilët kishin ngritur barriera metalike përreth “Champs-Elysees”, për të penguar protestuesit të arrinin në ndërtesat kryesore si zyra e presidentit apo Asambleja Kombëtare.

Megjithatë, disa protestues u përpoqën të çanin kordonin e policisë, duke ndezur zjarre, shkatërruar sinjalistikën rrugore, duke shkulur barrikadat dhe gurët nga rrugët, për t’iua hedhur ato policëve, nën thirrjet e theksuara kundër Macronit.

Zyrtarët thonë se 19 persona mbetën të plagosur nga përplasjet deri pasdite vonë, përfshi këtu 4 oficerë, ndërkohë që 40 njerëz janë arrestuar.

Top Channel
 
Back
Top