Paris, arrestohen gratë me nikab

Love

βeℓℓe â๓e
Gratë e mbuluara me veshjen tradicionale islamike, të mbuluara me vellon nikab, nuk lejohen më të qarkullojnë në Paris të veshura në këtë mënyrë. Ato kanë dalë dje të protestojnë përpara katedrales së Notre Damit, të mbështetura nga militantë të shoqatave të ndryshme islamike.
Dje ishte dita e parë e hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon veshjen ekstreme islamike në territorin francez. Dy gra me këtë veshje janë arrestuar përpara katedrales, në qendër të Parisit.
Sipas mediave lokale, gratë me nikab janë ndaluar pasi merrnin pjesë në një manifestim të paautorizuar. Autoritetet franceze mohojnë komentet se arrestimi i tyre ka lidhje me hyrjen në fuqi të ligjit për veshjet./Panorama/
 
Back
Top