Parfumi i tepërt dërgon 34 persona në spital

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
f.0730101827867_m.jpg

Zjarrfikësit fillimisht kanë menduar se bëhej fjalë për helmim me monoksid karboni apo me ndonjë gaz helmues kur rreth 150 persona në qendrën kolektive të një banke teksasiane janë ankuar për mundime. Fajtori, megjithatë, ka qenë parfumi.

Përfaqësuesja e ndihmës së parë në Fort Worth ka deklaruar se 34 persona janë hospitalizuar pasi që janë ankuar për marramendje dhe pengesa në frymëmarrje. Në qendrën kolektive, ndihmën e parë e kanë pranuar edhe 110 persona tjerë.

Zjarrfikësit kanë theksuar se krejt ka filluar kur dy të punësuar kanë filluar të ankohen për dhimbje të kokës menjëherë pasi që një kolege e tyre ka parfumosur hapësirën. Menjëherë është dhënë vërejtje që të gjithë ata që kanë simptome të njëjta të lëshojnë ndërtesën. Hulumtuesit nuk kanë treguar se për çfarë lloj parfumi bëhet fjalë.

*telegrafi*
 
Back
Top