Paratë e të pasurve ua kalonte të varfërve, arrestohet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
GJERMANI- Vidhte të pasurit dhe ua jepte paratë të varfërve, si Robin Hood. Ngjarja ka ndodhur në një vend në afërsi të Bonnit në Gjermani dhe raportohet nga "Bild", ku e akuzuara një grua 62-vjeçare ishte drejtoreshë e një filiali të VR-Bank. Pasi u zbulua gruaja u dënua me 22 muaj me kusht për të kthyer paratë e transferuara nga llogaritë e të pasurve.
"Ishte një vendim i vështirë për ta dënuar. Nga një anë u është shkaktuar një dëm financiar disa personave, por nga ana tjetër ajo ka tentuar t'u vijë në ndihmë atyre që kanë qenë në vështirësi"- ka thënë gjykatësja Susann Ulbert.
Gruaja ka qenë drejtoreshë e këtij filiali që nga viti 1990 dhe ishte shumë e ndjeshme ndaj klientëve të varfër. Kështu që shfrytëzonte çdo mundësi për t'i ndihmuar. Në total ajo ka transferuar 7.6 milionë euro nga të pasurit tek të varfrit.


Shekulli
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Paratë e të pasurve ua kalonte të varfërve, arrestohet

hallall!!! une do e kisha bere shenjtore e jo me ta denoja....a thua se i iku ndonje gjerdan pa blere te pasurve!!
 
Titulli: Paratë e të pasurve ua kalonte të varfërve, arrestohet

prandaj i thone,bej mire se keq do gjesh.........jane nje specie ne zhdukje mjerzit me zemer floriri....si kjo zonja........
 
Back
Top