Kresha
A pretty face can never trick me
Nga David Barlow dhe V. Mark Durand
A ju është thënë ndonjëherë se ju ecni ne gjumë? Se flitni në gjumë? A keni patur ndonjëherë makthe te turbullta? A i shtrëngoni dhëmbët kur jeni në gjumë? Nëse përgjigjeni "po"në një apo më tepër nga këto pyetje (edhe kjo mund të ndodhë), ju keni përjetuar probleme të gjumit të njohura si Parasomnia. Parasomnias nuk janë probleme me vetë gjumin, por ngjarje jo normale që ndodhin për gjatë kohës së gjumit ose mes zonës së dyfishtë, ndërmjet zgjuarjes dhe gjumit.
Disa nga këto ndodhi, që shoqërojnë Parasomnian, nuk janë të pazakonshme nëse ndodhin gjatë kohës kur njeriu është zgjuar (si p.sh ecja ne kuzhin për te shikuar në frigorifer), por mund te jenë shumë shqetësuese nëse ndodh gjatë kohës kur juve jeni ne gjumë.
Parasomnitë jane dy llojesh: ato që ndodhin përgjate kohës së gjumit, në fazën e lëvizjes së shpejtë të syve, që njihet si (REM), dhe ato që ndodhin për gjate fazës jo REM (NREM). Siç edhe mund ta keni kuptuar, makthet ndodhin gjate fazës REM, ose gjumi i kohës së ëndrrave. Përafërsisht 20% e fëmijëve dhe 5% deri 10% e të rriturve i përjetojnë këto makthe.
Kualiteti i çrregullimeve të maktheve të natës, sipas kritereve diagnostikuese të DSM-IV-TR, duhet të jenë aq shqetësuese, sa të pengojnë aftësinë e të të përshtaturit në aktivitete të përditshme të personit. Disa autorë përpiqen të bëjnë dallimin ndërmjet makthit dhe ëndrrave të këqia, në bazë të asaj se zgjohet apo jo individi si rezultat i atij përjetimi.
Makthet përkufizohen si ëndrra shumë të dëmshme që e zgjojnë ëndërrparësin, ndryshe nga ëndrrat e keqia, të cilat nuk e zgjojnë ëndërrparësin nga gjumi. Duke përdorur këtë përkufizim, studentë të kolegjit raportojnë të kenë parë 30 ëndrra të këqia dhe 10 makthe gjatë një viti. Ngaqë mankthet e natës janë shumë të shpeshta, mund të mendoni se jane bërë shumë studime për të zbuluar shkakun e tyre dhe për të përcaktuar trajtimin. Fatkeqësisht, nuk është ashtu. Ne akoma dimë shumë pak se për ç'arsye përjeton makthe njeriu dhe si të bëhet trajtimi i tij. Fatmirësisht, theksohet se makthet, me rritjen e personit, pakësohen.
Kriteret diagnostifikuese për çrregullimet e makthit, sipas DSM-IV
A- Zgjimet e përsëritura nga faza të thella të gjumit apo dremitje me ri kthime të detajuara, të zgatura dhe ëndrra të frikshme ekstreme, zakonisht përfshijnë kërcenim të integritetit fizik, kërcënim të sigurisë, apo të vetëbesimit. Zgjimet zakonisht e pasojnë në gjysmën e dytë të fazës së gjumit.
B- Me zgjimin nga ëndrrat e frikshme, personi shpejt orientohet dhe është vigjilent (në kontrast me konfuzionin dhe dizorientimin që shihet tek tmerret e gjumit dhe disa forma të epilepsis).
C- Përjetimi i ëndrrës, ose ndërprerjet e gjumit që shkaktohen nga zgjimi, shkaktojnë shqetësim domethënës ose dobësim në situata sociale, profesionale apo edhe ne situata të tjera të funksionimit normal, në jetën e përditshme.
Tmerret e gjumit.
Tmerret e gjumit, të cilat më së shumti përfshijnë fëmijët, zakonisht fillojnë me një piskame tronditëse. Fëmija është në mënyrë eksreme i shqetesuar, shpesh i djerësitur, dhe rrahje të shpeshtuara të zemrës. Në pamje të parë, tmerret e gjumit duket se ngjasojnë me makthet -fëmija qanë dhe duket i frikësuar - mirëpo ato ndodhin për gjatë fazës jo REM të gjumit, që do të thotë se nuk shkaktohen nga ëndrrat e frikshme. Përgjatë tmerreve të gjumit, fëmijët nuk mund të zgjohen lehtë dhe të kthjellohen ashtu siç ndodh te ata që përjetojnë makthin e natës.
Fëmijëve nuk ju kujtohen tmerret e natës, mbetet vetëm efekti dramatik i vëzhguesit. Përafërsisht, 5% e fëmijëve (djemë dyfish më tepër se sa vajza) mund të përjetojnë tmerre të natës; për të rritur kjo mundësi është më e vogël se 1%. Ashtu sikurse te makthet e natës, ne dimë shumë pak edhe për tmerret e gjumit, edhe pse janë propozuar disa teori, përfshirë mundësinë e ndikimit të komponentëve gjenetike, sepse ky çrregullim ka tendencë të trashëgohet në familje .
Trajtimi për tmerret e gjumit zakonisht fillon me rekomandimet, që synojnë largimin e tyre me kalimin e kohës. Nëse problemi është i shpeshtë dhe vazhdon për një kohë te gjatë, nganjëherë rekomandohen antidepresantë (imipramine) ose benzodiazepina, edhe pse efekti trajtues i tyre ende nuk është sqaruar saktësisht
Nje mënyrë për të reduktuar tmerret kronike të gjumit është përdorimi i zgjuarjes së planifikuar. Në studimin e parë të kontrolluar të këtij lloji, Durand dhe Mindell (1999), i këshillaun prindërit e fëmijëve që ishin duke përjetuar tmerret e natës që ti zgjojnë fëmijet përafërsisht 30 minuta para nje epizodi tipik kronik të përjetimit të tmerrit. Kjo teknikë e thjeshtë, e cila ishte përdorur për disa javë, ka rezultuar e suksesshme në eliminimin e gati të gjitha këtyre ngjarjeve shqetësuese gjatë gjumit.
Kriteret e Diagnostikimit për اrregullime të Tmerreve të Gjumit sipas DSM-IV
A - Episode të shpeshta të zgjimeve të papritura, zakonisht ndodh gjatë një të tretës së parë të fazës madhore të gjumit dhe fillon me një atak paniku.
B - Frika intensive dhe shenja të zgjimit të pakontrollueshëm, frymëmarrje e shpeshtuar, djersitje gjate seciles periudhë.
C – Mungesë përgjegjshmërie për përpjekjet e të tjerëve për të ndihmuar personin gjate episodit së tmerreve të gjumit.
D - ثndrra jo të detajuara rikthehen apo përsëriten duke provokuar një episod.
E - Përjetimi i këtyre episodeve shkakton shqetësime domethënëse ose dobësime në aktivietet sociale, profesionale, dhe aktivitetet të tjera të rëndësishme, që duke penguar funksionimin normal në jetën e përditshme.
Te ecurit ne gjume.
Noshta do te befasoheni kur të mësoni se të ecurit në gjumë (po ashtu i njohur si Somnabulizëm) ndodh gjatë fazës jo REM të gjumit. Kjo do të thotë që nëse njerëzit ecin në gjumin e tyre ata nuk janë duke parë një ëndërr. Kjo parasomni ndodh zakonisht gjatë orëve të para të gjumit, kur personi është në fazat e thella të gjumit.
Kriteret e diagnostikimit sipas DSM-IV-TR, për të ecurit në gjumë, nënvizojnë që personi që ngrihet nga shtrati, kryen veprime të ndryshme motorike. Ngaqë të ecurit në gjumë ndodh në fazat më të thella të gjumit, të zgjosh somnambulin gjate kësaj faze është e vështire dhe paraqet rrezik.Kur personi zgjohet nuk kujton se çfarë ka ndodhur.
Të ecurit ne gjumë zakonisht zhvillohet gjatë fëmijerisë, por edhe nje numër i vogël i të rriturve vuan nga ky problem. Një numër relativishte i madh i fëmijëve prej 15% deri 30% raportohet te kenë patur së paku një episod të të ecurit ne gjumë. Për shumicën, koha e të ecurit në gjumë është e shkurtër dhe pak njerëz, , vazhdjonë të vuajn nga Parasomnia edhe pas moshës 15 vjeçare. Kur të ecurit në shtrat ndodh te të rriturit, shpesh shoqërohet me çrregullime te tjera psikologjike.
Akoma nuk është zbuluar pse disa njerëz ecin në gjumë, edhe pse faktorë të tillë si lodhje ekstreme, prishje e gjumit, përdorimi i hapave hipnotik dhe stresi janë të përfshire. Në disa raste, episodet e të ecurit në gjumë janë shoqëruar me sjellje të dhunshme duke përfshirë vrasje dhe vetëvrasje. Në një rast një njeri shkoi tek shtëpia e vjehrrit, vrau vjehrrën, dhe tentoi të vriste vjehrrin. Ai u justifikua se kishte ecur në gjumë. Poashtu, duket se kemi edhe komponentë gjenetikë të të ecurit në gjumë, me një bashkëndodhje shumë të shpeshtë tek binjakët dhe brenda familjes.
Kriteret e Diagnostifikimit për اrregullimet e të Ecurit në Gjumë sipas DSM-IV
1. Episode të përsëritura të ngritjes nga shtrati duke qenë në gjumë dhe të ecurit përreth, zakonisht ndodhë gjatë pjesës së tretë të fazës madhore të gjumit.
2. Gjatë të ecurit në gjumë personi ka një pamje të turbullt, të zbrazët, fytyrë kureshtare, dhe zgjohet me vëshirësi nga kjo gjëndje.
3. Pas zgjimit personi nuk kujtohet për atë episod.
4. Disa minuta pas zgjimit nga episodi i të ecurit në gjumë, nuk ka dobësime në aktivietete mendore apo të sjelljes.
5. Të ecurit në gjumë shkakton shqetësime domethënëse apo dobësime në aktivitetet sociale profesionale apo fusha të tjera të funksionimit në jeten e përditshme.