Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Paraqitja e Gjermanisë, e jashtëzakonshme

Gjermania mbështeti para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pavarësinë e Kosovës si zgjidhjen e vetme dhe më të mirë të mbetur pas dështimit të negociatave mes autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës.


Përfaqësuesja e ministrisë së Jashtme në Berlin, Susanne Wasum-Rainer, theksoi se pavarësia e Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Qeveria në Berlin është e bindur se pavarësia e Kosovës i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Ndërkohë që Deklarata e pavarësisë nuk paraqet vetëm akt juridik, por edhe vullnet politik të popullit kosovar.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, për DW e quajti si të jashtëzakonshme paraqitjen e Gjermanisë. "Ishte një qëndrim dhe prezantim absolutisht impresiv, plot argumente. Natyrisht paraqitja kishte dhe një dimension të fuqizimit politik të deklaratës së pavarësisë së Kosovës", deklaroi Hyseni duke shtuar se pala kosovare pret edhe mbështetje të tjera të fuqishme të shteteve më të zhvilluara perëndimore.

Në ditën e tretë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës do t'i prezantojnë Azerbajxhani, Bjellorusia, Bahrejni dhe Austria. Të dy të vendet e para janë kundër, ndërsa të dy të fundit pro pavarësisë.

Të mërkurën Shqipëria, Gjermania dhe Arabia Saudite kanë mbrojtur pavarësinë e Kosovës dhe vullnetin politik të popullit të saj, ndërsa Argjentina ka kundërshtuar atë, duke e cilësuar si shkelje të tërësisë territoriale të Serbisë. /DW/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back