Paraja ....pushteti i djallit!

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Paraja per disa eshte dicka e rendesishme

Per disa te tjere eshte gjithcka

Per disa te tjere .......

Por sigurisht qe per te gjithe eshte e domosdoshme:)

Cfare mardhenie keni ju me parane,si e konsumoni/perdorni ju ate???

Jeni nje shperdorues i saj???

Po kursimtare te mire a jeni???

Jepni mendimet tuaja...


Po shtoj dhe nje pyetje tjeter une sot .....
Sa paster i mbani ju parate dukeqene se leku shqipetar eshte kaq i papaster :S
 
Redaktimi i fundit:
Pak a shume si ajo fjala per shoqerine "e domosdoshme por e pamjaftueshme"
P.S.Me pelqen tema!
 
Paraja eshte e domosdoshme, pa te nuk do mund te mbijetonim sepse me ato plotesojme deshirat dhe te mirat materiale. Une kam mardhenie te veshtire me parane :p e shperdoroj shume ate, as nuk kam as me mbarojne. E di qe duhet te jem me teper e kursyer po kur vjen fjala per gjara qejfi, kafe veshje ajo nuk qendron ne portofolin tim.
 

Cfare mardhenie keni ju me parane,si e konsumoni/perdorni ju ate??? Jo aq te mire nuk e kam qef ta mbaj ne xhepa ;)

Jeni nje shperdorues i saj??? Po nuk do kisha prinderit e mij besoj se do isha nje shperdorues pa kufi

Po kursimtare te mire a jeni??? Jo nuk kam qene nuk jam dhe nuk besoj se do jem por shpresoj familja qe do krijoj do ti vere pak frene mos kursimit tim :D


Nuk i jap shume shume rrendesi parase te kisha mire do ishte dhe tani qe skam shume prap mire eshte....
 
Une ne fakt jam e crregullt ne perdorimin e parase,mund te kursej per nje jave mos te ble asgje dhe ne nje dite mund te harxhoj per aq dite sa ka java....hmm por jo gjithmone :)
Shperdoruese e saj,jo nuk jam blej vetem gjerat qe me duhen dhe jo ato qe vetem me pelqejne...
Mendoj qe jam nje kursimtare e mire ,por jo ketu ne Al ,ketu as qe behet fjale.
 
Une ne fakt jam e crregullt ne perdorimin e parase,mund te kursej per nje jave mos te ble asgje dhe ne nje dite mund te harxhoj per aq dite sa ka java....hmm por jo gjithmone :)
Shperdoruese e saj,jo nuk jam blej vetem gjerat qe me duhen dhe jo ato qe vetem me pelqejne...
Mendoj qe jam nje kursimtare e mire ,por jo ketu ne Al ,ketu as qe behet fjale.



Dhe une Zhgenjym pak a shume si ty mendoj dhe veproj
E crregull ndoshta nuk jam sepse nese me mbet dicka ne pertafol ehh nuk i shoh mo ahahaah Shperderuse per gjera te kot nuk jam fare vetem nese me pelqej dicka

Dhe pak a shume jam kursimtare e mir ndoshta vetem ne zezonin verore ndoshta jo dhe shume ahahaah
 
Redaktimi i fundit:
Une vazhdoj per ekonomik!
Me kete kam thene gjithcka:D
 
nuk shpenzoj shum, nuk e ni nevojen me harxhu amo edhe ku me dit qfar kursyse nuk jom..shpenzoj aty ku e shoh te arsyshme (gati kurr shifra shum t'mdhoja), zakonisht nuk ndodh shpesh se qysh kom thon ma heret un knoqem me gjona qe nuk kerkojn perdorimin e euros.
 



Jeni nje shperdorues i saj???

Po kursimtare te mire a jeni

Nje shok i merr 250 Euro rrog ne muaj shpenzon 350 Euro Ne muaj

ja qfar kursimtari qfar shperdoruesi
 
Paraja nuk mund ta sjelli lumturine por te favorizon.

Nga eksperjenca :)
 
Paraja eshte nje nga prostitutat me te medhaja qe bota ka njohur me sy.
Paraja gjendet e deshiruar si dicka platonike, shume e nevojshme per te jetuar me te, pervec nevojes edhe deshires.
Nuk do ta kuptoja dot boten ne mos ekzistencen e saj. I panjohur per mua ky fakt...!
 
Paraja eshte nje nga prostitutat me te medhaja qe bota ka njohur me sy.
Paraja gjendet e deshiruar si dicka platonike, shume e nevojshme per te jetuar me te, pervec nevojes edhe deshires.
Nuk do ta kuptoja dot boten ne mos ekzistencen e saj. I panjohur per mua ky fakt...!

Conne papapa ke shkrire gjithe talentin lali,me pelqeu postimi yt ,pa le krahasimi fiks fare :)
 
Paraja ... çfarë mendoni?

Mund të blejmë Shtrat por jo Gjum!!
Mund të blejmë Ilaçe por jo Shëndet!!
Mund të blejmë Pozicion por jo Respekt!!
Mund të blejmë Miqtë por jo Dashurinë!!



E çfarë mendoni Ju??
 
Funksioni i perdorimit te parase eshte shume i vjeter.Ajo u shpik si ekuivalente e shkembimeve tregtare qe benin dikur njerzit mall me mall.Sot krahas ketij funksioni, paraja ka bere qe nje pjese e moralit njerezor te poshterohet.Jane nje pjese njerzish qe per para jane gati te bejne krime nga me monstruozet ,por ka edhe disa te tjere qe per para jane te gatshem te shesin nderin dhe traditat e mira familjare shqiptare qe ne kemi trasheguar nga te paret tane.Nje gje nuk duhet harruar paraja shkon e vjen,i tille eshte funksioni saj,por nderi e morali po u shit nuk arrin te blihet me .Njeriu para se gjithash duhet te deshiroje pasurine shpirterore pastaj ate materiale.
 
Me duket se nje teme mbi parane egziston, gjithsesi, paraja te sjell kenaqesi materiale dhe te lejon te shijosh shume gjera qe t'i sheh syri. Po, sic e ke thene dhe vete, respektin, dashurine, e shendetin nuk t'i sjell paraja.
Paraja e tepert vec se te shkateron ne moral dhe te ben te tjeret te rine me ty vecse per interes.
 
Mund të blejmë Shtrat por jo Gjum!!
Mund të blejmë Ilaçe por jo Shëndet!!
Mund të blejmë Pozicion por jo Respekt!!
Mund të blejmë Miqtë por jo Dashurinë!!

i ke thene ti te gjitha..........shuem e vertet. gjithcka blihet pervec ndjenave.
 
Mund të blejmë Shtrat por jo Gjum!!
Mund të blejmë Ilaçe por jo Shëndet!!
Mund të blejmë Pozicion por jo Respekt!!
Mund të blejmë Miqtë por jo Dashurinë!!



E çfarë mendoni Ju??

keto me siper i themi, thone ato qe skane pare dhe nje fare menyre makes you feel better. Eshte si puna e rrushit, si kapin/m dot dhe themi bla bla bla.

Paret e hedhin ujin perpjete. Pike.
 
1 shprehje imja preferuar, sherbetor i mire por padron i keq
kam 1 gje qe si kursej dot
vertet nuk i rendis nder gjerat primare por i duhet dhene rendesia e duhur..as me shum e as me pak,na duhen dreqin!

Po kete shprehjen xhaxhi Naimi e ka thene, apo jo?Nejse gjithsesi jam shume dakord me mendimin tend,nuk eshte gjeja me kryesore, por eshte nder me kryesoret.
 
ca jan kto re parate sa i mor i boj rrush e kumlla qefi ka rendesi per mua parat skane vlere . jan letra po u semure ose shkove per lesh cte duhen parate duhet gzu jeta se sa me shume te kesh aq me kerrnac behesh dhe nuk gezon as jeten tende
 
Mendoj qe paraja eshte nje e keqe e domosdoshme

ps: TEMAT U BASHKUAN.FLM
 
Redaktimi i fundit:
Mendoj qe paraja eshte nje e keqe e domosdoshme

ps: TEMAT U BASHKUAN.FLM


Mu një e keqe e imponuar nga shoqëria njerëzore,
që nuk ka gjetur rrugë tjetër më të mirë të organizimit!


***

Sa për letër, unë nuk do të kisha thënë se është, sepse
ne tërë jetën po mundohemi për atë "thi" pare.
Shkojmë në terr e kthemi në terr, krejt të rraskapitur,
dikush në pluhur, dikush në zgafellë, e kur të vijmë
në shtëpi dikush nga ne as emrin e vet nuk e din!

Nuk dua të them se duhet të bëhemi cikërrimtarë,
mirëpo duhet paranë pak më me "rrespekt" ta shpenzojmë!
Ndoshta ajo nuk na sjell lumturinë, mirëpo s'ikur mos ta kesh
ta sjell fatkeqësi dhe shumë kokëçarje bile!

Jeta thjesht është krejt "matematikë", andaj besoj se
secili prej nesh duhet të dij ku dhe si ta harxhojë
e jo ta hudh nga dritarja! Kush e ka provuar mungesën
e parasë e kur në shtëpi nuk iu ka gjendur as për "ilaç"
besoj se më kupton çfarë dua të them.

Ajo është djersa jonë e konvertuar në "vlerë"!
 
Paraja eshte nje domosdoshmeri deri ne nivelin e mbulimin te gjerave baze te perditshmerise,nga aty e me tej,kalon komplet nje koncept filozofik.
Ka aq shume gjera e forme mendimesh qe jane me te rendesishme se sa leket,saqe vetem kur i analizon,e mes tyre kerkon se ku gjendesh ti me mire ,e kupton kete gje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top