Paradokset e udhëtimit ndër kohë

Lauri

Anunnak
Ta marrim sikur problemet inxhenierike mund të tejkalohen, prodhimi i një makine kohe do të hapte një kuti Pandore paradoksesh shkakësore. Merr për shembull udhëtuesin ndër kohë i cili shkon në të shkuarën dhe vret të ëmën e vet kur ajo ishte vajzë e re. Nëse vajza vdes, ajo nuk mund të bëhet e ëma e udhëtuesit. Por nëse udhëtuesi kohor nuk do të kishte lindur kurrë, ai nuk mund të shkonte në të shkuarën dhe të vriste të ëmën.
Paradokse të këtij lloji dalin kur udhëtuesi kohor përpiqet të ndryshojë të shkuarën, diçka që duket se është e pamundur. Por kjo nuk e ndalon dikë të jetë pjesë e së shkuarës. Ta zëmë sikur udhëtuesi kohor kthehet në të shkuarën dhe shpëton një vajzë që do të vritej, dhe kjo vajzë rritet dhe bëhet e ëma e tij. Qarku shkakësor është tashmë i pajtueshëm me vetveten dhe jo më paradoksal. Pajtueshmëria shkakësore mund të vëjë kufizime mbi çfarë është në gjendje të bëjë një udhëtues kohor, por nuk përjashton vetë udhëtimin në kohë.

Stephen W. Hawking
Edhe sikur udhëtimi në kohë të mos ishte paradoksal në parim, është pa dyshim diçka e llahtarshme. Ta zëmë se një udhëtues kohor kërcen një vit në të ardhmen dhe lexon mbi një teoremë të re matematikore në një botim të të ardhmes të një reviste shkencore. Ai merr shënim hollësirat, kthehet në kohën e vet dhe ia mëson teoremën një studenti i cili e shkruan tek revista shkencore në fjalë. Shkrimi është, natyrisht, pikërisht ai që lexoi udhëtuesi kohor. Lind pyetja; Nga erdhën të dhënat mbi teoremën ? Jo nga udhëtuesi kohor, sepse ai e lexoi atë, por as prej studentit, i cili e mësoi prej udhëtuesit kohor. Të dhënat duken të kenë lindur nga asgjëja, në mënyrë të paarsyetueshme.

Pasojat tuhafe të udhëtimit ndër kohë kanë bërë disa shkencëtarë të hedhin poshtë këtë nocion në mënyrë të prerë. Stephen W. Hawking i University of Cambridge (Universiteti i Kembrixhit) ka propozuar një "supozim të mbrojtjes së kronologjisë", i cili do të nxirrte jashtë ligjit qarqet shkakësore. Meqënëse Teoria e Relativitetit njihet të lejojë qarqet shkakësore, mbrojtja e kronologjisë do të kërkonte ndonjë faktor tjetër që të ndërhynte për të parandaluar udhëtimin për të shkuarën. Një faktor i tillë mund të ishin proceset kuantike. Prania e një makine kohe do të lejonte grimcat të qarkullonin në të shkuarën e vet. Llogaritjet të lënë të kuptosh se çrregullimi rrjedhonjës do të bëhet vetë-përforcues, duke krijuar një shkulm të arratisur energjie i cili do të prishte krimbvrimën.

Mbrojtja kronologjike është akoma një hamendje, kështu që udhëtimi ndër kohë mbetet një mundësi. Një zgjidhje përfundimtare të këtij problemi ndoshta do të merrnim vetëm kur të bashkoheshin me sukses teoritë e mekanikës kuantike dhe gravitacionit, ndoshta përmes një teorie si ajo e fillit apo shtesës së saj, të ashtuquajturës teori M. Ka mundësi që brezi tjetër i përshpejtuesve të grimcave do të jetë në gjendje të krijojë krimbvrima nënatomike të cilat mbijetojnë aq gjatë saqë t''''u mundësojë grimcave në afërsi të kryejnë qarkullime shkakësore ikanake. Kjo do të ndryshonte përgjithmonë kuadrin e realitetit fizik.

Udhëtimi prapa në kohë është më problematik sesa ai përpara në kohë. Në 1948 Kurt Gِdel i Institutit për Hetim të Thelluar në Princeton, N.J. (Institute for Advanced Study in Princeton, N.J.) prodhoi një zgjidhje nga ekuacionet e fushës gravitacionale të Einstein''''it (Ajnshtajnit) që përshkruante një gjithësi rrotulluese. Në këtë lloj gjithësie, një astronaut mund të udhëtonte përmes hapësirës në atë mënyrë që të mund të arrinte në të shkuarën e vet. Kjo ndodh për shkak të mënyrës se si gravitacioni ndikon mbi dritën.

Rrotullimi i gjithësisë do ta tërhiqte dritën (dhe me këtë edhe marrëdhëniet e rastësishme ndërmjet gjërave) përqark vetes, duke lejuar diçka lëndore të udhëtojë në një lak të mbyllur në hapësirë i cili gjithashtu është një lak i mbyllur në kohë, pa kaluar në asnjë periudhë shpejtësinë e dritës në zonën ngjitur. Ndaj zgjidhjes që ka dhënë Gِdel''''i janë mbledhur supet duke e lënë si një kureshtje matematikore--në fund të fundit, vëzhgimet nuk kanë dhënë ndonjë shenjë që tregon se Gjithësia si e tërë po rrotullohet. Megjithatë përfundimet e tij shërbyen për të treguar se udhëtimi mbrapsh në kohë nuk ndalohej në Teorinë e Relativitetit. Dhe vertetë, Einstein''''i pranoi se ishte i shqetësuar nga mendimi që teoria e tij mund të lejonte udhëtimin për në të shkuarën nën disa kushte të caktuara.
Janë gjetur edhe modele të tjerë veprimi që lejojnë udhëtimin për në të shkuarën. Për shembull, në 1974 Frank J. Tipler i Tulane University llogariti se një cilindër masiv pafundësisht i gjatë që rrotullohet rreth boshtit të tij me një shpejtësi pranë asaj të dritës mund t''''i lejojë astronautët të vizitojnë të shkuarën e tyre, përsëri duke tërhequr dritën përqark cilindrit në një lak. Në 1991 Richard Gott i Princeton University parashikoi se fillet kozmike-- struktura që kozmologët mendojnë se janë krijuar në fazat e para të Bumit të Madh--mund të prodhonin rezultate të ngjashme. Por nga mesi i 1980-tave u shfaq skenari më realist për një makinë kohe, mbështetur në parimin e një krimbvrime
Udhëtimi për në kohë të ndryshme është bërë një ndër temat më të përhapura të trillimeve shkencore që nga koha kur H. G. Wells (Uells) shkroi novelën e tij me famë The Time Machine (Makina e Kohës) në vitin 1895. Por a mund të ndërtohet me të vërtetë një makinë që do të tejmbartëte një njeri për në të shkuarën apo të ardhmen ? S´do të ishte e lehtë por do të ishte e mundur.
Ajo që e shpjegon kohën më së miri është teoria e relativitetit e Einstein''''it (Ajnshtajnit). Përpara daljes së saj, koha konsiderohej si diçka absolute dhe e përgjithëvlefshme, e njëjtë për këdo pa përfillur rrethanat e tij fizike.

Në teorinë e tij Einstein''''i hodhi mendimin se ndërkoha e matur midis dy ngjarjeve varet nga se si po lëviz ai që i vëzhgon ato. Kështu, dy vëzhgues që nuk lëvizin njësoj do të përjetojnë zgjatje të ndryshme kohe midis dy ngjarjeve të njëjta.
Ky efekt shpjegohet shpesh duke marrë për shembull "paradoksin e binjakëve". Ta zëmë sikur kemi dy binjakë Zanën dhe Sajmirin. Sajmiri hypën në një anije kozmike dhe udhëton me shpejtësinë e dritës për tek një yll i afërt, pastaj kthehet përsëri në Tokë, ndërkohë që Zana qëndron në shtëpi. Për Sajmirin udhëtimi ka marrë, le të themi, një vit, por kur ai ka zbritur në Tokë vën re se këtu kanë kaluar 10 vjet. Motra e tij është tashmë 9 vjet më e madhe në moshë se ai. Sajmiri me Zanën nuk janë më moshatarë, megjithëse kanë lindur në të njëjtën ditë. Ky shembull shpjegon një lloj të caktuar udhëtimi kohor. Në të vërtetë, Sajmiri ka kërcyer nëntë vjet në të ardhmen e Tokës.

Shtrembërimet e çuditshme të kohës neve nuk na bien në sy në jetën e përditshme, kjo sepse efektet bëhen dramatike vetëm kur lëvizja ndodh me një shpejtësi pranë asaj të dritës. Edhe kur je duke udhëtuar me aeroplan, që është një nga mjetet më të shpejta, shtrembërimi i kohës është vetëm prej disa nanosekondash. Por ama, përmes matjes me orëra atomike është provuar se koha me të vërtetë shtrembërohet përmes lëvizjes. Kështu që udhëtimi kohor për në të ardhmen është fakt i provuar, ndonëse deri tani ka ndodhur me sasi jopërshtypjelënëse.

Ato që me të vërtetë u nënshtrohen shtrembërimesh të mahnitshme kohe janë disa rreze kozmike që lëvizin me një shpejtësi afër asaj të dritës dhe të cilat, parë nga këndvështrimi i tyre, e përshkojnë galaksinë brenda disa minutave, ndonëse në kornizën referuese të Tokës duket sikur rruga e tyre merr mijëra vjet. Nëse nuk do të kishte shtrembërim kohe, këto grimca nuk do të arrinin kurrë deri këtu.
Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: How to Build a Time Machine, Paul Davies, Scientific American, numri i shtatorit 2002
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top