Para se të shkojë RAMAZANI..

Quku

Marakli Krapit
Lamtumirë, muaj i bekuar i Ramazanit! Lamtumirë, muaj i agjërimit dhe i Kur’anit! Lamtumirë, muaj i begative dhe i shpërblimeve të shumta! Lamtumirë!

Ti po shkon, mysafiri ynë i nderuar. E dimë që nuk të kemi pritur ashtu si duhet!
...
Ti ishe mundësia më e mirë që ne t’i përmirësojmë lidhjet tona me Krijuesin tonë Madhështor.

Ti, pa dyshim, je rasti më i volitshëm që neve të na falen gjynahet.
Po pra, i larguar nga mëshira e Allahut qoftë ai njeri, të cilin e zuri Ramazani dhe nuk arriti që në këtë muaj të mëshirës ta fitojë mëshirën e të Gjithëmëshirshmit!

Kur dëshiron, pra, të të falen mëkatet, nëse jo në Ramazan, kur?!

Shpresat ende nuk janë shuar, na kanë mbetur edhe pak ditë të Ramazanit. Portat e xhenetit ende janë të hapura, shejtanët ende janë të prangosur.

Nëse dëshiron të jesh i lumtur në këtë dhe botën tjetër, atëherë kthehu Krijuesit tënd! Dyert e pendimit janë të hapura, derisa të lindë dielli nga perëndimi.

Pendohu menjëherë, vëlla i dashur dhe ti oj motër e nderuar, dhe adhuroje vetëm Allahun! Fundja, për këtë gjë jemi krijuar; ta adhurojmë vetëm Allahun e Lartësuar. I Lartmadhërishmi thotë në Kur’an: “Xhinët dhe njerëzit nuk i krijova për tjetër, veçse të Më adhurojnë.”[2]

Allahu thirri mbarë njerëzimin që të pendohen dhe të kërkojnë falje prej Tij, madje edhe ata që e bënë gjynahun më të madh, ata që thanë se Zoti ka djalë. I Lartësuari thotë në Kur’an: “Përse ata nuk kthehen me pendesë tek Allahu e t’i kërkojnë falje Atij?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë!”[4]

Sikurse jobesimtarët, gjithashtu edhe besimtarët duhet të pendohen. Përkitazi me këtë, Allahu në Kur’anin Famëlartë thotë: “O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.“[5]

اfarëdo mëkati të kesh bërë, sërish pendohu, sepse Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai thotë në Kur’an: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.“[6]

Ndërsa, për fund, këshilloj veten dhe ju me Fjalët e Allahut: “Dhe ruajuni asaj Dite, që do të ktheheni tek Allahu, në të cilën, çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar, pa pësuar as më të voglën padrejtësi!”[7]Visualizza altro
 
Titulli: Para se të shkojë RAMAZANI..

Elhamdulilah qe e arritem edhe kete vit dhe lum ato qe e agjeruan dhe Allahu na e pranoft dhe na shperbleft. amin amin...

---------- Post added at 19:03 ---------- Previous post was at 19:01 ----------

Adem Ramadani - Mir se erdhe Ramazan **HD** - YouTube eshte nje ilahije nga Adem Ramadani......shuuuuum e mire
 
Back
Top