Para Perandorisë Osmane u prek edhe Serbia

Kresha

A pretty face can never trick me
Derisa komisioni për rishikimin e teksteve të historisë në raport me Perandorinë e dikurshme Osmane thotë se i ka dorëzuar rekomandimet në Ministrinë e Arsimit, del se librat e historisë ishin rishikuar edhe në vitin 2003. .

Me kërkesë të Këshillit të Evropës, atëherë ishin fshirë fjalë e fjali në raport me serbët dhe Serbinë, nga një komision i ngjashëm me të tashmin që ka rishikuar fjalë e paragrafë në raport me Perandorinë Osmane. Për ta kundërshtuar këtë proces, disa intelektualë po mbledhin firma kundër këtij rishikimi. Akademia e Shkencave dhe institucionet heshtin, kurse intelektualët janë të ndarë në opinione.

Turqia nuk është e vetmja që nën parullën e vëllazërisë turko-kosovare i sugjeron Kosovës ndryshimin e paragrafëve dhe shprehjeve në librat e historisë në raport me Perandorinë Osmane.

Para saj ishte Këshilli i Europës që nën sloganin e integrimit e kishte udhëzuar Ministrinë Arsimit të ndryshonte fjalë e shprehje në raport me Serbinë dhe serbët.

Dhjetë vjet më parë, në vitin 2003, një komision tjetër i MASHT-it kishte rishikuar shprehje e paragrafë të këtyre librave.

Atëherë vendi kishte katër vjet nga lufta me Serbinë. Nga rishikimet e bëra në atë kohë del se “Serbia nuk pushtoi Kosovën”, por këtë e bëri pushteti i saj. Ky pushtet nuk erdhi me “ushtri”.

Nga rishikimet del se nuk ka pasur “rritje të represionit serb ndaj shqiptarëve”. اfarë ka pasur ishte “rritja e represionit shtetëror ndaj shqiptarëve”.

Këto janë disa nga ndryshimet në librat e historisë më të cilat për dhjet vjet, nga viti 2003, kanë mësuar nxënësit shqiptarë të Kosovës.

Edhe atëherë rishikimet ishin bërë nga një komision profesional, i ngjashëm me këtë të fundit të krijuar për periudhën e Perandorisë Osmane. (GJNK) //orainfo
 
Back
Top