Paqja, bashkimi kombëtar dhe Islami

Paqja, bashkimi kombëtar dhe Islami
Vetë mësimet e Islamit, literalisht, duan të thonë me hy në një vend-paqe, të cilat vijnë nga dy principet themelore të tij, njësimi i Zotit dhe njësimi i racës njerëzore. Këto dy principe janë të njohur sheshit në Kuranin e Shenjtë dhe të dyja këto ide janë të zhvilluara me kuptimin më të gjatë. S’ka harmoni më efektive se ajo që ekziston te anëtarët e një familjeje të vetme, e cila na pikturon themelet e Islamit në dy idera të mëdha – të një Zoti dhe të një njerëzie – me të cilat Kurani i Shenjtë shtron bazën e paqes ndërkombëtare – të përgjithshme – më të fuqishme. Sikur të pranohet një herë që ideja e njësimit të racës njerëzore është bazë e vërtetë për paqen internacionale, mund të krijohen dyshime se ideja e njësimit të Zotit a ka ndonjë lidhje me subjektin e paqes internacionale. Fakt është se Islami shtron themelin e njësimit të racës njerëzore nën njësimin e Zotit, dhe një Zot qëndron përmbi të gjithë. Një Zot, me një dashuri dhe mëshirë më të madhe, të cilat mund të kuptohen në marrëdhëniet njerëzore, e sjell të gjithë njerëzinë në qëllimin e plotësimit. Në Islam, në të vërtetë, ideja e njësimit njerëzor është e puqur as ngushtë me idenë e njësimit të Zotit, saqë njëra pa tjetrën është e pakompletuar.

Doktrina e njësimit të Zotit është e shtruar qartazi dhe definitivisht në Kuranin e Shenjtë. Ndoshta shumica e studentëve të Islamit e dinë, por më e shumta e popullit nuk e dinë se doktrina e njësimit të racës njerëzore është e shtruar në të njëjtën qartësi dhe definitivisht si edhe ajo e njësimit të Zotit, për të cilat Kurani i Shenjtë bën fjalë kështu: “Gjithë lavdërimet janë të duhura për Zotin.” “Rab (Zot) i gjthë kombeve të botës” janë të vetmet fjalët fjalë me të cilat Kurani i Shenjtë fillon. Le të shohim çfarë na tregojnë këto fjalë? Fjala arabisht “Rabb”, të cilën, mbasi nuk ka fjalë tjetër, po e përkthejmë “Zot” që letërsisht domethënë: Ushqyesi i një gjëje në një mënyrë që ta bëjë atë për të arritur një pozitë pas një tjetre derisa ajo të arrijë qëllimin e vet të plotë. Fjalët “Rabb i gjithë kombeve” tregojnë qartazi që gjithë kombet i përkasin vetëm një individualiteti, i cili ka kujdes të njëjtë për të gjithë, duke i sjellë të gjitha në qëllimin e tyre të plotësimit gradualisht. Për më tepër le të flasë vetë verseti i Kuranit: “Të gjithë popujt janë një komb i vetëm” (2:213) dhe përsëri “popujt nuk janë tjetër veç një komb i vetëm”. (10:19); dhe “O njerëz! Ne ju kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju kemi bërë fise dhe popuj që të mund të njihni njëri-tjetrin. Sigurisht më i ndershmi i juaj tek Zoti në mesin tuaj, është ai më i kujdesshmi i detyrës së tij.” (49:13) Edhe fjalët, me të cilat Libri i Shenjtë mbaron, janë shesh për të gjithë njerëzinë, ku, raca njerëzore është e përmendur si një familje. “Thuaj, unë kërkoj mbrojtje dhe strehë në Zotin e Njerëzisë, Mbretin e njerëzisë, Perëndinë e njerëzisë” (114: 1-3)

Siç u tha më sipër, ideja e njësimit të racës njerëzore që është e shtruar qartazi në Kuranin e shenjtë, është e zhvilluar me një zhvillim mjaft të gjerë e të plotë. Ajo që Zoti e zgjatoi ndihmën e tij fizike (më mirë të themi materiale) tek të gjithë kombet e botës është një fakt aq potent (i dukshëm) saqë asnjë s’i kundërshton kësaj; gjithashtu dihet se vetëm në Islam është e shtruar ajo forcë mbi idenë paralele se ndihma shpirtërore e Zotit është e zgjatur tek të gjithë kombet e botës. Në Kuranin e Shenjtë nuk është shtruar vetëm ideja që “Zoti është Rabb i gjithë kombeve”, d.m.th. “që ka zgjatur ndihmën e tij materiale ndër të gjithë kombet” por gjithashtu, në Kuran është stabilizuar qartazi dhe definivisht se, “çdo kombi i qe dhuruar Revelata Hyjnore që përgatit ushqimin shpirtëror të njeriut, i cili pa këtë ushqim nuk mundet të mbërrijë në shkallën e përsosmërisë. Ja pra ç’urdhëron Kurani: “Nuk ka një popull” thotë Libri i Shenjtë “por një lajmbëtar ka pas shkuar ndër ta” (35: 24). Po ashtu “Edhe çdo komb e kishte një apostull” (10:47). Për këtë arsye Kurani i Shenjtë flet gjatë mbi Profetët e Izraelit e të shumë profetëve pa bibla, p.sh. flet për Hudin dhe Salihun, dy Profetët e dërguar në qarqet e Arabisë; flet gjithashtu për Profetin etiopian me emrin Lukman (31: 13), për një profet të dërguar në Sudan (18:60), i cili ishte i njëkohshëm me Musain; dhe për një profetmbret të Persisë, Dhul Karnejn, ose i zoti i dy mbretërive (18:83). Edhe për të bërë më të shquar natyrën e përgjithshme të deklaratës së bërë, Kurani i Shenjtë e ka sqaruar atë që kishte edhe të tjerë Profetë përveç atyre, emrat e të cilëve janë të përmendur në Librin e Shenjtë. “Ne kemi dërguar apostuj që t’i kemi përmendur përpara, dhe apostuj që nuk t’i kemi përmendur.” (4:164). Kështu që teoria që ndonjë komb ishte zgjedhur nga ana e Zotit veçanërisht të dhënit e të mirës – Revelatës- së Tij shpirtërore është plotësisht e refuzuar në Islam, dhe në vend të asaj, një bazë vëllazërimi për gjithë kombet është e shtruar për bukuri. Kështu që gjithë kombet janë të konsideruar si anëtarë të një familjeje njerëzore me një Zot si Zot dhe Zotëri të tyre, i cili i përdor ata njëlloj të gjithë, fizikisht aq më mirë dhe shpirtërisht.

Islami hedh poshtë teorinë – që favorizimi – Revelata ishte për një komb të vetëm, gjithashtu edhe teorinë se ndonjë komb ishte i ndëshkuar nga Zoti. Zoti dëgjon lutjet e të gjithë popujve, çfarëdo feje ose shtetësie që të jenë. Ai është falës dhe mëshirues për të gjithë dhe Ai i dhuron vepra të mira të gjithëve. Ai nuk bën dallim në mes të popujve të krahinave të ndryshme, duke filluar nga racat, opinionet, ngjyrat ose gjuhët e ndryshme. Ai krijoi të gjithë njëlloj dhe me një natyrë Hyjnore “Natyra e bërë prej Zotit në të cilën ai i bën të gjithë njerëzit”, “nuk ka ndryshim në krijesën e Zotit, ajo është feja e drejtë, por shumica e popullit nuk e dinë!” (30:30). Nuk ka pengesë ngjyre në Islam, as nuk rrjedh ndonjë pengesë për shkak të gjuhës, as edhe fisi, as nuk ndodhet në Islam superioritet i njërit mbi tjetrin tek Zoti. Ndryshimet e ngjyrës dhe të gjuhës, të cilat i kanë sjellë kombet kundër njëri-tjetrit janë, sipas Kuranit të Shenjtë, vetëm shenja të Zotit. “Dhe një nga shenjat e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe ndryshimi i gjuhëve dhe ngjyrave tuaja; sigurisht ka shenja në këto për të diturit.” (30:22). Kjo duhet të na tërheqë vërejtjen që me të gjithë ndryshimet e ngjyrës dhe të gjuhës e njëjta natyrë njerëzore është e krijuar kudo. Këtu poshtë po riprodhojmë disa versete të Kuranit të Shenjtë që tregojnë se:

1-Lutjet e të gjithë popujve janë të vështruara nga Zoti – “Dhe Zoti i juaj thotë: “Më thirrni Mua dhe unë do t’ju përgjigjem.”( 40:60). “Ose kush i përgjigjet atij që është në rrezik kur thërret Atë dhe shkul të keqen dhe ju bën juve sundues në Tokë? A një zot me Zotin?” (27:62).

2-Falja dhe mëshira e Zotit janë të shpërndara tek të gjithë. “Edhe mëshira Ime rrethon gjithë sendet” (7:156) “Zoti ynë! Ti i përmbledh të gjitha sendet me mëshirën dhe dijen” (10:7) “O shërbëtorët e Mi, që keni punuar tepër kundër shpirtrave tuaj, mos u dëshpëroni prej mëshirës së Zotit, pse Zoti i fal gabimet të gjitha” (39:53) “Zoti yt është falës i njerëzve me gjithë gabimet e tyre” (15:6)

3-Të gjithë popujt do të jenë të llogaritur simbas asaj që ata kanë punuar: “Ai, i cili bën mirë sa pesha e një atomi do ta shohë atë, dhe kushdo që bën një të keqe sa pesha e një atomi do ta shohi atë” (99:8) “Kushdo që bën mirë, ai do të ketë dhjetëfishin e asaj, dhe kushdo që bën një të keqe, ai do të shohë dënimin me shembullin e asaj” (6:160) “Edhe ne do të vendosim një balancë ditën e ngjalljes, kështu që asnjë shpirt nuk do të jetë i llogaritur me padrejtësi në ndonjë gjë” (21:47).

Kështu pra, është e qartë se ideja e njësimit të Zotit në Islam jo vetëm paraqet atë që Zoti është Kujdestar i përgjithshëm i gjithë kombeve të botës, por gjithashtu dhe marrëdhëniet e Tij me njerëz të ndryshëm e me kombe të ndryshme janë të njëjta. Prandaj një Humanity –njerëzim – është rezultati i natyrshëm i doktrinës së një Zoti. Siç u tha edhe më sipër, të gjithë popujt janë të përmendur shpeshherë si një komb i vetëm. Gjithashtu janë të përshkruar edhe si anëtarët e një familjeje të vetme. “O njerëz Ne ju kemi bërë juve fise dhe familje që të mundeni me njoft njëri-tjetrin” (49:13). Në këtë familje njerëzore nuk ka nderim pse të jetë prej një krahine, as edhe çnderim mbi një tjetër krahinë, as nuk është ngjyra e një populli as gjuha e tij një provë e madhërisë së tij, siç e zbukuron edhe vetë verseti: “Sigurisht më i ndershëm në mesin tuaj në sy të Zotit është ai i cili është më i kujdeshshmi ndaj detyrës së tij” (49:13). Profeti Muhamed, për t’i forcuar këto principe të shenjta e të bazuara të Islamit deklarojë me zë të naltë në peligrinazhin e fundit –Haxhetul vedan – që kombi i tij “Arabët nuk kishin superioritet mbi jo arabët”. Edhe Buhariu na përcjell një thënie të tij. “Në qoftë se një i zi skllav është i emëruar për sundimin tuaj, dëgjojeni dhe binduni atij”.

Një mysliman është i cilësuar e i përcaktuar nga Profeti “një njeri, prej gjuhës dhe duarve të të cilit gjithë njerëzia janë të shpëtuar”. Edhe Kurani i Shenjtë predikon mbi sjelljen e bukur të njeriut me këto fjalë: “O ju që besoni! Të jeni të patundur për Zotin, dëshmitarë të drejtë dhe të mos urrehet një popull që ju shtyn të mos veproni me të drejtë; veproni me drejtësi, kjo është më afër devotshmërisë dhe të jeni të kujdesshëm për detyrën tuaj tek Zoti” (5:8). Po në Kuran thuhet: “O ju që besoni! Të jeni mbrojtësit e drejtësisë, dëshmues për hirin e Zotit, megjithëse mund të jetë kundër vetes suaj, prindërve ose të afërmve tuaj” (4:125). “Edhe një popull, që ju pengon juve prej Tempullit të Zotit, mos të urrehet sa t’ju shtyjë për të kapërcyer kufijtë, dhe ndihmoni njëri-tjetrin në të mirë dhe në devotshmëri, dhe mos ndihmoni njëri-tjetrin në mëkat dhe në grindje” (5:2). Këtu myslimani këshillohet për të qenë i patundur në marrëdhëniet e tij me të gjithë popujt e kombet, bile dhe me ata prej të cilëve kanë qenë të përndjekur dhe mizorët e tyre. Myslimani jo vetëm që këshillohet për drejtësi, por kërkohet t’i bëjë mirë atij populli, me të cilët është në marrëdhënie me përjashtim të atyre që gjenden vërtet në luftë me një tjetër. “Zoti nuk ju ndalon juve për të respektuar ata të cilët s’kanë bërë luftë kundër jush – për shkak të fesë tuaj, dhe nuk ju kanë nxjerrë juve prej shtëpive të Atdheut tuaj, që ju t’u tregoni atyre zemërbardhësi dhe të bëni marrëdhënie drejtësisht me ta” pse Zoti e dashuron vepruesin me drejtësi” (60:8)

Mësimi kuranor mbi luftën, në qoftë se studiohet me vëmendje, do të tregojë që lufta është me të vërtetë faktori më me rëndësi që mund të sjellë paqen e përbotshme. Kurani e mallkon luftën sulmuese me fjalët që vijojnë: “Edhe luftoni në udhën e Zotit me ata, të cilët ju luftojnë juve dhe të mos bëni sulmim pse Zoti nuk i do ata që sulmojnë” (2:190). Përsëri, Revelata, më e parë mbi këtë çështje, është fare e njëllojtë dhe e qartë: “Leja për të luftuar u është dhënë atyre që janë sulmuar për shkak se janë dëmtuar dhe Zoti është i aftë për t’u ndihmuar atyre… dhe sikur Perëndia mos t’ju hiqte qafe njerëzisë një popull me një tjetër do të kishin qenë rrënuar manastiret, kishat, sinagogat, xhamitë ku emri i Zotit pareshtur përmendet” (22:30, 40). Merret vesh fare lehtë se këto dy versete, që janë Revelata më e parë, i premtojnë myslimanin që të luftojë në atë kohë kur është për mbrojtje të vetes – të Atdheut – për të shpëtuar nderin e ca popujve të dhunuar të cilët janë mbrojtësit e manastireve, të kishave kristiane, të sinagogave, të xhamive; pse këto janë shtëpitë prej të cilave merret e fitohet ushqim shpirtëror dhe se përmendet emri i Perëndisë. Të gjithë versetetet e fundit në lidhje me lëvizjen ushtarake janë subjekte e baza, të cilat mbesin principet e Profetit (a.s.) dhe të shokëve të tij të hershëm.

Ky ndalim e kjo përbuzje kundër luftës sulmuese tregon fare qartë pjesëmarrjen e Islamit me më të madhen fuqi në paqen e përgjithshme.

_____________________
Zani i Naltë, viti 1936
Marrë nga Drita Islame
 
Titulli: Paqja, bashkimi kombëtar dhe Islami

Bashkimi kombetar nuk ka kuptim nese nuk bashkohet ne nje shpirt te vetem,,ne jemi ne fazat fillestare akoma,,,por deri at´her do behemi te denj per te mar nje pasaport ne shtetin global.
 
Titulli: Paqja, bashkimi kombëtar dhe Islami

E gjithë ideja përmblidhet me një të thjeshtë,bëhuni të gjithë muslimanë në mënyrë që të gjithë të jemi një komb.Në fund thuhet që të luftojmë për të mbrojtur ''shtëpitë'' të cilat janë ushqim shpirtëror, kisha kristiane,sinagoga etj.Atëherë kundër kujt luftojmë që të njëhësojmë racën tek një e vetme?Dihet që ç'do popullsi në mënyra të ndryshme beson në një qënie të mbinatyrshme,edhe atje ku ka besime politeiste mbi të gjithë është një krijues,zotat e tjerë kanë rolin e profetëve si në fetë monoteiste.Nuk do të ishte më e thjeshtë që raca njerëzore të ishte një, duke besuar vetëm tek një i mbinatyrshëm,pa qënë nevoja të jetë musliman,krishter,apo dreq me brirë? Atëherë për ç'farë shërben islami që dëshiron të bëhen të gjithë muslimanë,kur kështu dëshirojnë edhe të krishterët,etj etj?Feja dhe interpretimi i zotit sipas shëmbëlltyrës të ç'do kombi jo vetëm që nuk ndihmon në bashkimin e kombeve në një por është faktori kryesor pse kemi këto diferenca,racash,ngjyrash dhe idesh.
 
Back
Top